-
97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit
Kontrolli i Lartë i Shtetit kremton 97-vjetorin e themelimit në 25 maj 2022, organizon aktivitetin “Java e hapur për publikun” nga data 23 deri më 27 maj 2022, qytetarët mund të bisedojnë me audituesit më të lartë që kanë kontrolluar veprimtarinë financiare të ministrive, drejtorive dhe bashkiave.
20 Maj 2022, 14:41 -
Nisma ligjore/ Delina Ibrahimaj ‘merr në dorë’ kontrollin e brendshëm në institucionet publike, emëron kryeaudituesit dhe bllokon fondet kur drejtuesit nuk zbatojnë ligjin
Ndryshon ligji për auditimin e brendshëm, rriten kompetenca e ministres së Financave, do emërojë drejtuesit e njësive si dhe do bllokojë fondet nëse ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët nuk zbatojnë ligjin e auditimit.
16 Maj 2022, 16:34 -
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka zhvilluar një vizitë zyrtare pranë Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë gjatë datave 9 dhe 10 maj, me qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
12 Maj 2022, 20:31 -
'Në pritje të premtimit të Ramës', Zana Çela: Do rikandidoj për kreun e Operas! Ministria e Kulturës s’më është përgjigjur, rikonstruksioni projekt i saj, s’kam përgjegjësi për shkeljet
Pas shpalljes së konkursit për drejtues të “Operës” në 29 mars, titullarja aktuale Zana Çela pohon se do të rikandidojë për një tjetër mandat. Sa i përket kritereve të vendosura, ajo thotë se nuk janë pengesë, ndërsa mohon përgjegjësinë në abuzimet me rehabilitimin e teatrit të Operës.
12 Prill 2022, 16:36 -
AKSHI reagon për draft raportin e KLSH: Në asnjë rast nuk kemi kaluar fondin limit, përkundrazi janë kursyer para të shqiptarëve! Rastet dhe vlerat që sjellin sistemet e-depo dhe e-vizita
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar mbi lajmet e një draft-raporti të KLSH-së mbi implementimin e sistemeve të IT në FSDKSH. AKSHI njofton se në asnjë rast nuk ka kontraktuar më shumë se fondi limit, përkundrazi, janë kursyer para të taksapaguesve. AKSH nënvizon se për projektet të ndryshme për të cilat FSDKSH parashikonte shifra më të mëdha, kontratat e lidhur nga AKSHI kanë si vlerë implementimi vlera më të vogla.
16 Shkurt 2022, 13:08 -
Nisma ligjore / Zyrtarët do paguajnë nga xhepi i tyre dëmet që shkaktojnë në buxhetin e shtetit dhe pasuritë publike, rastet ndëshkimit e si llogaritet kostoja
Maxhoranca sfidohet nga depozitimi i projektligji në Kuvend për kompensimin e dëmeve ndaj interesave publike nga zyrtarët që shkarkojnë dëmin. Përjashtohen vetëm njerëzit e drejtësisë. Përfshihen abuzimet me fondet publike, emërimet dhe shkarkimet e paligjshme, keqmenaxhimi i pasurive publike, sjelljet korruptive, përfitimet e padrejta, moszbatimi i kontratave dhe përdorimi i aseteve publike për interesa private.
14 Shkurt 2022, 09:32 -
PPP-të në Shëndetësi, shqiptarët paguajnë miliona euro për shërbime të pakryera
Raportet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zbulojnë se taksapaguesit shqiptarë paguan edhe gjatë pandemisë së COVID-19 për shërbime që nuk janë ofruar nga kompanitë koncesionare në sistemin shëndetësor.
28 Janar 2022, 17:56 -
Dosja në SPAK/ Emrat e 10 zyrtarëve të Shëndetësisë të kallëzuar nga KLSH për koncesionin e laboratorëve me vlerë mbi 100 milionë euro, ja kush i merr paratë
Report Tv zbulon detaje rreth dërgimit në SPAK nga KLSH të koncesionit të laboratorëve në 18 spitale të vendit, kompania fituese ishte në ndjekje penale në Spanjë, u injorua kundërshtimi i Bankës Botërore.
27 Janar 2022, 16:44 -
Koncesioni i pompave të naftës i pasigurt! KLSH: Kompetencat e Metrologjisë i kanë kaluar privatit, ndëshkimet për shkeljet në dorë të koncesionarit
Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon shtetin për delegimin tek privati të shërbimit të matjes së sasisë së karburanteve. Sipas KLSH kompania private, jo vetëm nuk ka ekspertë por kontrollon dhe punën e vet duke bërë që shqiptarët të paguajnë abuzime që kryen koncensionari i pompave.
26 Janar 2022, 18:19 -
Shpërdoruan detyrën dhe abuzuan me tenderat, KLSH kallëzon në SPAK ish drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës dhe 6 punonjës të tij
Në një auditim në Autoritetin Portual Durrës, KLSH ka kallëzuar në SPAK ish drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës dhe 6 punonjës të tij për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
26 Janar 2022, 16:13 -
Shkelën barazinë në tenderat për pajisjen me laboratorë të spitaleve në Sarandë dhe Lushnjë, KLSH kallëzon në SPAK 10 punonjës, mes tyre 8 të Ministrisë së Shëndetësisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 10 punonjës, 8 prej të cilëve janë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 2 të tjerë janë pjesë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Ata akuzohen nga KLSH se kanë abuzuar me barazinë e pjesëmarrjes në tendera që lidhen me ofrimin e shërbimit laboratorik në spitalet e bashkitë Sarandë dhe asaj Lushnjë, si dhe kanë abuzuar me procedurën e prokurimit për blerje të pajisjeve "monitor pacienti për masat anti-covid”, që ishin të nevojshme gjatë pandemisë.
26 Janar 2022, 15:26 -
Humbjet e gjyqeve në arbitrazh arrijnë 388 mln euro! KLSH: Nuk ka asnjë analizë nga institucionet përgjegjëse
Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga humbjet e gjyqeve në Arbitrazhin Ndërkombëtar, arrin 388 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer thotë se Avokatura e Shtetit nuk ka bërë asnjë analizë për shkaqet e humbjeve, dhe as nuk ka marrë masa për rikuperimin e dëmeve.
10 Janar 2022, 17:04 -
Abuzuan me tenderin për blerjen e ushqimeve për çerdhet e kopshtet në vitin 2018, KLSH kallëzon në SPAK dy punonjës në Bashkinë e Dibrës
Sipas KLSH, pas kontrolleve të kryera rezultoi se dy punonjësit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kishin shkelur procedurat dhe rregullat për tenderin “Blerje artikuj ushqimorë për nevojat e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Dibër për vitin 2018”. Ata akuzohen se kanë favorizuar njërën kompani që të fitonte tenderin.
20 Dhjetor 2021, 17:39 -
Ekonomi
Kontratat PPP me probleme, po bëhen pagesa me dy standarde ndaj të njëjtit operator në dëm të buxhetit
Të hartuara me mungesë transparence, pa studime të mirëfillta kontratat kocensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) në proces zbatimi po shfaqin defekte që në këndvështrimin e zbatimit të ligjit përbëjnë shkelje të rënda në dëm të fondeve publike.
26 Nëntor 2021, 17:32 -
Sociale
Projekti pilot mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, të miturit kthehet në familjet ku dhunoheshin, KLSH nis inspektimet! ‘Shëndetësia’: S’ka mbyllje, por kthim të fëmijëve në familje kur është e mundur
Një projekt pilot sipas modelit holandez që synon fuqizimin e familjes po aplikohet në Shtëpinë Fëmijës në Vlorë, që do të mbyllet deri në dhjetor. Në këtë shtëpi ndodhen 13 fëmijë të moshave 0-5 vjeç, të cilët janë strehuara ty pasi dhunoheshin në familjet e tyre dhe sot rrezikojnë që të rikthehen sërish në gjirin e tyre. KLSH a nisur një audit në Ministrinë e Shëndetësisë ku do të verifikohet forma dhe mënyra e zhvillimit të këtij projekti pilot për të garantuar jetën dhe sigurinë e fëmijëve.
19 Nëntor 2021, 11:44 -
Kronikë
KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e AKU-së, Bledar Skënderin: Nuk tërhoqi nga tregu dhe as inspektoi akulloret e rrezikshme për shëndetin
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të AKU, Bledar Skënderi. KLSH thotë se ka ushtruar kontroll në këtë institucion dhe ka dalë në përfundiminin se nuk është reaguar si duhet ndaj situatës së krijuar me alarmin e ngritur nga Bashkimi Europian për sasi 'oksid etileni' në disa akullore.
10 Nëntor 2021, 17:50 -
Politikë
KLSH kallëzon në SPAK dhe prokurori 9 funksionarë të bashkisë së Tropojës: Shkelën barazinë në tendera
9 funksionare të bashkisë së Tropojës janë kallëzuar nga SPAK dhe në prokurorinë e këtij qytetit për shpërdorim detyre, pasi kanë shkelur barazinë në tendera. Tre nga 9 funksionarët KLSH i ka kallëzuar në SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për ndërtimin e shkollës ‘Asim Vokshi’. Ata janë anëtarë të të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Funksionarët e tjerë janë kallëzuar në Prokurorinë e Tropojës për shpërdorim detyre, për tenderin e rikonstruksionit të pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan dhe Cërrnicël.
10 Nëntor 2021, 17:03 -
Ekonomi
KLSH: Qeveria jo serioze me investimet, nënshkroi në shkelje të ligjit 500 kontrata me vlerë 190 mln euro pas 15 tetorit 2020
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka patur jo pak kritika ndaj qeverisë në lidhje me zbatimin e buxhetit përgjatë vitit 2020, ku thuhet se ka treguar mungesë serioziteti, ndërsa në filtër është kaluar edhe sektori i turizmitm malor, ku u konstatua mungesë rakordimi mes institucioneve dhe federatave që do ta nxisnin këtë lloj turizmi më shumë
10 Nëntor 2021, 08:34