-
Sërish rritje të infektuarish me koronavirus, 159 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë (VIDEO)
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 159 raste të reja nga 844 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total të viktimave në 362. Aktualisht situata në spitalet COVID vijon të jetë e njëjtë ku marrin shërbim mjekësor 185 pacientë ndërkohë që 15 persona janë në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.
20 Shtator 2020, 16:03 -
Rritet numri i të infektuarve! 153 persona të prekur me COVID, 5 ndërrojnë jetë gjatë 24 orëve në vendin tonë
Gjatë ditës së sotme, 153 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 5 të tjerë kanë ndëruar jetë në vendin tonë gjatë 24 orëve.Fatmirësisht 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.
19 Shtator 2020, 16:07 -
Sot 6 viktima dhe 127 persona pozitiv me COVID-19! 'Infektohet' spitali dhe Drejtoria Tatimeve në Berat
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 127 persona të infektuar me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 6 persona. Ministria e Shëndetësisë shprehet se më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen nga mjeket e familjes.
6 Gusht 2020, 16:15 -
Rekord infektimesh me COVID-19, 139 persona pozitivë dhe 6 viktima në 24 orët e fundit
Rekord të të infektuarish me covid-19 në 24 orët e fundit, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 139 persona. Gjithashtu kanë humbur jetën me virusin 6 persona në të dy spitalet COVID. Të shëruar në 24 orë janë 69 persona.
5 Gusht 2020, 16:15 -
Sot 3 viktima, 68 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital dhe të intubuarit! Burri i punonjëses pozitiv, mbyllet shërbimi ADISA në Fier (VIDEO)
Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19. Rastet më të shumta të të prekurve janë shënuar në Tiranë. Gjithashtu situata paraqitet problematike pasi rriten shtrimet në të dy spitalet COVID ku po trajtohen 124 pacientë mes të cilëve 7 pacientë të intubuar.
22 Korrik 2020, 16:23 -
Shifrat ulen në Europë, rriten në Shqipëri/Mjeku Dasho: Ndryshoni masat! Tomini: Është përgjegjësi personale!
Në lidhje me gjendjen e koronavirusit në Shqipëri dhe pikërisht me vdekjen e pacientes më të re ditën e sotme në emisionin "Repolitix" në Report Tv ishin të ftuar mjeku Erion Dasho ishte përballë Eugena Tominit, shefes së Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP.
24 Qershor 2020, 23:29 -
Rritja e infeksioneve/ Tomini: U shkelën rregullat, alerti i strukturave të jetë i lartë! Maska e detyrueshme brenda kur s'ka distancim
Eugena Tomini një kritikë e kishte edhe për vetë mjekët, kur tha se pas rihapjes graduale kishte një shfrenim të përgjegjësisë. Ajo qetësoi qytetarët kur tha se pavarësisht numrave në rritje rimbyllja nuk është marrë në konsideratë. "Jo, nuk kemi rikthim pas". Në vijim, Eugena Tomini kërkoi jo vetëm ndërgjegjësimin e qytetarëve, por edhe rritjen nivelit të alertit nga strukturat shëndetësore për të parandaluar rritjen e numrit të infeksioneve.
11 Qershor 2020, 14:32 -
17 raste të reja me COVID, 3 janë personel mjekësor! Rritet numri i pacientëve të shtruar tek infektivi (VIDEO)
17 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Në përditësimin e fundit, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet janë 8 në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3 në Kamëz.
8 Qershor 2020, 11:14 -
Rritja e rasteve me COVID, Tomini për Report Tv: Situatë e parashikuar nga rihapja, duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë
Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në një intervistë për Report Tv se rritja e rasteve me COVID është një gjë e parashikuar për shkak të rihapjes graduale të masave që po bëhet.
26 Maj 2020, 14:10 -
'3 kritere vlerësimi për masat lehtësuese', Tomini: Pas 3-4 javësh mund të jemi në 'bishtin' e epidemisë
Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, u shpreh e rezervuar dhe e kujdesshme për të thënë se jemi në fundin e epidemisë, por shtoi se nëse ecet në këtë mënyrë pas 3-4 javësh mund të jemi në 'bishtin' e epidemisë me raste pozitive shumë të ulëta, por jo fundin e saj.
30 Prill 2020, 22:34 -
Vatra e infeksionit te burgu 313-të, ISHP i shmanget pyetjes se ku mbahen të burgosurit me COVID (VIDEO)
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini u pyet sot nga gazetarët se si do të veprohet me personat e prekur që janë në burg, ku do të mbahen dhe trajtohen dhe nëse bëhet fjalë vetëm për personat që vuajnë dënimin apo edhe staf. Sot u infektua edhe një çift të moshuarish nga djali i tyre, i cili është punonjës në burgun 313 në Tiranë
24 Prill 2020, 12:30 -
15 raste të reja, 9 të shëruar! Asnjë i infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Krujë (VIDEO)
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin. Eugena Tomini u shpreh se pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. "Deri tani, 58% e të prekurve janë shëruar". Shefja e Epidemiologjisë në ISHP: Deri tani asnjë person i moshës pediatrike nuk ka qenë i shtruar apo hospitalizuar në Pediatri
24 Prill 2020, 10:58 -
Pse Shqipëria s'ka shifra të frikshme si Italia e Spanja dhe kur pritet piku i COVID-19?! Tomini: Nuk do kemi verë normale, vjeshta rikthen infeksionet (VIDEO)
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha për Report Tv se në shtetet ku pandemia COVID ka gjunjëzuar popujt me numër të lartë viktimash e të infektuarish, edhe popullatat janë të vjetra. Ndërsa në Shqipëri, për shkak të moshës së re, shumë qytetarë mund të jenë duke e kaluar koronavirusin pa simptoma klinike.
2 Prill 2020, 13:54 -
5 viktima me COVID-19/ 49-vjeçari nga Tirana vuante nga diabeti! 123 të infektuar, 10 fitojnë luftën, drejt shërimit edhe një 62-vjeçar, 57 të shtruar
Ministria e Shëndetësisë: 19 raste të reja në 24 orë nga 74 teste të kryera. 123 të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, 930 teste në total. Një qytetar 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Deri tani 10 të shëruar pas testeve konfirmuese. Harta e të prekurve shtrihet edhe në Lezhë (1 i infektuar), Has (1 i infektuar) edhe Berat (2 të prekur)
24 Mars 2020, 11:02 -
U dyshua për koronavirus/ Dalin përgjigjet e analizave të 50-vjeçares që ndërroi jetë në Korçë (VIDEO)
Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një deklaratë për mediat, tha se ky ishte një rast kompleks me edem pulmonare dhe pas analizës ka rezultuar se përveç diabetit vuajte edhe nga gripi A.
5 Mars 2020, 12:38 -
Tomini: 36 raste rezultuan NEGATIV për koronavirus, 39 udhëtarëve iu sugjerua vetëkarantinim! 1649 telefonata tek 127 (VIDEO)
Ndërkohë, në numrin 127, deri më tani janë bërë 1649 telefonata - tha Eugena Tomini, dhe vetëm 39 kanë lidhje me historik udhëtimi me Italinë apo probleme respiratore.
3 Mars 2020, 12:26