-
Kreu i AMF raporton te 'Ekonomia'! Braçe kërkon llogari për 'Call Center'-at: U bëmë turpi i botës! Mete: Ne nuk bëjmë hetim penal, i kemi referuar në polici
Mungesa e monitorimit të tregjeve virtuale, dhe mos marrja e masave për mashtrimet e kryera nëpërmjet platformës FOREX, nga Call Centerat nxitën debate në komisionin e Ekonomisë mes deputetit Erion Braçe dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Braçe kërkoi sqarime për masat e marra për këto dy tregje, në të cilat sipas tij po pastrohen paratë e krimit. Këtij shqetësimi AMF ju përgjigj se nuk merret me hetime penale, dhe se monitoron vetëm kompanitë e licencuara.
10 Maj 2022, 11:10 -
Profesionet më të kërkuara në vend, kryeson fasoni dhe Call Center-at
Vetëm sektori fason këtë vit kërkon 20 mijë punonjës shtesë. Ndërsa i gjithë sektori i Call Center, duke përfshirë bizneset e mëdha e të vogla të kësaj fushe, kanë shprehur preferencat të punësojnë rreth 1000 punonjës të rinj këtë vit.
18 Prill 2022, 10:31 -
Iu vodhën 5 mln euro gjermanëve përmes Call Center në Tiranë, kompania ‘Blu Energy’ boshtatis llogaritë bankare! I konvertuan paratë në 'Bitcoin' për të humbur gjurmët
Nga hetimet për mashtrimet me Call Center, ka rezultuar se në llogaritë bankare të Call Center “Blu energy” s’ka asnjë para nga shumat e miliona euro vjedhura, afro 500 gjermanëve
21 Mars 2022, 10:23 -
Mashtronin gjermanët të blinin diamante e të investonin në bursë përmes Call Center në Tiranë, SPAK kërkon burg për 14 të arrestuar, mes tyre edhe pronari, arrest shtëpie për 4 punonjëse
SPAK kërkon burg për 18 të arrestuarit që kanë mashtruar me Call Center, ndërsa seanca është ende duke u zhvilluar në GJKKO. Sipas SPAK pronari i Call Center “Blu energy”, Erion Kasmi, Xhulian Xhafa inxhinieri IT dhe vartësit e tyre duhet të mbeten në qeli, ndërsa ka kërkuar arrest shtëpi për 4 punonjëse.
20 Mars 2022, 11:42 -
'Blini diamante dhe investoni në bursë' si iu vodhën 5 mln euro 2 mijë gjermanëve përmes Call Center në Tiranë, SPAK arreston 15 persona, mes tyre dhe pronari
15 punonjës të një Call Center në Tiranë janë arrestuar deri tani nga SPAK për mashtrim të shtetasve të huaj. Mes të arrestuarve janë administratori i Call Center 'Blue energy call', programuesi i IT dhe të tjerët supervizorë të këtij Call Center-i. Arrestimet ndodhën gjatë operacionit të koduar 'Skema' ku janë shpallur në kërkim 21 të tjerë dhe 35 janë aktualisht në hetim.
17 Mars 2022, 09:42 -
Mashtronin të huajt që të investonin në bursë, nën hetim penal 9 administratorë 'Call Center'-ash në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë proceduar penalisht administratorët e 9 subjekteve call-center, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve"
16 Mars 2022, 16:09 -
Policia në sitë 11 'Call Center-a' në Tiranë, tre prej tyre mashtronin qytetarët nëpërmjet Forex! Nisin hetimet për administratorët
Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion në 11 Call Center në Tiranë. Nga aksioni i policisë tre prej tyre janë gjendur me shkelje dhe dyshime për mashtrime të qytetarëve me Forex. Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar administratorët, ndërsa hetimet do të kryhen për veprat penale mashtrim, fshehje të ardhurash si dhe mos pagim taksash. Ndër pronarët e Call Center dy prej tyre janë italianë.
3 Mars 2022, 14:14 -
Fikën serverin sapo hyri policia, arrestohen tre të rinjtë që mashtronin të huajt përmes Call Center-it në Tiranë
Sipas policisë, duke qenë të punësuar në një call center në rrugën 'Sulejman Delvina, tre personat prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe mashtronin të huajt që të investonin në Forex. Tashmë tre të rinjtë akuzohen për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
25 Shkurt 2022, 10:46 -
Firmë piramidale nëpërmjet Call Center-it në Durrës, arrestohen dy punonjësit! Mashtronin të huajt duke u përvetësuar shuma të mëdha parash
Në pranga kanë rënë F. L. dhe D. B., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center
9 Shkurt 2022, 09:01 -
Në strofullën e një Forex-i shqiptar, aty ku ngrihet kurthi i grabitjes së parave
Një figurë gjigande e Jordan Belfort, ujkut të Wolf Street pikturuar në mur, ngjitur me dhjetra shprehje motivuese. Kështu duket një zyrë Forex-i ilegale në Shqipëri, një lojë psikologjike që “luan” me paranë.
4 Janar 2022, 20:33 -
Mashtroi mbi 2 mijë të huaj nga Franca, Italia e Gjermania, duke i vjedhur miliona euro, prangoset bosi izraelit i 'Call Center-it' në Tiranë! 35 të arrestuar të tjerë
35 persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Komunikimi”, pas hetimeve të Kibernetikës dhe Prokurorisë së Tiranës, mes tyre organizatori izraelit Refael Genish. Ata mashtruan rreth 2 mijë shtetas të huaj, në mesin e dy milionë të kontaktuarve që u kërkonin të investonin para.
24 Dhjetor 2021, 10:30 -
Kronikë
Shkodër/ U arrestuan 2 ditë më parë se mashtronin të huajt dhe i vidhnin miliona përmes Call Center, lihen të lirë 8 të rinjtë! Avokatët: Nuk ishin në dijeni të skemës
Të gjithë këta të rinj, punonjës të kompanisë, janë lënë sot të lirë nga Gjykata e Shkodrës dhe është vendosur vetëm masa 'detyrim paraqitje'. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi te arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.
20 Nëntor 2021, 14:07 -
Kronikë
Në pranga 6 vajza dhe 2 djem në Shkodër, i vidhnin miliona gjermanëve dhe spanjollëve nga Call Center! Në kërkim pronari polak dhe bashkëjetuesja e tij shqiptare (EMRAT)
6 vajza dhe 2 djem, nga 20 deri në 30 vjeç, janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të huaj përmes 'call center-ave'. Prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak. Skema konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, duke vjedhur të huajt, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.
18 Nëntor 2021, 13:17 -
Kronikë
Ngjarjet e vjetra kriminale dhe Call Center-at, Drejtoria e Policisë Tiranë mbledhje me drejtuesen e Prokurorisë, Elisabeta Imeraj
Sot në Prokurorinë e Tiranës u zhvillua një mbledhje e thirrur nga drejtuesja e këtij institucioni, Elisabeta Imeraj, ku mori pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, së bashku me vartësit e tij, shefat e 6 komisariateve dhe krimeve të rënda.
11 Nëntor 2021, 11:42 -
Kronikë
Hap pas hapi/ Eksperti tregon në Report TV si Call Center-at vjedhin miliona euro nëpërmjet FOREX
Nisur nga skandali i mashtrimeve që Call Center në Tiranë nëpërmjet FOREX kanë vjedhur mijëra euro qytetarëve europiane, eksperti i IT-së, Blesmir Selmanaj ka treguar për Report Tv, hap pas hapi sesi funksionon skema e vjedhjes.
3 Nëntor 2021, 22:21 -
Politikë
Braçe nxjerr dokumentet: AMF dhe institucione të tjera shteterore e dinin mashtrimin e FOREX me call center-a që në vitin 2018
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe thekson se edhe qeveria ka përgjegjësi sa i takon mashtrimit që kompanitë e rreme në Shqipëri i bëjnë qytetarëve të huaj.
3 Nëntor 2021, 16:08 -
Kronikë
Shqipëria 'parajsë' e Forex-it fantazmë! Call Center-a që mashtrojnë, mbi 1 mijë europianë pre e vjedhjes nga Tirana! Letër porosia nga Gjermania: Të pyeten 3 kompani për të kapur mashtruesin
Mbi 1 mijë qytetarë të huaj dyshohet të jenë mashtruar nga kompani të rreme në Shqipëri që përdorin Forex për t’i joshur ata të investojnë në bursë me premtimin se do u dyfishohet fitimi. Organi i akuzës është vënë në lëvizje pas denoncimeve nga shtetet e huaja, dhe po i kërkon informacion bankave të nivelit të dytë, tatimeve dhe kompanive telefonike për lëvizjet e kompanive call center të dyshimta.
2 Nëntor 2021, 12:30 -
Kronikë
‘Investoni në bursë’, dyshime serioze se evropianët vidhen nga Shqipëria nëpërmjet Forex! Prokuroria e Tiranës me policinë vendosin ‘në sitë’ call center-at
Pas hetimeve të policisë për identifikimin dhe lokalizimin e call center-ave që dyshohen se përdorin sistemin FOREX për të zhvatur me qindra qytetarë evropianë me fabulën se do kenë fitime të mëdha në qoftë se investojnë në bursë Prokuroria shqiptare ka përcjellë letër porosinë e homologëve evropianë, si Gjermania, Italia dhe disa vendeve nordike për të identifikuar e lokalizuar selitë e telefonatave agjentëve të rremë.
1 Nëntor 2021, 16:09