-
Gati projektligji! Nga tokë bujqësore në truall, rritet masa e kompensimit! Ish-pronarët pritet të paguhen deri në vitin 2026
Për të gjithë ish-pronarët që ende nuk kanë marrë kompensimin për pronën e tyre, dhe statusi i tokës u ka ndryshuar, do të ndiqet një formulë e re kompensimi. Ministria e Drejtësisë ka gati projektligjin e ri, sipas të cilit, pronat që kanë kaluar nga tokë bujqësore në tokë truall, do të përfitojnë kompensim më të lartë.
4 Prill 2022, 23:04 -
-
Alfred Balla zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Merr 10 vota pro
Alfred Balla zgjidhet Kryetari i ri i KLP! Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla do të marrë nga dita e sotme drejtimin e këtij institucioni. ai u zgjodh me 10 vota pro nga 11 anëtarë të KLP gjithsej.
28 Mars 2022, 11:18 -
-
Dhanë certifikata pronësie për toka në bregdet e legalizuan objekte pa leje! Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, në kërkim ish-drejtoresha! 2 zyrtarë të tjerë në pranga (VIDEO)
Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi kanë pajisur me certifikatë pronësie disa persona për tokat në bregdet. Zyrtarët legalizuan edhe dy objekte pa leje në Sarandë për të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen.U denoncuan nga Ministria e Drejtësisë.
24 Mars 2022, 16:14 -
‘Jo më në burg për 1 cigare hashash’, marrëveshje mes Bashkisë Tiranë e Ministrisë së Drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin, Manja: Trajtim në qendrat multifunksionale
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur sot një marrëveshje për trajtimin e të miturve që shkelin ligjin. Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se nuk duhet të mbushen burgjet me të rinj që kapen me një cigare hashash, por ata duhet ndihmohen.
17 Mars 2022, 10:06 -
Të burgosurit kanë mundësi të punojnë në administratën e burgjeve me rrogë mujore! Në privat pagë minimale
Nëse më parë puna i shpërblehej me ulje të ditëve të dënimit, tashmë të burgosurit kanë mundësinë ligjore që puna t’i përkthehet në rrogë mujore. Kush do të punojë në administratën e burgjeve do paguhet me 25% të pagës, ndërsa në sektorin privat që do përshtatet brenda ambienteve të burgut, do të marrin pagën minimale.
15 Mars 2022, 16:57 -
Gërmuan dhe shkuan shumë pranë, të tjera pamje nga tuneli i planit të grabitjes së bankës
Report TV ka siguruar të tjera foto që tregojnë planin për të grabitur një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Në pamje duket qartë se grabitësit kanë gërmuar prej kohësh. Pamjet tregojnë edhe çarjen e tunelit në bulevard për të kaluar te nën toka që hapte rrug&am
22 Shkurt 2022, 19:09 -
Ministri i Drejtësisë takim me homologun kroat: Memorandum bashkëpunimi për integrimin në BE dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor
Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe ajo kroate kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në kuadër të integrimit në fushën e drejtësisë si dhe në gjyqësor për çështjet penale dhe civile që do të sjelli harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së por edhe për modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor e promovimin e drejtësisë elektronike.
22 Shkurt 2022, 13:57 -
Tentativa për grabitje e bankës në Tiranë, autorët gërmuan për 3 muaj, qytetarët dëgjuan zhurmat e matrapikut
Janë dashur 3 muaj gërmime nga autorët ën tunelin e nëndheshme për të hyrë në ambientet e bankës së nivelit të dytë. Ata kanë përdor matrapik dhe punto duke punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por megjithatë dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë s
22 Shkurt 2022, 13:49 -
Tentativa për të grabitur bankën në Tiranë, policia e Tiranës: Autorët kryen gërmime në tunel për të hyrë në bankë
Policia ka reaguar për tentativën e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë në Tiranë pranë Ministrisë së Drejtësisë."Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke p&a
22 Shkurt 2022, 12:55 -
Tentativë grabitje të një banke në Tiranë, grabitësit u kamufluan si punonjës të mirëmbajtjes! Video ekskluzive nga ku u futën autorët për të gërmuar tunelet e nëndheshme drejt bankës
Një supergrabitje si nëpër filma ka qenë ajo e tentativës së një dite më parë nga persona ende të paidentifikuar për të grabitur një bankë të nivelit të dytë në Tiranë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Autorët të kamufluar si punonjës të mirëmbajtjes kanë përdorur tunelet nëntokësore për të grabitur bankën. Grabitësit gërmuan në tunel për të hyrë brenda ambienteve të bankës, por janë pikasur nga policia duke braktisur aksionin.
22 Shkurt 2022, 12:43 -
Avokati Maks Haxhia kundër hartës së re gjyqësore: Nuk i zgjidh hallet e qytetarëve
Avokati Maks Haxhi ka kundërshtuar draftin për hartën e re gjyqësore. Sipas tij, kjo hartë nuk i zgjidh hallet e qytetarëve, teksa shtoi se është e pamundur që të shkohet në ekstrem, ku nga 6 Gjykata Apeli, të kalohet në një të vetme."Ne ishim për këtë reformë, por t&eu
18 Shkurt 2022, 11:43 -
Harta e re gjyqësore, prezantohet drafti për avokatët e grupet e interesit! Ministri i Drejtësisë: Të hapur për të reflektuar për sugjerimet! Ka ardhur koha për riorganizim gjyqësorë
Sipas Ministrit Ulsi Manja, harta e re gjyqësore ka në fokus efikasitetin e sistemit gjyqësorë, por duke patur si busull orientimi një balancë edhe me aksesin e qytetarëve te sistemi i ri i drejtësisë.
18 Shkurt 2022, 11:09 -
Kallëzohen në prokurori 4 punonjëse të gjendjes civile, falsifikuan dokumentet! Njëra kreu martesë për letra angleze! Drejtori i Tatimeve në Durrës u hakmor ndaj një biznese
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije sot se të tjerë punonjës të institucioneve shtetërore janë kallëzuar në prokurori për shkelje të ligjit. Manja ka thënë se 4 punonjëse të gjendjes civile në Tiranë janë kallëzuar për 2 raste të ndryshme për falsifikim dokumentesh.
8 Shkurt 2022, 11:51 -
Yuri Kim takon ministrin e Drejtësisë: Të ulim sa më shumë numrin e dosjeve që presin për gjykim! Qytetarët duan shërbim! Zyrtarët e korruptuar të dënohen
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, kërkon edhe një herë që institucionet e drejtësisë të angazhohen për të ulur sa më shumë 'stokun' e dosjeve që presin për gjykim.
1 Shkurt 2022, 12:28 -
'Kadastra e Durrësit të shkrihet totalisht', Ministria e Drejtësisë: Shkelje flagrante të ligjit! Sinkronizim perfekt nga drejtori te nëpunësit, i kallëzuam në prokurori
Ministria e Drejtësisë do të shkrijë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Ministri Ulsi Manja në një komunikim me mediat u shpreh se bëhet fjalë për një koordinim perfekt e të gjithë administratës atje në shkelje të ligjit, duke filluar nga drejtori deri te çdo nëpunës.
25 Janar 2022, 12:18 -
Harta e re gjyqësore, pas avokatëve të Korçës edhe ata të Shkodrës kundër: Është në shkelje të rëndë të interesit publik, i largon qytetarit gjykatën
Kryetari i dhomës së avokatisë Shkodër, Anton Kosteri thotë se kjo hartë e re gjyqësore është në shkelje të rëndë të interesit publik, duke argumentuar se i largon qytetarit gjykatën.
30 Dhjetor 2021, 11:13 -
Harta e re gjyqësore, avokatët në Report Tv: Skemë e pamundur të funksionojë për njerëzit e thjeshtë! I mohon qytetarit të ketë shërbimin gjyqësor
Avokatja Mirela Jorgo u shpreh se duhet bërë një analizë për të parë efektin që do ketë kjo hartë te qytetarët në dhënien e drejtësisë, teksa shton se drejtësia duhet t'i shërbejë njerëzve dhe jo të mbrojë të fuqishmit. Sipas saj, reduktimi i gjykatave është goditje shumë e fortë sociale.
29 Dhjetor 2021, 13:46 -