-
Rama: Programi i PD një tramvaj me shalqi që s'piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe Lulin pasagjer VIP
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nga Durrësi i bëri thirrje që të pranojë programin e PD-së për rimëkëmbjen. Rama i është përgjigjur me ironi.
1 Tetor 2020, 12:00 -
Plani i PD-së 'mollë sherri'/ Basha: Zbatojeni! Rama: Është si tramvaj ku ti je pasagjer VIP, Meta makinist! Presidenti fushatë me PD (VIDEO)
Plani i Partisë Demokratike anti COVID është bërë "mollë sherri", duke përplasur sërish në distancë tre aktorët politik kryesor në vendim kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
1 Tetor 2020, 10:58 -
PD kërcënon Lleshajn me padi: Po ndryshohen listat zgjedhore! Ministri: Paralajmërime qesharake me qëllim intimidimin! Meta në një linjë me selinë blu: Po tentohet kapja e votës
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat e saj ndaj mazhorancës se po përdor të gjitha mënyrat për të ndaluar fitoren e demokratëve, duke zhvendosur listat e zgjedhësve në mënyrë arbitrare. Njëjtë si PD, edhe Presidenti Meta u tregua I ashpër duke adresuar akuza se po bëhen përpjekje për kapje votash. Akuzave iu përgjigj menjëherë ministri Lleshaj, I cili e ftoi PD ti drejtohet prokurorisë.
30 Shtator 2020, 14:58 -
Meta pret në Presidencë ambasadorin e ri të Belgjikës: Ka mbështetur Shqipërinë në proceset integruese
Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.
30 Shtator 2020, 13:39 -
Budina shfaqje kundër ‘diktatorit’ në ambientet e Presidencës! Meta: Protestoni për të drejtat tuaja (VIDEO)
Shfaqjen që kishte premtuar se do ta mbante në një territor të pazaptuar, regjisori Budina e mbajti në ambientet e Presidencës. Vetë presidenti Meta e quajti monodramën “Profeti i Kokoshkave” shfaqje të frymëzuar nga qëndresa për mbrojtjen e teatrit, teksa nuk ngurroi të përcillte edhe mesazh për protesta. Rreth dy muaj më parë regjisori Budina i kishte kërkuar kryeministrit Rama ta mbante shfaqjen në truallin e Teatrit Kombëtar.
30 Shtator 2020, 13:31 -
Meta i jep dekoratën 'Nderi i Kombit' Prof.Dr. Panajot Bogës: Shembull frymëzimi për gjeneratat e reja të mjekëve shqiptarë
Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit Ilir Meta ka vlerësuar maksimalisht kontributin e dhënë nga profesor Boga në fushën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë shqiptare.
29 Shtator 2020, 16:23 -
'Fushata' e Metës shkon në Durrës: Pas tërmetit, qyteti është i mbërthyer nga dara e abuzimeve bashkiake
Ilir Meta e çon këtë herë "fushatën e tij" në Durrës për mbrojtjen e të drejtave të sovranit (durrsakëve) duke akuzuar bashkinë se po abuzon me inceneratorët e Sharrës, ku është vendosur që qyteti i Durrësit të djegë mbeturinat.
28 Shtator 2020, 19:18 -
'Turizmi është shfrytëzuar keq', Meta: Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa, por për të gjithë! (VIDEO)
Në ditën ndërkombëtare të Turizmit Presidenti Ilir Meta ka vënë në dukje bukuritë e Shqipërisë, e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por sipas tij është keqshfrytëzuar.
27 Shtator 2020, 11:29 -
Ekskluzive/ Bardhyl Kollçaku padit Metën e Xhaçkën, ish shefi i shtabit kërkon pagën dhe gradën në gjykatë
Forcat e armatosura përfundojnë në gjykatë në një padi të rrallë, ku ish shefi i shtabit Bardhyl Kollçaku kërkon të anuloj dekretin e presidentit dhe vendimet e ministres Olta Xhacka. Report Tv siguron ekskluzivisht padinë ku Kollçaku kërkon pagën e një muaji si shef shtabi pasi u shkarkua para afatit, rikthimin në detyrë pasi është në lirim dhe gradën Gjeneral Major, e pagën deri në emërimin si ushtarak aktiv.
26 Shtator 2020, 18:11 -
Meta i merr 'kauzat' opozitës, sulmon qeverinë: Keni braktisur blegtorinë, harxhoni miliarda euro për tenderë 'sekrete'
Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka braktisur investimet në blegtori e bujqësi duke shënuar ulje të ndjeshme të prodhimeve të tyre. Kreu i shteti ka publikuar të dhënat e INSTAT duke shtuar se treguesit tregojnë rënie të sektorit të blegtorisë që prej 2017.
26 Shtator 2020, 13:35 -
Faktet që nxjerrin zbuluar hipokrizinë e Ilir Metës: Gjatë 4 vite qeverisje me Berishën, ministria e tij dha 441 leje HEC-esh
Që në Shqipëri çdo kauzë është një kauzë e mirë për opozitën për të goditur qeverinë është një fakt i njohur. Por, edhe në këtë optikë, argumenti i HEC-eve nga Presidentit i LSI (Republikës) duket i habitshëm sepse ai i hidrocentraleve është mbase ndër ato tema që dëmtojnë më shumë opozitën. Ajo që ndodhi sot, Presidenti Meta, në një vizitë në Tepelenë, goditi qeverinë për ndërtimin e HEC në Vjosë, çka për më tepër është e pavërtetë.
25 Shtator 2020, 18:09 -
Meta- Ramës: E duam Vjosën! Arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot
Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar që t'i kthejë një përgjigje kryeministrit Edi Rama për akuzat e bëra për Lumin Vjosa."E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe mar
25 Shtator 2020, 14:37 -
'Të shpallet Vjosa Park Kombëtar'/ Rama-Metës: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut
Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe ngriti shqetësimin se po ndërtohen shumë HEC-se, e menjëhershme ka qenë reagimi i shefit të qeverisë. Rama sqaroi se Ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.
25 Shtator 2020, 13:09 -
Meta takim me ambasadorët e BE-së dhe Sorecën: Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit siguron të ardhmen drejt Europës
Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë këtë të enjte (24 shtator) ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Luigi Sorecën. Në takimin që zgjati rreth 40 minuta ishin ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadoren e Francës Christina Vasak dhe ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
24 Shtator 2020, 12:27 -
Meta rishpall për të tretën herë vendin e lirë për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në vend të Besnik Imerajt
Presidenti Ilir Meta rishpalli për të tretën herë vendin e lirë në Gjykatën Kushtetuese. Rishpallja e procedurës së aplikimit për vendin vakant për gjyqtar vjen pas përfundimit përpara kohe e mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.
24 Shtator 2020, 12:19 -
Meta ‘merr’ drejtimin e opozitës, nuk ndal sulmet ndaj Ramës: Arroganca dhe korrupsioni po largon shqiptarët, shpresa e vetme listat e hapura 100%
Kreu i shtetit thekson se sovrani duhet të marrë në duar fatin e tij me hapjen e listave 100 % në mënyrë që të mos ketë më largim masiv të shqiptarëve dhe kjo arrihet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe jo devijimi nga ajo, që sipas Metës po bëhet me ndryshimet Kushtetuese të njëanshme nga qeveria.
23 Shtator 2020, 14:13 -
75-vjetori i krijimit të OKB-së, Meta: Shqipëria ndan vizionin për një rajon më të sigurt dhe perspektivë europiane, bashkëpunimi gurthemeli i organizatës
Në 75-vjetorin e krijimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti Ilir Meta iu drejtua me një fjalë përshëndetëse takimit të nivelit të lartë ku vlerësoi rolin e OKB në gjithë këto vite për ruajtjen e sigurisë dhe rolin e saj si gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.
21 Shtator 2020, 21:01