-
Bota
Çfarë e pret Vuçiçin në Berlin?
Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e pret në Berlin një ditë e gjatë dhe e pakëndshme. Ka shumë çështje të diskutueshme në rend dite. Presidenti i sapozgjedhur donte në fakt të mbante një “fjalë” para popullit të tij javën e kaluar, por ai tani e ka shtyrë atë për të premten e ardhshme (05/06/2022).
4 Maj 2022, 15:34 -
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bisedon për 2 orë me avokatët e ish krerëve të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë dy orëshe me avokatët e ish pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Në takim po diskutohen kërkesat e bëra nga avokatët për qeverinë e Kosovës.
3 Maj 2022, 19:34 -
Dialogu Kosovë- Serbi, BE konfirmon takimin e Lajçak me Kurtin dhe Vuçiç! Më 4 maj priten nga Scholz në Berlin
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar se i Dërguari i Posaçëm i Bllokut Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
2 Maj 2022, 15:31 -
Vuçiç: Po bëhet presion i madh që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës duke shfrytëzuar situatën në Ukrainë
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, ka folur ditën e sotme para gazetarëve lidhur me ftesën e marrë në 4 maj nga Kancelari gjerman Olaf Scholz për një vizitë në Berlin, ditë kjo kur atje do të do të jenë gjithashtu edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Emisari i BE-së Miroslav Lajcak.
30 Prill 2022, 16:07 -
Bota
Kurti në homazhet për Albright: Bëri shumë për lirinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në homazhet për ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright. Kurti shkruan se Albright bëri shumë për lirinë e Kosovës.“Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dhe ish presidenten, znj. Atifete Jahjaga, morëm pjesë sot n&am
27 Prill 2022, 22:18 -
Bota
Osmani në homazhet e ish-sekretares së shtetit: Falënderues për kontributin e Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në homazhet në nder të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. Osmani shkruan se do të jenë gjithmonë falënderues për kontributin që ka dhënë Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë.&
27 Prill 2022, 22:05 -
Bota
Bota nderon ish-sekretaren Madeleine Albright, Biden: Ndryshoi rrjedhën e historisë, ndihmoi në ndaljen e gjenocidit në Ballkan! Të pranishëm Kurti e Osmani
"Ajo bëri ndryshimin e rrjedhës së historisë", "trashëgimia e saj po vazhdon të nderohet në Kosovë, Bosnjë dhe vende të tjera", ishin disa prej fjalëve dedikuar nga liderë amerikanë për ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars.
27 Prill 2022, 20:14 -
E dërguara e DASH në Kosovë, Donfried: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog
Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka thënë të hënën, 25 prill, se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, sepse status-quoja është e paqëndrueshme
25 Prill 2022, 20:07 -
Kurti quan presidentin serb 'Putin i vogël', reagon Beogradi: I them 'Hitlerit të vogël' se Vuçiç do mbetet makthi i tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar “Putin i vogël” presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke thënë se me të dhe Milorad Dodik, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është e kërcënuar.
25 Prill 2022, 14:53 -
Prishtina: Aspak tolerancë ndaj strukturave paralele të Serbisë
Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri janë dënuar fuqishëm si nga autoritetet e Prishtinës edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë. Sulmet ndaj forcave të policisë në veri të Kosovës janë dënuar edhe nga SHBA, BE e KFOR.
18 Prill 2022, 14:00 -
Sulmet në Veri ndaj policisë së Kosovës, Albin Kurti: Janë akte terroriste
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës duke i cilësuar si “terroriste” ndërsa i bën thirrje autoriteteve që të hetojnë për zbardhjen e rastit. Pasi bëri homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pahaziti, Kurti tha para gazetarëve tha se sulmet kishin për qëllim vrasjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
18 Prill 2022, 11:56 -
Kurti kritika BE: Po neglizhoni bashkëpunimin ushtarak ruso-serb, armët s’u duhen për paradë, por për luftë! Kosova në NATO, stabilitet për rajonin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bashkëpunimi i ngushtë ushtarak i viteve të fundit me Rusisë dhe Serbisë duhet të shihet me shqetësim. Armatimi që Rusia ia garanton Serbisë, tha Kurti, nuk është për parada, por për luftëra.
16 Prill 2022, 08:43 -
Blerja e sistemit anti-raketor kinez nga Serbia, Vuçiç i përgjigjët Kurtit dhe Gjukanoviç: Nga ju mbrohemi me sprej mizash
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se homologu i tij malazez Milo Gjukanoviç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përhapin urrejtje ndaj serbëve dhe Serbisë.
13 Prill 2022, 15:32 -
Kurti për CNN: Serbisë nuk ia kemi frikën! Beogradi mban anën e Rusisë në konfliktin në Ukrainë
Në një intervistë për televizionin amerikan CNN, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia ndryshe nga sa pretendon nuk po mban qëndrim neutral lidhur me agresionin rus në Ukrainë, por mbështet Moskën.
5 Prill 2022, 22:45 -
Kurti: Ndërhyrja e NATO-së në Kosovë mban vulën e Madeleine Albrightit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare
24 Mars 2022, 11:24 -
Madeline Albright ndërroi jetë, Kurti: Do na mungosh, mike e Kosovës deri në fund
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Madeline Albright."Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoq
23 Mars 2022, 21:06 -
5 vendet më të mëdha perëndimore Albin Kurtit për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë: Kjo sjellje jo në linjë me vlerat dhe parimet tona! Minon aspiratat evropiane të Kosovës
Shtetet e Quint-it kanë shprehur zhgënjimin e tyre me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, të caktuara më 3 prill. Vendet e Quint-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.
23 Mars 2022, 15:14 -
Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, Kurti: Qëndrojmë në linjë me aleatët ndërkombëtarë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim për zgjerimin e pakos së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ky vendim synon që Kosova t’i përshtatet pakos ekzistuese të sanksioneve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
23 Mars 2022, 12:50 -
Analisti në Report Tv: Rusia i ka tentakulat në Ballkan, por nuk ka rrezik! Lufta në Ukrainë, mundësi e artë për Kosovën në aspektin strategjik, Kurti të veprojë në kohë
Analisti Nexhmedin Spahiu, duke folur në Report Tv tha se pavarësisht se Rusia i ka shtrirë tentakulat e saj deri në Ballkan, kjo nuk përbën një rrezik.
21 Mars 2022, 12:13 -
Albin Kurti për 'La Repubblica': Jemi në rrezik, Rusia ka tentakula në Ballkan! Qëllimi i Putin të rishkruajë historinë, e sheh veten si Stalini
Për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti Ballkani Perëndimor rriskon shumë një konflikt të ri pas situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë. Sipas Aleksandër Vuçiç është "një kukull e Kremlinit" që sundon një vend që "imiton Rusinë edhe pse nuk është". Ai sheh një përpjekje për të destabilizuar Ballkanin duke "përsëritur modelin" pasi shumë tentakula të Putinit janë të forta në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
21 Mars 2022, 10:42 -
Periferi
Prishtinës dhe Tiranës i duhet vërtetësia dhe vuajta e personave LGBT për t'u bërë më njerëzorë
Kuvendi i Kosovës u përfshi nga një debat i ashpër sa i takon projekt kodit të ri civil, duke refuzuar me debate të forta, thumbuese, përçmuese të drejtat e personave LGBT. Përtej përkatësisë seksuale, kushdo ka shumë për të mësuar nga personat LGBT si në Tiranë, ashtu dhe në Kosovë.
17 Mars 2022, 22:01 -
Kurti e Osmani në “The Guardian”, alarmojnë se Rusia mund ta përdor Serbinë për destabilizimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kanë folur për të përditshmen britanike “The Guardian”, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
11 Mars 2022, 22:08 -
Kurti për 'The Independent': Ballkani në rrezik, Kosova me urgjencë t’i bashkohet NATO-s
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë për “The Independent” se Perëndimi duhet të dallojë synimin e Rusisë për të kryer gjenocid në Ukrainë, derisa ka paralajmëruar se edhe Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin ekspansionist të Rusisë.
3 Mars 2022, 22:47 -
Albin Kurti për Sky News: Putin kërkon ta transferojë luftën në Ballkan! Rajoni nuk është imun nga ajo që ndodh në Ukrainë, ka shtete që nuk pranojnë sanksionet ndaj Rusisë
Ballkani nuk është imun nga gjendja në Ukrainë, sepse në Ballkan ka shtet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk ka dënuar veprimin e Rusisë, e ky shtet është Serbia, fqinji i Kosovës.
2 Mars 2022, 13:05