-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi masat anti-krizë! Zero TVSH për ushqimit bazë, ulet akciza për karburantet
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të premten në mesnatë masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.
12 Mars 2022, 10:14 -
Braçe nis denoncimet e tregtarëve që kanë abuzuar me çmimet: Vaji 'floriol' nga 145 lekë para 25 ditësh, sot 345 lekë litri! A ka moral ky fitim?
Teksa kërkon një hetim për këto abuzime me çmimet në treg, Braçe thotë se tërmeti e pandemia kanë sjellë ndryshime të kërkesës e ofertës në një ekuilibër të ri, por thekson se ky ekuilibër nuk mund të zhvendoset në dëm të qytetarëve prej abuzimit.
12 Mars 2022, 09:45 -
Protesta kundër rritjes së çmimeve/ 84 protestues nën hetim, mes tyre dhe deputeti Edmond Spaho! 6 të arrestuar dhe 1 në kërkim
84 persona të vënë në hetim, 6 të arrestuar dhe 1 tjetër në kërkim! Është ky bilanci i Policisë së Shtetit në përfundim të protestave kundër rritjes së çmimeve të cilat u zhvilluan jo vetëm në Tiranë, por edhe u shtrinë në rrethe.
12 Mars 2022, 08:40 -
Protestat në vend, Zusi në Report Tv: Çmimet pritet të rriten sërish! Gështenja: Produktet e shportës të papërballueshme! Aktivisjta:Qeveria të heq dorë nga shpenzimet e luksit
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha në Report Tv tha se ekonomia e vendit është në koma dhe çmimet pritet të rriten në vazhdim, megjithatë nuk është një situatë pa zgjidhje.
11 Mars 2022, 22:49 -
Protestat/ Ish-ministri Lleshaj në 'Kontrast': Krizës ndërkombëtare të mos i shtojmë një të brendshme, s'mund ta pësojë vetëm një shtresë e shoqërisë, të gjithë do të humbim diçka
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, ish-ministri Sandër Lleshaj tha se krizës ndërkombëtare që ka prekur edhe Shqipërinë nuk i duhet mbivendosur një krizë e dytë, e brendshme.
11 Mars 2022, 18:44 -
Në këtë krizë energjetike dhe kur kërkohet kursim, neonet ndriçojnë rrugët e Tiranës dhe ditën
Por edhe pse është bërë thirrje për kursim, edhe nga autoritetet shtetërore, ajo çka është e papranueshme është fakti se dritat nëpër rrugët e Tiranës janë të ndezura edhe kur ka ndriçim, kur kjo është totalisht e panevojshme dhe më tepër para për tu paguar.
11 Mars 2022, 17:21 -
Rritja e çmimeve, protesta e tensione në Tiranë e disa qytete të vendit, bllokohen akse rrugore! Rama: Të manipuluar nga një përpjekje e ulët e 'non gratave' të shpallura ose jo (VIDEO)
Në ditën e tretë radhazi, nga qytete të ndryshme të vendit, qytetarë janë mbledhur në protesta. Me thirrjet ‘Ulni taksat’, ‘Taksoni oligarkët’, janë zhvilluar protesta në për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në Tiranë, Lezhë, Durrës, Berat, Korçë, Shkodër etj.
11 Mars 2022, 17:06 -
Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës. Kjo lëvizje e Autoritetit të Konkurrencës vjen në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar një rritje të ndjeshme.
11 Mars 2022, 16:25 -
Rritja e çmimeve, studentët e Bujqësorit marshim-protestë nga universiteti në sheshin Skënderbej: Nuk po përballojmë dot jetesën, do i bashkohemi protestës pasdite te kryeministria
Me moton ‘Ulni çmimet’, studentët e Universiteti Bujqësor të Tiranës, marshuan në këmbë nga Insituti, në drejtim të sheshi ‘Skënderbej’, në një protestë paqësore për të kërkuar sipas tyre ndërhyrjen të qeverisë me paketa lehtësuese për qytetarët. Marshimi studentëve drejt sheshit zgjati për rreth 2 orë
11 Mars 2022, 12:41 -
Rritja e çmimeve, studentët e Korçës bojkotojnë mësimin dhe marshojnë në rrugët e qytetit: Bashkohuni me ne mos rrini në kafene
Dhjetëra studentë të qytetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Ato thonë se rritja e çmimit të naftës ka sjellë edhe rritje të çmimit të biletës dhe shumë studentë që ndjekin studime
11 Mars 2022, 10:20 -
Rama: Rritja e çmimeve nuk erdhi sepse iu bashkuam sanksioneve kundër Rusisë! Brenda kësaj jave, gati skenari për përballimin e kësaj krize
Kryeministri Edi rama bëri me dije se brenda kësaj jave do të bëhet publik skenari për përbvallimin e krizës të shkaktuar nga rritja e çmimeve, si pasojë e pushtimit të Ukrianës nga Rusia."Lufta e impaktoi edhe më shumë krizën energjetike, e impaktoi fortë edhe çmimin e naftës e
10 Mars 2022, 18:51 -
Qytetarët në protestë poshtë zyrës së tij, Rama: Bord kombëtar për administrimin e naftës për të shmangur abuzimin me çmimin, kush nuk respekton vendimet gjobitet! Brenda 48 orëve plani i plotë
Kryeministri Rama bëri mbrëmjen e sotme publike masën e parë të ndërmarrë pas rritjes së çmimeve. Ai tha se do të ngrihet një bord qeveri-furnitorë për administrimin e karburantit, për të ndaluar abuzimin me çmimet. Nuk mbetën jashtë komenteve të kryeministrit edhe protestat që po zhvillohen që sipas tij po shfrytëzohen nga ata që kërkojnë kaos.
10 Mars 2022, 18:37 -
VIDEO/ Rritja e çmimeve, protesta në të gjithë vendin! Protestuesit në Tiranë 3 orë në rrugë, bllokuan akset kryesore të kryeqytetit! Disa të shoqëruar
Nga Shkodra në Sarandë, qytetarët u bashkuan njëzëri duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Protesta nisën në orën 17:00, ndërsa qëndresa më e gjatë ishte në Tiranë, ku protestuesit qëndruan në rrugë prej 3 orësh.
10 Mars 2022, 17:07