-
Bie me 43.3% numri i turistëve në Korrik-Shtator, INSTAT: Rënia më e madhe në rajonin e veriut
Në muajit e nxehtë të verës numri i turistëve ka pësuar një rënie me 43.3%, krahasuar me 2019. Sipas të dhënave të INSTAT si pasojë e pandemisë rënia më e madhe e vizitorëve është shënuar në rajonin verior. Sipas raportit strukturat akomoduese nuk u shfrytëzuan as 20%.
19 Nëntor 2020, 17:09 -
BERZH tjetër kredi, 60 mln € për ngritjen turizmit
Vendi do të marrë 100 milionë euro nga BERZH për të investuar në zhvillimin e turizmit. 60 milionë euro do të jenë kredi dhe pjesa prej 40 milionësh është grant. Sipas relacionit të projektligjit projekti për zhvillimin e disa programeve turistike duhet të vihet në zbatim deri në vitin 2025.
17 Nëntor 2020, 15:07 -
Turizmi botëror humbet 730 miliard dollar nga COVID
Industria botërore e turizmit që nga fillimi i pandemisë në fund të muajit shkurt e deri më tani ka humbur plot 730 miliardë dollarë. Organizata botërore e turizmit thotë se rëniet ndërkombëtare të fluturimeve janë mbi 70%, ndërkohë që me miliona vende pune janë në rrezik mbylljeje. Sipas saj rikuperimi i sektorit do të fillojë në fund të vitit 2021.
9 Nëntor 2020, 13:10 -
Pr/Buxheti 2021, Denaj: 120.6 mld lekë investime publike, 6 mld për pandeminë! Angjeli: Më shumë vëmendje për turizmin e bujqësinë
Pandemia dhe investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm do të rrisin shpenzimet me 8.1 miliardë lekë. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në Komisionin e Ekonomisë se për pandeminë shkojnë 6 miliardë lekë por që në shpenzime nuk parashikohet një situatë emergjente. Ndërkohë Anastas Angjeli ka kërkuar më shumë vëmendje për turizmin.
30 Tetor 2020, 18:37 -
Klosi kërkon buxhet shtesë: Të investojmë në hotele dhe në pikat turistike! Rruga e ‘Syrit të Kaltër’ rregullohet nëse shtohen fondet
Turizmi është sektori që u godit më shumë nga pandemia por pavarësisht kësaj në buxhetin e 2021 nuk u mbështet me fonde shtesë. Ministri i Turizmit Blendi Klosi pa dhënë shifra konkrete ka kërkuar më shumë para për të bërë më shumë investime.
28 Tetor 2020, 15:29 -
Miratohet projektligji për kontrollin e mjeteve lundruese! Balluku e Klosi: Do të rrisë turizmin detar në vend
Kuvendi ka miratuar projektligjin për mjetet lundruese që synon të rregullojë transportin detar duke ngritur një sistem ku do të regjistrohen të gjitha mjetet lundruese. Për ministren Balluku dhe ministrin Klosi ky projektligj do të përmirësojë turizmin detar.
15 Tetor 2020, 20:53 -
Turizmi kërkon paketë të tretë, operatorët letër Ramës: Të mbështetemi me grante si rajoni, duhet të zgjerohet paketa e ri-punësimit
Edhe pse kryeministri ishte i prerë kur deklaroi se nuk ka paketë të posaçme për turizmin, operatorët i kanë dërguar një letër me tre kërkesa. Ata kërkojnë mbështetje me grante, paketë rimëkëmbje dhe ndihmë që të mbajnë punonjësit në punë.
9 Tetor 2020, 14:24 -
Leli në Report Tv: Turizmi shënoi pikun në shtator me 70 % rritje, në dimër shfrytëzojmë pjesën historike! Fond së bashku me Bashkinë e Milanos për pastrimin e Pyllit të Sodës
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli e ka cilësuar pozitiv për qytetin sezonin turistik edhe pse vendi u godit nga pandemia. Ai shprehet në një intervistë për Report Tv se muaji shtator ka shënuar pikun më të lartë të turistëve ku prenotimet kanë qenë në rritje me 70 %. Në lidhje me investimet dhe pastrimin e Pyllit të Sodës, Leli tha se falë një fondi në bashkëpunim me Bashkinë e Milanos, do të krijohen mundësi akomodimi për turistët si dhe të vendosen koshat e plehrave në të gjithë territorin e pyllit.
9 Tetor 2020, 13:39 -
Japonezët investojnë 1.62 mln euro në Karavasta, Klosi: Natyra gjëja më e shtrenjtë që kemi
Qeveria Shqiptare dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim për përmirësimin e ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Synim kryesor i këtij projekti është rritja e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë.
8 Tetor 2020, 12:34 -
Sezoni turistik vjeshtë-dimër në Kosovë, Klosi: Turizmi në vendet tona duhet të shndërrohet në industri (VIDEO)
Kufiri administrativ nuk duhet të jetë problem për promovimin e destinacioneve turistike, ka qenë kjo thirrja që ministri Blendi Klosi ka bërë në hapjen e sezonit turistik vjeshtë-dimër në Kosovë. Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ftoi bizneset që të investojnë në turizëm
4 Tetor 2020, 22:43 -
Klosi për Report Tv: Valët e muzikës kur nuk ruhet distanca përhapin më shpejt COVID-in, prandaj është ndaluar (VIDEO)
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene. I ftuar në studion e Report Tv, Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri.
30 Shtator 2020, 18:15 -
Turizmi mbijetoi, Klosi: Ky vit tregoi problemet me strukturat akomoduese! Operatorët kërkojnë paketë të tretë ndihme vetëm për këtë sektor
Operatorët turistik në takim me ministrin Blendi Klosi kanë kërkuar miratimin e një paketë të tretë vetëm për këtë sektor. Sipas tyre sezoni nuk zgjatet nëse nuk kanë mbështetje financiare teksa shtojnë se humbjet këtë vit arrijnë në 1.3 miliardë euro. Por Klosi tha se pavarësisht kërkesave apo pandemisë, ky vit tregoi se operatorët kanë probleme me strukturat akomoduese.
28 Shtator 2020, 20:51 -
'Turizmi është shfrytëzuar keq', Meta: Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa, por për të gjithë! (VIDEO)
Në ditën ndërkombëtare të Turizmit Presidenti Ilir Meta ka vënë në dukje bukuritë e Shqipërisë, e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por sipas tij është keqshfrytëzuar.
27 Shtator 2020, 11:29 -
30 mln lekë për promovimin e turizmit, Ministria thirrje për aplikime për projektet! Shteti financon deri në 50% të kostove
Me synim zhvillimin dhe promovimin e turizmit në vend, Ministria e Turizmit ka shpallur thirrjen për projektet e reja. Të gjithë aplikuesit duhet të fokusohen në dy drejtime, promovim të produkteve turistike dhe sjellja e ideve novatore.
15 Shtator 2020, 17:00 -
Turizmi patriotik ia doli, vendasit zgjodhën masivisht Sarandën
Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri. Turizmi patriotik nga Kosova, trojet shqipfolëse dhe emigrantët ia kanë dalë që të sigurojnë të paktën mbijetesën për sektorin këtë verë.
6 Shtator 2020, 09:16 -
Turizmi në Shkodër, Ademi për Report Tv: Zgjatja e sezonit deri në nëntor, kosto shtesë
Ky ka qenë një sezon i vështirë turistik, por jo negativ. Kështu deklaroi kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Report Tv. Nga të dhënat paraprake llogariten rreth 36 për qind më pak turistë se një vit më parë. Ajo kritikoi vendimin e qeverisë për të shtyrë sezonin deri më 15 nëntor pasi sjell kosto shtesë për operatorët privatë.
2 Shtator 2020, 17:12 -
INSTAT: Në korrik në Shqipëri kanë hyrë 387 mijë e 716 të huaj
Numri i turistëve vijon të jetë në rënie të thellë në raport me një vit më parë, por numri i atyre që vijnë për biznese është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT në 7 muaj në vend kanë ardhur 1.1 milionë shtetas të huaj duke u tkurrur me 64% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër gjatë pandemisë është rritur me 11% numri i personave që kanë ardhur për biznes në vend.
25 Gusht 2020, 10:30 -
Pandemia lë pas recesionin e 2009! Organizata Botërore e Turizmit: Në 5 muaj turizmi botëror ka humbur 320 miliardë dollarë!
Rreth 320 miliardë dollarë përllogariten humbjet financiare vetëm nga goditja që i dha pandemia sektorit të turizmit. Organizata Botërore e Turizmit thotë se humbjet janë 3 herë më të mëdha se recesioni ekonomik i vitit 2007-2009.
22 Gusht 2020, 10:11