-
Meta takon opozitën e ambasadorët dhe u tregon planin me 11 pika për daljen nga kriza: PD të rikthehet te 'Zgjedhorja'
Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së vijojnë që të jenë mjaft aktivë për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e krizës së radhës politike në Shqipëri. Takimet me Presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e PD-së kanë qenë të shpeshta, por palët janë ende larg konsensusit. Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me opozitën dhe ambasadorët e BE-së ku u tregoi një plan me 11 pika për daljen nga kriza, të cilën nuk e bëri publike për mediat. Pika kryesore është rikthimi i opozitës në tryezën e reformës zgjedhore. Por çfarë përmbajnë pikat e tjera dhe a janë dakord palët kjo mbetet për t'u parë.
21 Maj 2020, 08:03 -
DOKUMENTET/ Debati në 1954 midis 'babait' të trashëgimisë dhe krerëve komunistë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te godina e Kuvendit Popullor
Kërkesa për ndërtimin e një “shtëpie” të re për aktorët e Teatrit Kombëtar daton që në vitin 1954, kur është bërë edhe një debat i madh midis “babait” të trashëgimisë kulturore shqiptare, Gani Strazimiri dhe krerëve komunistë, që nga Josif Pashko, Spiro Koleka e deri te kryeministri Mehmet Shehu.
20 Maj 2020, 22:47 -
Mazniku për Report Tv: Godina e teatrit bombë me sahat, shembja u vendos me 55 vota! Projektin e Bjarke Ingels e morëm falas
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv foli për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se ajo godinë ishte një bombë me sahat dhe nuk kishte pse pritej më. Gjithashtu prishja është miratuar me 55 vota nga 61 në Këshillin Bashkiak.
20 Maj 2020, 21:53 -
Lufta për Teatrin, arsyeja gjendet edhe tek armiku më i egër, ekstremet janë mjerim
Kërko të gjesh arsye edhe te kundërshtari më i egër! Nëse në këtë epilog pandemie, dy palët në luftë për Teatrin Kombëtar dhe çdo gjë tjetër të imagjinueshme në këtë vend, do të ndiqnin këtë këshillë të hershme, mund të arrinin në përfundime të çuditshme për mentalitetin e konfliktit dhe ethet e luftës që i ka përfshirë në një spirale pafund.
20 Maj 2020, 18:26 -
SHBA, BE dhe Gjermania 'zbarkojnë' në Kryeministri, takimi i tretë i Yuri Kim me Ramën brenda 5 ditëve
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca zhvilluan një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Reforma zgjedhore dhe protestat e nxitura pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të jenë në fokus të bisedimeve. Ndërkohë që pak metra larg Kryeministrisë u zhvillua protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për Teatrin.
20 Maj 2020, 17:26 -
Si e këshillonte Mark Marku ministrin e Kulturës në vitin 2007, që ta hiqte nga lista e monumenteve të kulturës Teatrin Kombëtar
Mark Marku, hyri “fort” në debatin për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, së pari duke u shprehur me zjarr se kryeministri Rama i ka shpallur luftë demokracisë sepse teatri ishte monument kulture dhe duhej rikonstruktuar, dhe së dyti, duke quajtur leckë aktorin e madh, Robert Ndrenika dhe trafikant aktorin tjetër të madh, Viktor Zhusti, pse ata duan një Teatër të ri Kombëtar. Por në 2007, Marku e këshillonte ministrin Leskaj, pikërisht se si ta hiqte nga lista e mbrojtur këtë godinë.
20 Maj 2020, 16:39 -
Lulzimi e humbi shansin e fundit
Teatri Kombëtar, ndoshta ishte shansi i fundit, që Lulzim Basha kishte për të prodhuar paksa politikë rruge akoma mes artistësh “blu” dhe mes atyre që ende e mbanin shpresën tek ai se “një ditë do të qeverisim ne”. Ai e ka humbur shansin e fundit, duke bërë pjesë të interesave të tij politike dhe komerciale, edhe pse përkohosisht një grup të vockël aktorësh, pa ndonjë kontribut të gjatë brënda ish-Teatrit Kombëtar.
20 Maj 2020, 15:23