-
Programi ekonomik i PD, ministrja Denaj: I pabesueshëm, me këto premtime rritja ekonomike i bie të jetë 18.9%
Ministrja e Financave, Anila Denaj e ka cilësuar programin ekomomik të PD-së si elektoral dhe të pabesueshëm, pasi sipas saj nëse ai do të mund të bëhej realistet brenda një mandati i bie që rritja ekonomike mesatare duhet të jetë 18.9 %.
3 Shkurt 2021, 15:14 -
Ekipi thatim i Bashës në Tiranë
Motorët e fushatës së 25 prillit janë ndezur. Nga njëra anë Partia Socialiste, e cila është kujdesur ta nisë pak më herët takimet e fushatës, duket se është më e organizuar në terren, e nga ana tjetër Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që premtojnë hënën.
3 Shkurt 2021, 14:55 -
Vangjel Tavo: Duhet të ndalen presionet ndaj votuesve përmes individëve me rekorde kriminale të cilët mbahen nën mbrojtjen e ministrit të Brendshëm
Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se duhet të ndalet kriminalizmi i Policisë së Shtetit. Tavo shkruan se duhet të ndalen presionet ndaj votuesve përmes individëve me rekorde kriminale të cilët mbahen nën mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm.
3 Shkurt 2021, 14:33 -
Gjosha: Rama shkatërroi vendin, merret me komplote ndaj LSI! Goditjen më të fortë në zgjedhje PS e merr në Tiranë! Na kanë ardhur socialistë, ikjet s’prishin punë
Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama i cili dje tha se së bashku me kreun e PD Lulzim Basha kanë pasur një plan të “çojnë” për skrap Lëvizjen Socialiste për Integrim, por e ka tradhëtuar kryedemokrati. Gjosha tha se Rama ka shkatërruar Shqipërinë pasi sipas saj në vend që të merret me qytetarët, thur komplote kundër LSI.
3 Shkurt 2021, 13:16 -
VIDEO/ Pakt Rama-Basha më 17 maj për të çuar LSI-në për 'skrap'? Koha kur kryedemokrati dilte hapur
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama foli për tradhti nga ana e Lulzim Bashës ku tregoi se së bashku me kryetarin e opozitës kishin një projekt të përbashkët për të “çuar për skrap LSI-në”.
3 Shkurt 2021, 12:46 -
Veliaj takim me komunitetin çam: PDIU dhe LSI e shohin pushtetin si plaçkë, na bllokonin buxhetin e bashkisë
Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorë të komunitetit çam në njësinë 3, ku nënvizoi se qytetarët po largohen nga siglat partiake dhe po i bashkohen Partisë Socialiste, në të cilën besojnë se do ta çojë vendin përpara.
3 Shkurt 2021, 11:35 -
Basha shpall veten kryeministër, Rama ironizon sondazhin e publikuar nga kryedemokrati
Kreu i PD-së, Lulzim Basha publikoi dje një sondazh në faqen e tij në facebook ku sipas tij qytetarët mendonin se kryedemokrati ishte kryeministri më i mirë për vendin. Kjo ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili i ka ironizuar me shifrat dhe gafat që Basha ka bërë në vijimësi.
3 Shkurt 2021, 10:18 -
Basha me farmacistë dhe pacientë: Cilësia e barnave ka marrë një goditje! Tregu është hapur për mafien, i sjellin të pacertifikuara
Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme është duke zhvilluar një takim me përfaqësues e drejtues të Urdhërit të Farmacistit dhe pacientë, për të cilët ka prezantuar planin Shqipëria fiton
3 Shkurt 2021, 09:44 -
‘S’kam nevojë të më tregojnë detyrat’, Kim i përgjigjet Ramës: Silluni si një vend i NATO-s e aspirant në BE, respektoni votuesit me kandidatët
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili dje në një konferencë për rindërtimin iu përgjigj diplomates së SHBA që të mos i kujtonte detyrën e tij për mos kandidimin e kandidatëve me precedentë penalë në zgjedhjet e 25 prillit.
3 Shkurt 2021, 07:44 -
'E çojmë LSI-në për skrap', Jakaj: Diversion politik nga Rama! Nuk ka armë të tjera, do të shkojë në fushatë me batuta (VIDEO)
Kandidati për deputet i LSI-së, Besnik Jakaj e ka cilësuar një luftë kriminale dhe diversion politik deklaratën e Ramës i cili tha se ka pasur një projekt me Bashën për të çuar për skrap LSI-në. I ftuar në emisionin Repolitix, Jakaj tha se Rama nuk ka më asnjë armë për të hyrë në fushatë ndaj shkon përmes batutave. Ai tha se koalicioni PD-LSI është i qartë paszgjedhor e do të shkojnë me dy lista ku vetëm në disa qarqe të vogla do të jenë me listë e përbashkët.
2 Shkurt 2021, 21:57 -
Balla në Report Tv: Demokratët të na bashkohen ta çojmë për skrap 'sh.p.k e Ilir Metës'! Largimet nga LSI? S'do promovohen nga PS në përfaqësim (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nga studio e Report Tv u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen “për të çuar për skrap” LSI-së, ose siç ai e quajti “sh.p.k e Ilir Metës. Kjo pasi sipas tij, do të ndihmonte edhe vetë demokratët që të shpëtonin nga ky bashkëpunim, teksa sqaroi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi planin që ka pasur me Bashën në 2017.
2 Shkurt 2021, 18:04 -
Hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës, vajza e ish-prokurorit Xhevat Hana kandidate për deputete e PS-së në Elbasan
Albana Hana, vajza e ish-prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zonën e Rrajcës dhe Prrenjasit për zgjedhjet e 25 prillit.
2 Shkurt 2021, 16:21 -
‘Plan me Bashën ta çonim LSI-në për skrap’, Kryemadhi ironizon Ramën: Ne do ta çojmë në azil se na vjen keq! Do kujdesemi, unë doktoreshë jam
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë nkë takimi me të rinj të qytetit të Lezhës u është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha se bashkë me Bashën do e çonin LSI-në për skrap, por u tradhëtua nga kreu demokrat.
2 Shkurt 2021, 13:32 -
‘Programi ngjan me karakterin e Bashës', PD-Ramës: Ke frikë nga kryedemokrati se të nxorri si hajdut dhe bashkëpunëtor kriminelësh
Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili tha se programi i PD është shkatërrimtar dhe falimentues për shtetin, si dhe sipas tij i ngjaan karakterit të kreut demokrat Lulzim Basha.
2 Shkurt 2021, 13:19 -
Rama: LSI një sistem që duhet çmontuar komplet! Do e çonim për skrap, por Basha më tradhtoi! Kreu i PD s'e mohon: Është i lodhur! Kryemadhi: Do e çojmë në azil
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar. Ai më tej ka shtuar se bashkë me Bashën do e çonin për skrap por ai e ka “tradhëtuar”, pasi tashmë sipas kryeministri, kryedemokrati është pjesë e SHPK por në minorancë.
2 Shkurt 2021, 12:14 -
Veliaj takime te Njësia 5: PS në prag të shkrimit të historisë, alternativa e PD-LSI është riciklimi i Saliut (VIDEO)
Në një takim të zhvilluar me qytetarët në Njësinë 5, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është në prag të shkrimit të historisë, sepse shkon e sigurt drejt fitores së mandatit të tretë.
2 Shkurt 2021, 11:37 -
Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, punësim masiv dhe mundësi e re për ekonominë! Ahmetaj: Në shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurosh
Rama dhe Ahmetaj në komunikim me mediat: Procesi i rindërtimit, i ardhur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019 ka sjellë tre aspekte kryesore në vend si strehim cilësor, program punësimi masiv dhe impakt ekonomik të konsiderueshëm.
2 Shkurt 2021, 11:14 -
1 mijë dollarë për çdo bebe, Kërpaçi: Kur të bëhen më pas prindër, do të tërheqin 25 mijë! Largimet nga LSI? Hap vendin për personazhe me integritet (VIDEO)
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka shpjeguar disa prej pikave të programit ekonomik të LSI-së për zgjedhjet parlamentare më 25 prill. Një prej këtyre pikave, e cila ka ngjallur dhe debat e kuriozitet në rradhët e politikanëve dhe opinionit publik, është bonusi prej 1 mijë dollarë për çdo bebe për 25 vite.
1 Shkurt 2021, 22:19 -
25 prilli/ Damian Gjiknuri në Report Tv: PS merr minimalisht 72 mandate, në Vlorë objektivi është 9! LSI po shthuret totalisht, funksionarët në drejtim të PS e PD
Kur duhen më pak se 85 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, palët politike po shpalosin programet por edhe objektivat. Në Partinë Socialiste janë pa ekuivokë sa i përket fitores të vetëm. Deputeti Damian Gjiknuri thotë se minimalisht në të gjithë vendin, sipas llogarive të tij, PS nuk bie nën 72 mandate ndërkohë që sipas tij e arritshme është edhe shifra 74-75.
1 Shkurt 2021, 14:15