-
Akuzat e PD/ ARRSH nxjerr shifrat krahasuese: Pjesa e Unazës e ndërtuar nga Basha, 14 mln euro për km, tani 12.9 mln euro për km
Autoriteti Rrugor Shqiptar i është përgjigjur Lulzim Bashës për akuzat e tij se faturat e ndërtimit të unazës janë të fryra disa fish. Afrim Qendro tha se pjesa e Unazës ndërtuar nga Lulzim Basha kushtoi 14 milione euro për kilometër, ndërsa kjo që do të ndërtohet tani, kushton rreth 12.9 milionë euro për kilometër.
27 Nëntor 2018, 19:29 -
Banori i Astirit: E mendoja Veliajn si njeriun më të keq në Shqipni, por sot takova një zotni
Një banor i zonës së Astirit, Ukë Idrizi Çelkolaj e vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për gatishmërinë e tij për t'u ulur për bisedime me banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së Astirit që të ulen të bisedojnë me të e të mos sillen në mënyrë të dhunshme, pasi sipas tij, kjo nuk është zgjidhja e problemit.
27 Nëntor 2018, 16:59 -
Veliaj takon banorët e Unazës së Re: Mund të rritim bonusin e qirasë, PD e pafytyrë, se e bëri vetë projektin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Veliaj u shpreh se zbatimi i projektit do ta kthejë këtë segment të Unazës në një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave.
27 Nëntor 2018, 14:35 -
Rikthehen mjetet e IKMT, Paloka: Banorët e Unazës së Re më thanë janë kërcënuar natën
Pas largimit për rreth një orë, punonjësit e IKMT bashkë me mjetet janë rikthyer te Unaza e Re, ndërsa banorët vijojnë që të qëndrojnë në krah të rrugës për t’ i bllokuar. Ndërkohë që deputeti i PD, Edi Paloka akuzoi se banorët janë kërcënuar gjatë natës.
27 Nëntor 2018, 12:22 -
Bllokohet njëri sens i rrugës, vijon shembja e objekteve dhe heqja e shtyllave te Unaza e Re, banorët në strehim social
Në momentin që IKMT nisi heqjen e shtyllave, situata mes banorëve dhe policisë bashkiake u tensionua. Policia e rendit tentoi që të shoqëronte njërin nga banorët, por u ndalua nga protestuesit. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe deputetët e Partisë Demokratike, të cilët larguan banorët nga bllokimi i rrugës.
27 Nëntor 2018, 09:08 -
Kukës, thyhen natën zyrat e institucioneve, policia: Vandalizëm (VIDEO)
Fatmirësisht keqbërësit nuk kanë vjedhur apo dëmtuar kompjuterat në të cilën ruhen dokumentet zyrtare të katër zyrave, IKMT, Shërbimit të Provës, Entit Kombëtar të Banesave dhe Agjencisë së Pronave Publike.
20 Nëntor 2018, 10:44 -
Protestat e banorëve të 'Unazës e Re', Avokati i Popullit: Kemi nisur hetimin për projektin
Pas protestave të banorëve të “Astirit” të cilët prej më shumë se dy javësh kanë dalë për të protestuar kundër projektit të qeverisë, për banesat e tyre të cilat preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, Institucioni i Avokatit ka njoftuar së fundi se ka nisur një hetim të plotë në lidhje me këtë çështje.
17 Nëntor 2018, 12:49 -
Ndërtimi i Unazës së Madhe, banorët e Astirit në protestë: Po na prishin shtëpitë/ ARRSH: Zgjidhim problemin e trafikut
Sipas banorëve përfaqësues të Ministrisë së Transporteve ARRSH-së dhe firmave private u kanë komunikuar se disa nga banesat e kësaj zone do të prishet në kuadër të projekteve për zhvillimin e kësaj zonë dhe u kanë dhënë vetëm 10 ditë afat.
3 Nëntor 2018, 13:03 -
'Rilindja urbane', IKMT nis prishjen e ndërtimeve në qendër të Roskovecit
Projekti për qendrën e Roskovecit kap vlerën e rreth 300 milion lekëve të reja, do të shtrihet në një sipërfaqe prej 3,5 ha dhe parashikon rikonstruksionin e godinave, lulishtes dhe mjediseve shlodhëse për komunitetin.
22 Tetor 2018, 13:37 -
Masakroi kunatën me sëpatë për tokën, deputeti i PD: Drejtuesi i organizatës së PS po e mbjell me kanabis
Deputeti i PD, Ervin Salianji risjell në vëmendje rastin e dhunës ndaj Qefsere Kolecit dhe akuzon kunatin e saj se tokën e kthyer në mollë sherri po e përdor për të mbjellë kanabis. Sipas tij, Medi Koleci është gjithashtu përfaqësues i PS
3 Tetor 2018, 11:28 -
Masakruan gruan e xhaxhait, kapet njëri nga nipërit, në kërkim kunati me djalin tjetër
Disa orë pas ngjarjes së sotme në Manëz, ku Medi Koleci së bashku me dy djemtë dhunuan duke goditur me sëpatë kunatën është arrestuar njëri nga autorët. Ai është Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, ndërsa u prangos në fshatin Armath.
23 Shtator 2018, 21:38 -
‘O Ali po më mbysin’, djali i 55-vjeçares në Durrës rrëqeth me rrëfimin e tij: Si e gjetën nënën në kanal
Flet djali i gruas së masakruar nga familja e kunatit të saj. I riu tregon se me xhaxhain kanë një konflikt pronësie që zgjat prej 5 vitesh, por ndërsa INUK ndërhyn dhe iu jep të drejtë, familja e xhaxhait hakmerret duke e dhunuar Qefsere Kolecin
23 Shtator 2018, 15:49 -
Sherr për rrugën në Durrës, kunati e goditi me sëpatë sapo doli nga policia, gruaja: Drejtësia e liroi! Mos na çoni në masakra si në Vlorë (VIDEO)
Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike ndaj një gruaje në Manzës, e cila është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ka disa plagë në kokë.
23 Shtator 2018, 14:36 -
Biseda të dyshimta me pronarët e bizneseve në Jalë, IMKT shkarkon katër inspektorë në Vlorë (EMRAT)
Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici ka shkarkuar nga detyra katër inspektorë të degës Vlorë. Bëhet fjalë për inspektorët: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.
21 Shtator 2018, 15:59