-
Një skaner për shkeljet e Bashës me lobimin 1.125.000 dollarësh në SHBA dhe pikëpyetjet që kanë aktivizuar vorbullën politike në PD
Partia Demokratike ka deklaruar vetëm dy kontrata lobimi me firmën “Barnes and Thornburg LLP” me motiv “Sensibilizimin e çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. E para është nënshkruar më 10 prill 2017 dhe është paguar tre ditë më vonë dhe tjetra më 10 maj 2017 dhe është likujduar më 5 dhjetor 2017. Sipas deklarimeve të bëra nga kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC” dhe “Biniatt Trade LP” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, rezulton se totali i kontraktuar, kalkulohet në shumën e 1.125.000 dollarëve.
26 Mars 2019, 18:38 -
Sulmet nga opozita/ Ambasadori i OSBE-së: Puna e policisë në zgjedhjet e 2017, e lavdërueshme
Gjatë aktivitetit 'Roli i Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor' ai theksoi se puna e efektivëve gjatë procesit zgjedhor të 2017 ishte e kënaqshme, ndërkohë që opozita e ka sulmuar.
26 Mars 2019, 09:10 -
Prokuroria zbardh dy letër-porositë nga SHBA dhe Skocia: Ka prova, PD fshehu 650 mijë $ lobim
Prokuroria e Tiranës zbulon dy letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin në këtë vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh.
25 Mars 2019, 12:56 -
'S'ka asgjë për të shtuar nga ç'tha Basha'/ Bardhi del nga prokuroria
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ashtu si Basha ka qëndruar një orë në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me lobimin në SHBA. Në përfundim ai nuk pranoi që të komentonte duke u shprehur se "Nuk kam asgjë për të shtuar nga çka thën&a
25 Mars 2019, 10:55 -
Basha surprizon: Ia kërkuam vetë prokurorisë hetimin e PD-së (VIDEO)
Lulzim Basha dëshmoi në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë, ndërsa në dalje deklaroi për mediat se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj. Basha surprizoi me deklaratën e tij, kur u shpreh se hetimi i nisur prej një viti e gjysëm bëhet me kërkesë të PD-së nëse janë plot&a
25 Mars 2019, 10:31 -
Lobimi në SHBA/ Pas Bashës shkon në prokurori edhe Gazmend Bardhi (VIDEO)
Pas Lulzim Bashës në prokurorinë e Tiranës është paraqitur edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ndërsa pritet për t'u parë nëse do të shkojnë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
25 Mars 2019, 10:08 -
Basha shkoi në prokurori pas fletë thirrjes së dytë/ PD-ja sqaron arsyet
Partia Demokratike sqaron se pas letrës që i dërgoi prokurorisë ditën e enjten, nga organi i akuzës erdhi një tjetër fletë-thirrje që kërkonte dëshminë e Lulzim Bashës në cilesinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. "Basha shkoi sot ne prokurori, pasi prokuroria hoqi dore nga kerkesa e paligjshme per thirrj
25 Mars 2019, 10:06 -
Një orë dëshmi për lobimin në SHBA/ Basha surprizon: Ia kërkuam vetë prokurorisë hetimin e PD-së
Lulzim Basha dëshmoi sot në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA. Në përfundim të dëshmisë, Basha deklaroi para gazetarëve se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i PD-së nuk kanë shkelur asnjë ligj. Pas Bashës, në prokurori kanë shkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi dhe financieri Ilir Dervishi, ndërsa pritet për t'u parë nëse do të shkojnë Arben Ristani.
25 Mars 2019, 09:11 -
Kryemadhi zbulon lojën e fshehtë të opozitës me mandatet
Kryetarja e LSI-së, deklaroi se “mazhoranca u tregua arrogante me zëvendësimin e menjëhershëm të mandateve, duke shkelur të gjitha ligjet dhe Kushtetutën”. Pritshmëritë: Opozita sipas gjasave ka pritur pas dorëzimit të mandateve në Kuvend, Gramoz Ruçi, të kthente shkresat tek PD për procedurë, duke i dhënë kohë më shumë Bashës e Kryemadhit të bëjnë politikë me presionin.
24 Mars 2019, 13:21 -
Bollino: Në kërcënimin e Metës (për SHBA) aludimi i vërtetë është për 'juntën' e drejtësisë
Referimi për vetëvrasjen fizike duket qartë si një ekzagjerim teatral, pak a shumë si lotët e Monikës në televizion, kur zbuloi ekzistencën e kërcënimeve të mistershme për të cilat më pas nuk është dëgjuar më asnjë fjalë.
23 Mars 2019, 07:52 -
Refuzoi të përgjigjej për lobimin/ Basha mund të shoqërohet me forcë në prokurori (Variantet)
Në pamundësi për të realizuar ditën e enjte pyetjen e katër zyrtarëve, prokuroria e Tiranës pritet të ripërsëritë fletë-thirjen këtë javë për Lulzim Bashën, Arben Ristanin, Ilir Dervishin dhe Gazmend Bardhin. Nëse sërisht zyrtarët e PD do refuzojnë ti përgjigjën fletë-thirjes së prokurorisë, atëherë do aplikohet shoqërimi i tyre me forcë në polici, ku dhe do realizohet pyetja e katër personave.
22 Mars 2019, 18:51 -
Gjermania: Opozita të futet në zgjedhje, akuzat për blerjen e votave t'ia lerë drejtësisë
Dy zyrtarë gjermanë kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku kanë takuar krerët më të lartë të shtetit nga Presidenti, te kryeministri, kreu i opozitës dhe ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm. Qëllimi i vizitës ishte situata politike, ndërsa pasi dëgjuan palët dolën me një qëndrim ku i kërkojnë opozitës që të futet në zgjedhje, të miratohet reforma zgjedhore dhe akuzat për fenomenin e blerjes së votave t'ia lerë drejtësisë.
22 Mars 2019, 17:59 -
Direkt pas kthimit nga Brukseli, Basha pret në zyrë ambasadorin britanik
Duncan Norman, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka shkuar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike ku po takohet me liderin demokrat Lulzim Basha. Mëësohet se në këtë takim do diskutohet mbi situatën politike në vend.
22 Mars 2019, 10:53 -
Nga rikandidimi, te raporti me Ramën dhe akuzat për lidhjet e PD-së me rusët/ Intervista e plotë e Veliajt për Report Tv
Erion Veliaj theksoi se pavarësisht vendimin që do të marrë PD, PS do të futet në zgjedhje me kandidatët e saj për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, teksa shprehu bindjen se PS dhe kjo mazhorancë ka marrë një mbështetje nga gjithë forcat progresiste perëndimore si SHBA-të, BE, Gjermania, OSBE/ODIHR që kjo qeveri është legjitime, e zgjedhur nga populli dhe se duhet të vazhdojë punën deri në 2021-shin.
21 Mars 2019, 18:48 -
Kush do të jetë 'kontrollori' i drejtësisë? Nga sekretari i Kuvendit, te ish-kryetarja e KQZ-së/ 13 kandidatët
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje. ILD eshte pergjegjes per hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve te te gjitha niveleve.
21 Mars 2019, 18:02 -
Lobimi i PD-së në SHBA, Basha refuzon të shkojë në prokurori
Në një kohë që opozita protestonte para parlamentit, lideri i saj Lulzim Basha do të duhej të ishte në Prokurori për t’u pyetur lidhur me lobimin e PD në SHBA. Por përmes një letre, Basha ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë duke e cilësuar si të panejvoshëm. Reagon Taulant Balla i cili thotë se Basha po kërkon t’i shmanget drejtësisë.
21 Mars 2019, 16:06 -
Aleati i Bashës dhe dy të tjerë kërkojnë mandatin! Kuvendi i ka votat dhe për ndryshimet kushtetuese
Tre kandidatë të tjerë kanë pranuar mandatin e deputetit. Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëhkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër kanë doëzuar ditën e sotme formularin e vetëdeklarimit pranë KQZ.
21 Mars 2019, 13:29 -
Misteri i 675 mijë $ që pagoi PD për lobim, faktet pa përgjigje dhe 'gropa e zezë' në selinë blu (E PLOTE)
Shpenzimet që Partia Demokratike rezulton të ketë kryer ndaj kompanive lobuese në Shtetet e Bashkuara në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2017, kanë lënë pas dhjetëra pikëpyetje që mbartin hije të forta dyshimi, kundërshti deklaratash dhe fakte të pa kanalizuara nga organet e drejtësisë.
20 Mars 2019, 17:25 -
Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë
Shqetësimi amerikan është i madh, pasi lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, është nën hetim në SHBA për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, mes të tjerash për infiltrimin rus në SHBA dhe një çështje delikate të vjedhjes së të dhënave kompjuterike për të goditur kundërshtarët e Emirateve të Bashkuara.
20 Mars 2019, 14:33 -
Raundi i tretë/ KQZ thërret 18 kandidatët e rinj, Report Tv zbardh listën (EMRAT)
Tetëmbëdhjetë kandidatët e thirrur sot kanë 10 ditë kohë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit. Ditën e sotme morën mandatin e deputetit edhe Ralf Gjoni, Enada Koçiraj dhe Nimet Musai të cilët pritet të betohen ditën e nesërme në Kuvend.
20 Mars 2019, 13:29 -
Kërcënon Meta: Vendi po rrezikon trazira'! Gati të lërë mandatin (ose) të vrasë veten si Salvador Allende /VIDEO
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar këtë të mërkurë se është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej dhe ta çojë Shqipërinë në konflikte të paparashikueshme. Me mesazh të drejtpërdrejt ndaj kryeministrit Rama dhe liderit opozitar Basha, Meta thotë se ata po sakfrifikojnë vendin në një krizë gjithnjë e me të thellë për karrigen e tyre. Meta e ka gjykuar antikushtetues zevendesimini e deputeteve nga ana e KQZ-së . Zgjidhja është vetëm përmes dialogut -tha Meta - dhe nëse kjo arrihet paraprakisht, atëherë ai është i gatshëm të heqë dorë nga mandati i Presidenti për t'i hapur rrugë zgjidhjes.
20 Mars 2019, 11:46 -
Kupola e PD të enjten në prokurori/ Basha, Bardhi e Ristani në pyetje për kontratat lobuese
Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Ilir Dervishi dhe Arben Ristani pritet të paraqiten ditën e enjte pas orës 10 në prokurorinë e Tiranës, ku do japin shpjegime lidhur me tre kontratat e lobimit që kanë lidhur me kompani amerikane.
20 Mars 2019, 09:31 -
Zgjedhjet lokale/ Delegacioni i OSBE-së takon Ballën e Bashën/ Kreu i grupit të PS: Ja për cfarë folëm
Opozita dje ka hedhur hapin e parë për bojkotin e zgjedhjeve, pasi vendosi që të mos dërgojë në KQZ asnjë komisioner për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, apo të njohura ndryshe si KZAZ.
19 Mars 2019, 18:47 -
Kush do të jetë 'kontrollori' i drejtësisë? Dalin emrat e kandidatëve, mes tyre ish-kryetarja e KQZ-së
Pas renditjes së kandidaturave nga KED, parlamenti zgjedh kreun e ILD-së. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje.
19 Mars 2019, 17:15 -
Partia që u krijua nga protestat studentore dhe po shkrihet nga protestat e Bashës
Partia Demokratike, e cila lindi në 11 dhjetor të vitit 1990 nga protesta studentore nën thirrjen ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ është sot paradoksalisht në shtratin e vdekjes, prej protestave të Lulzim Bashës.
19 Mars 2019, 14:20