-
Mallakastër, rrahën dhe bëjnë për spital 57-vjeçarin pas një konflikti të çastit, arrestohen 3 autorët
3 persona janë arrestuar pasi kanë rrahur dhe shkaktuar plagë të rënda një 57-vjeçar pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ku policia mbrëmjen e djeshme ka gjetur të shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrupaj.
29 Janar 2021, 21:46 -
Vlorë/ I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet një 26-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë
Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia në Vlorë. 26-vjeçari me iniciale A.Ç. do të ekstradohet drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
29 Janar 2021, 15:38 -
Operacion antidrogë në Durrës, sekuestrohen 8 kg kanabis, arrestohen 2 të rinj nga Fushë-Kruja
Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit" gjastë të cilit janë sekuestruar 8 kg kanabis si dhe janë arrestuar 2 të rinj. Të arrestuarit janë R. U., 25 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe E. S., 31 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike"
28 Janar 2021, 09:41 -
Tiranë/ U kap me 67 doza kokaine dhe një shumë parash në makinë, në pranga një 30-vjeçar
Një 30-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap me disa doza kokaine në makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ymer Kurti" ku gjatë kontrollit të makinës së Endrit Murranit u gjetën 67 doza kokaine si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
27 Janar 2021, 13:58 -
Kultivoi kanabis në fshatin Tragjas, në pranga një 54-vjeçar i shpallur në kërkim
Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale T.T. ishte pjesë e një grupi të goditur 6 muaj më parë për mbjelljen e disa rrënjëve kanabisi në fshatin Tragjas.
26 Janar 2021, 14:15 -
U kap me 800 gramë kokainë, në pranga një 33-vjeçar në Tiranë! Drogën e kishte fshehur në brez (VIDEO)
Një 33-vjeçar u arrestua nga policia për trafikimin e kokainës në sasi të vogla. 33-vjeçari me iniciale A.A. u arrestua në zonën e ’21 dhjetorit’ në kryeqytet pasi gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet një sasi prej 800 gramë kokaine.
26 Janar 2021, 11:08 -
U kapën me 13 emigrantë të paligjshëm në makinë në Devoll, në pranga 2 të rinjtë nga Golemi
Arrestohen 2 të rinj në Devoll të Korçës të cilët u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm. Në vijim të operacionit "Perimetri", u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i B. A., 25 vjeç dhe N. B., 30 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) të dy banues në Golem
23 Janar 2021, 10:29 -
Tiranë/ U kap me 63 doza kokainë, në pranga një 40-vjeçar (VIDEO)
Një 40-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap me 63 doza kokainë. Rigert Sinani, banues në kryeqytet u arrestua në rrugën ‘Allman Dervishi’ pasi në kontrollin e ushtruar në makinën e tij u gjetën 63 doza kokainë.
22 Janar 2021, 09:31 -
Elbasan/ I shpallur në kërkim për vjedhje në Itali, arrestohet 54-vjeçari me qëllim ekstradimin në vendin fqinj
Një 54-vjeçar është arrestuar në Elbasan me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 54-vjeçari Ramazan Ereqi ishte shpallur në kërkim në Itali pasi ka qenë pjesë e një grupi kriminal të cilët kryenin vjedhje dhe grabitje.
22 Janar 2021, 08:48 -
Kaloi kontrabandë mallra ushqimore, arrestohet qytetari, 'fundos' edhe 2 doganierë dhe 2 policë për shpërdorim detyre
SHÇBA pas hetimeve në pikën doganore Goricë, u arrestuan 2 doganier dhe 2 policë për shpërdorim detyre që lejuan kalimin e mallrave ushqimore kontrabandë edhe pse e kishin parë atë, si dhe arrestimin e qytetarit që kaloi mallrat për akuzën ë kontrabandës.
21 Janar 2021, 12:30 -
Vlorë/ Tentoi të trafikonte 55 klandestinë sirianë drejt Italisë me gomone, arrest me burg për skafistin
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg, Emiljano Likën, skafistin e arrestuar për trafikimin e 55 klandestinëve drejt Italisë të kapur në 8 janar. Ky i fundit u arrestua më 20 janar si drejtuesi i gomones që po transportonte klandestinë. Skafi që drejtonte Likaj u fundos në grykëderdhje të Vjosës, duke rrezikuar që të mbyteshin sirianët.
21 Janar 2021, 11:59 -
Itali/ U kap me 22 kg kokainë në makinë, arrestohet një 48-vjeçar shqiptar
Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua pasi u kap në Itali me 22.5 kg kokainë në makinën e tij. Shqiptari Marin Dajani u ndalua nga policia për kontroll teksa udhëtonte me mjetin e tij tip SUV Discovery Land Rover në zonën e Cuneo.
21 Janar 2021, 09:52 -
Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, 9 të arrestuar, mes tyre 4 doganierë
9 persona janë arrestuar nga policia për kontrabandimin e mallrave që paguajnë doganë në aeroportin e Rinasit mes tyre dhe 4 doganierë. Në kuadër të një operacioni të koduar “Rinas Express”, policia sekuestroi veshje, çanta e këpucë.
21 Janar 2021, 07:56 -
Shkodër/Kapen 4000 fara kanabisi, do shiteshin për 16 000 euro, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar pasi u kapën me vete me 4000 fara kanabis dhe 140 doza lëndë narkotike. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.
20 Janar 2021, 10:03 -
55 klandestinët e kapur në Vlorë, arrestohet njëri nga 3 skafistët që tentuan t’i trafikonin drejt Italisë! Si ra policia në gjurmë të Dushës dhe Ismailajt
Arrestohet në Vlorë një nga skafistët që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone 55 klandestinët sirianë. Është arrestuar 26-vjeçari Emiljano Likaj, skafisti që do dërgonte sirianët në Itali. Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, për strehimin e klandestinëve para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë.
20 Janar 2021, 08:36