-
Inspektim në Komisariatin e Policisë në Pogradec, Lleshaj: U godit një grup shumë i rrezikshëm kriminal
Ministri vlerësoi punën e strukturave lokale të Policisë për mbarëvajtjen e sezonit, si dhe rendin në tërësi. Lleshaj veçoi goditjen e një grupi me tendenca të forta kriminale. Ai gjithashtu theksoi se shërbimet online kanë ulur me 70 % prezencën e qytetarëve që marrin shërbime në polici, duke i ofruar ato online.
2 Shtator 2020, 10:12 -
'Mbaj përgjegjësi për Gjovalin Lokën'! Caka akuza Lleshajt: Si mund të shkelësh ligjin me vetëdije dhe të mbrosh një ish-sigurims
Ish deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar ashpër ndaj kalimit të vettingut të Gjovalin Lokës i cili ka qenë ish sigurims, por dhe mbrojtjes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke e cilësuar si shkelje të ligjit nga ministri.
1 Shtator 2020, 13:47 -
Gjovalin Loka ish-sigurims, Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për emërimin! Kam vlerësimet maksimale për punën e tij
Me vetëm një fjali dhe me një nënqeshje në fytyrë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar akuzat e bëra nga opozita për dy zyrtarët e lartë të Policisë, Gjovalin Loka dhe Artan Shkëmbi, si ish- sigurims. Nga Korça, Lleshaj ka vlerësuar maksimalisht numrin 2 të policisë së shtetit, Gjovalin Lokën, duke thënë se mban përgjegjësi të plotë, pasi ka qenë ai që e ka emëruar.
1 Shtator 2020, 10:47 -
PD kërkon sërish shkarkimin e nëndrejtorit të policisë së shtetit: Rama-Lleshaj heshtin për agjentin e sigurimit të shtetit
Dhurata Çupi: Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin për emërimin e ish-bashkëpunëtorit të sigurmit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit. A po zbatohet dhe në këtë rast i njëjti plan si me rastin e Gjovalin Lokajt për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?!
29 Gusht 2020, 14:42 -
Risia e policisë/ Pas qenve, në përdorim edhe kuajt (VIDEO)
Për 70 vjet, qentë policë do të ishin në krah të efektivë në ngjarje të ndryshme duke zbuluar edhe prova kyçe për hetimin e tyre. Për këtë Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar angazhim edhe më të madh të kafshëve në polici. Lleshaj thotë se pas qenve është radha të futen në përdorim edhe kuajt në shërbim.
17 Gusht 2020, 15:54 -
Situata kaotike në Kakavijë/ Lleshaj: Patrulla policie për të këshilluar qytetarët të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë
Situata kaotike e krijuar në Kakavijë ka bërë që në terren të dalin patrulla policie për të këshilluar qytetarët të shmangin në këtë kohë pikën kufitare deri në stabilizimin e situatës.
15 Gusht 2020, 12:57 -
8 drejtorë në 10 muaj në Kadastrën Vlorë! Radhë të gjata qytetarësh: Na gënjejnë, askush nuk merr përgjegjësi (VIDEO)
Ndërrimi i 8 drejtorëve në 10 muaj në Kadastrën e Vlorës ka rënë në kurrizin e qytetarëve. Problemet e mbartura të pronave reflektohen në radhët e gjata në dyert e kadastrës, që prej orëve të para të mëngjesit. Presim të takojmë drejtorin shprehen ata ndërkohë që tregojnë ecejaket përgjatë viteve duke i përcjellë pa marrë një përgjigje për çështjet e mbartura.
25 Korrik 2020, 15:45 -
Lleshaj në 'Pa Protokoll': Po hetohet nëse ka arsye kriminale pas dorëheqjeve në Kadastrën Vlorë! Janë shkarkuar shumë policë për kanabisin në vend
Ministri i brendshëm i vendit, Sandër Lleshaj në intervistën për emisionin në "Pa Protokoll" në Report Tv tha se Shqipëria në këto momente është në parametrat më të mira të 30 viteve të fundit për sa i përket kriminalitetit.
24 Korrik 2020, 21:11 -
Qeveria paketë ligjore kundër ndërtimeve pa leje: Konfiskohet ose shembet objekti dhe ndërtuesi rrezikon burg
Qeveria përgatit një paketë të re ligjore kundër ndërtimeve abuzuese dhe për ndëshkimin e personave përgjegjës, prishje të objektit kur sipërfaqja totale ndërtimore pa leje është 2%, kush ndërton pa leje mbi 50 % objekti do të konfiskohet për llogari të shtetit, burg për çdo shkelje në ndërtim.
23 Korrik 2020, 20:43 -
'Po kanabizoni vendin', Lleshaj: Po hidhni tymnajë dezinformuese, mashtroni me fotot! PD: Do hysh në histori si ministri më i dështuar
Ministri Sandër Lleshaj dhe Policia e Shtetit shprehet se PD me dy fotot e publikuara nuk ka qëllim informimin dhe nuk i intereson e vërteta, po dezinformimi i publikut!
18 Korrik 2020, 18:15