-
Aleanca për Teatrin çon peticionin në Fier dhe Vlorë, Budina: Janë të shumtë qytetarët që na janë bashkuar (VIDEO)
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur ditën e sotme në Fier dhe në Vlorë për të firmosur peticionin, ku kërkohet ndërtimi i teatrit kombëtar ashtu siç ishte aty ku ishte.
3 Qershor 2020, 19:29 -
Aleanca publikon letrën: 20 deputetë të Parlamentit Europian kundër shembjes, thirrje KE-së ta dënojë këtë veprim
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një letër ku shkruhet se 20 deputetë të Parlamentit Evropian dënojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, si një vlerë e rëndësishme historike dhe kulturore e Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane.
29 Maj 2020, 22:41 -
Ambasadori italian: Dialog për 'Zgjedhoren', teatri u politizua, nuk është detyra e ambasadorëve të ndërhyjnë
Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci gjatë një vizite në Vlorë u pyet për çështjet e nxehta politike. Sa i përket tryezës politike për reformën zgjedhore ai tha se ka pasur zhvillime pozitive, ndërsa apeloi që marrëveshja mes palëve të arrihet brenda afati.
29 Maj 2020, 16:06 -
Meta: 'Zgjedhoren' e kthej po kaloi pa konsensus! Do shpall menjëherë zgjedhjet e përgjithshme të 2021 pa konsultuar me partitë, të futet kush të dojë. Cili është plani i tij?
Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh të qartë shumicës socialiste, se nëse do të kalojë pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare atëherë nuk do ta firmosë, por do ta rikthejë. Kreu i shtetit tha se nëse miratohen ndryshimet te reforma zgjedhore pa konsensus t'i harrojmë negociatat. Meta tha se këtë do e bëjë pa u konsultuar me paritë dhe kush të dojë le të futet në zgjedhje, referuar bojkotit të opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar.
29 Maj 2020, 13:21 -
Grupi i artistëve kallëzim në SPAK për Teatrin: Të arrestohen Lleshaj, Veliaj dhe Veliu! Budina: Do të bëjmë një lëvizje të madhe
Në kallëzim kërkohet pezullimi i punimeve dhe vendosja e sekuestros preventive mbi truallin. Gjithashtu ata kërkojnë arrestimin e Lleshajt, Veliut dhe Veliajt me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vrasjes së mbetur në tentativë.
29 Maj 2020, 11:42 -
Aleanca për Teatrin çon peticionin në Lushnje, Budina: Nuk jemi këtu për të krijuar parti, por kulturën e protestës
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur ditën e sotme në Lushnje për të firmosur peticionin ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Regjisori Robert Budina tha se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është për të krijuar parti, por të sjellë kulturën e protestave ku qytetarët shqiptarë t'i kërkojnë të drejtat e tyre çdo pushteti që do të vijë.
28 Maj 2020, 19:00 -
Basha akuza Ramës e Veliajt: 30 mln euro borxh për ndërtimin e teatrit duke varfëruar shqiptarët
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka akuzuar kryeministrin Rama se pas shembjes jashtë çdo ligji të Teatrit Kombëtar duke vjedhur pronën publike tani do marrë kredi 30 milionë euro për ndërtimin e saj duke i shtuar borxhin shqiptarëve.
28 Maj 2020, 16:43 -
Interpelanca për Teatrin, Hajdari: Je bërë si Gruevski që rrafshoi Shkupin! Rama: I kam mbaruar fjalët e mia, sot flas me fjalët e Ndrenikës, Arbanës...(VIDEO)
Në një interpelancë që zgjati 30 minuta, kryeministri Rama iu përgjigj opozitës së re për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rudina Hajdari e krahasoi Ramën me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski që prishi qendrën e Shkupit. Ndërsa Rama iu përgjigj me fjalët e artistëve që janë pro ndërtimit të një Teatri të ri.
28 Maj 2020, 10:08 -
Kuvendi miraton shtyrjen e pagesës së tatimit mbi fitimin, Denaj: Mbështetje për biznesin, paketat e para lehtësuan 50% të bizneseve
Kuvendi ka miratuar një sërë çështjesh ekonomike, këtë të enjte. Me 84 vota pro u miratua akti normativ për shtyrjen e pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin për fasoneritë, turizmin dhe call center për vitin e ardhshëm. Po ashtu u miratua marrja e huasë prej 190 milionë euro nga FMN, si dhe përjashtimi nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga kompanitë që do të marrin pjesë në rindërtimin e vendit.
27 Maj 2020, 23:00 -
Teatri ose 'pikëllimi' postmodern albanez
Edhe në një shkrim të mëparshëm, por edhe tani vijoj të kem bindjen se për argumentin apo për topikën «Teatër» u shkrua aq shumë dhe me aq pasion nga profesionistët më të mirë që ka Shqipëria në lëmë të shkrimit publicistik, trillues, antropologjik, historik e kështu me radhë, sa nuk është shkruar për asnjë argument tjetër.
27 Maj 2020, 20:57 -
Aleanca zhvendoset në Lezhë/ Budina si Meta: Të krijojmë një 'Besëlidhje' të dytë! Do rivendosim flamurin e Skënderbeut te sheshi i Teatrit
Lezha është ndalesa e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për mbledhjen e firma. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë pallatit të Kulturës për të protestuar dhe mbledhur firma për ta ndërtuar teatrin "aty ku ka qenë dhe siç ka qenë".
27 Maj 2020, 18:00 -
Kur 'Othello' i Shekspirit do të shfaqej për herë të parë në Teatrin Kombëtar sipas versionit sovjetik
“Paris-Presse” ka botuar, të shtunën e 20 dhjetorit 1952, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me shfaqjen “Othello” të Shekspirit në Shqipëri sipas versionit sovjetik, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
26 Maj 2020, 18:38