-
FOTOT/ Sezoni turistik, mbërrin në Vlorë kroçiera e parë, ‘Bukuroshja e Adriatikut’ me 146 turistë nga 6 vende të botës
Mëngjesin e kësaj të diele hëne është akostuar në Portin e Vlorës “La Belle De L’Adriatique”, e cila ka sjellë 146 turistë nga vende të ndryshme si Francë 119, Kanada 2, Zvicër 6, Belgjikë 16, Britani e Madhe dhe Marok.
21 Maj 2023, 08:43 -
Mbeturina në rërë, Shëngjini ende nuk është gati për këtë verë! Bashkia: Sezonin e hapim javën tjetër, do pastrohet bregdeti
Pushuesit e parë kanë ardhur por Shëngjini ende nuk është gati për nisjen e sezonit turistik. Përveç mbeturinave në rërë që bashkia premton se bregdeti do pastrohet javën tjetër, hoteleri turizmi po vuan mungesën e punëtorëve.
20 Maj 2023, 16:35 -
Nis plazhi në Durrës dhe Vlorë, popullohet bregdeti! Fluks në Morinë, shqiptarët nga Kosova dynden drejt qyteteve bregdetare
Moti me diell dhe temperatura të larta në Durrës dhe Vlorë ka bërë që turistët e hershëm të nisin plazhin. Të shumtë janë edhe qytetarët e Kosovës që po kalojnë fundjavën në qytetet tona bregdetare, edhe pse sezoni ende nuk është hapur zyrtarisht
6 Maj 2023, 20:03 -
1 Maji/ Kreu i 'Hoteleri-Turizëm' në Report Tv: Pritet sukses këtë vit por ngërçi është fuqia punëtore! Masat që i kemi këshilluar Qeverisë
Në ditën ndërkombëtare të punëtoreve mungesa e tyre po ndihët çdo vit e më shumë. Kjo ka qenë në formë të përmbledhur analiza e bërë nga kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi në Report Tv
1 Maj 2023, 14:02 -
Çifti filipinas punësohet në Vlorë: Do marrim dhe fëmijët! Shërbimi i Punësimit: Dyfishohet kërkesa e të huajve
Kërkesa e të huajve për të punuar në Vlorë këtë vit është dyfishuar. Shërbimi i Punësimit thotë se për ndërtim, turizëm apo fasoneri kanë ardhur punëtorë nga Filipinet, Nepali apo India. Arsyet pse kanë zgjedhur Shqipërinë na i tregon një çift filipinez.
28 Prill 2023, 19:08 -
Certifikohen 30 rojet e para bregdetare, Manastirliu dhe Kumbaro: Rrisim sigurinë në plazhe! Do hapim edhe 29 qendra shëndetësore verore
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë shpërndarë certifikatat e para të rojeve bregdetare për 30 studentët e Universitetit të Sporteve, të cilët janë trajnuar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.
19 Prill 2023, 12:04 -
Zak Topuzi në Report Tv: Sezoni turistik do të jetë më i mirë se vitin e kaluar! Ka një trefishim të prenotimeve në Shqipëri për periudhën qershor-gusht
Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi, parashikon një vit të mirë për sezonin turistik! Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live', Topuzi tha se nisur nga të dhënat ka një trefishim të prenotimeve për periudhën qershor-gusht në Shqipëri
13 Prill 2023, 17:42 -
Sezoni turistik/ Qeveria ndryshon ligjin për zhurmat në mjedis, bashkitë përgjegjëse për monitorimin! Kumbaro: Të përcaktojnë zonat ku s'lejohet muzikë e lartë
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis. Ky amendim i ligjit vjen pak para nisjes së sezonit dhe është bërë me qëllim që të ulet niveli i ndotjes akustike në zonat turistike dhe ndarjen e kompetencave mes institucioneve, se cili do të ketë përgjegjësinë për monitorimin e nivelit të ndotjes në përputhje me parametrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
13 Prill 2023, 09:53 -
‘Me sytë nga Azia’, turizmi në Vlorë në krizë për punëtorë
Hotelet e restorantet në Vlorë gjenden sërish në vështirësi për punëtorë. Në prag të sezonit ata thanë se synojnë të marrin nga Azia, por problemi kryesor mbetet fakti se të huajt që vijnë në Shqipëri braktisin punën e largohen drejt vendeve të BE-së.
23 Mars 2023, 17:56 -
‘The Guardian’ ndalet në Dhërmi: Një plazh ndryshe çdo ditë! Buxheti ideal' për turistët
E teksa vera po afron, mediat prestigjoze i kanë kushtuar një vëmendje mjaft të madhe rivierës shqiptare. Në shkrim evidentohet se çdo ditë mund të përjetohet një plazh i ndryshëm. Një çadër pikniku për katër persona kushton rreth 20 £ dhe dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 stërlina për person.
6 Mars 2023, 09:41 -
Eksperti i turizmit Besnik Vathi: Hotelet e Durrësit presin 3000-4000 turistë të huaj për festat e fundvitit! Ozuni: Të promovohen 4 sezonet turistike
Trendi për të festuar ndërrimin e viteve në Shqipëri ka ardhur në rritje, e lëvizjet janë kryesisht brenda Rajonit. Megjithëse ende rajoni nuk është tërheqës për perëndimin, eksperti i turizmit Besnik Vathi tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ se strukturat hoteliere në Durrës presin më shumë turistë në fundvit, pasi kanë edhe kapacitetet e duhura për të pritur turistë
28 Dhjetor 2022, 12:56 -
Zgjatet sezoni turistik! Fluks të huajsh edhe në muajin tetor, 22.3% më shumë se një vit më parë
365.227 shtetas të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për muajin tetor. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, tregojnë se turizmi në vend ka vijuar edhe gjatë muajve të vjeshtës
25 Nëntor 2022, 18:03 -
Sezonin turistik të 2022-it e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët
Edhe gjatë sezonit veror që sapo lamë pas, peshën kryesore të vizitorëve të huaj e mbajtën hyrjet nga Kosova me 15,3% të totalit të turistëve gjithsej, vendas dhe të huaj. Shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave bëjnë të qartë faktin se shtetasit e Kosovës kanë kontributin më të madh turistik në vend, pas atyre vendas.
21 Nëntor 2022, 12:20 -
Kumbaro në Report Tv: Turizmi i kaloi pritshmëritë, kërkesa për Shqipërinë ende e lartë! Në janar synojmë të propozojmë në qeveri statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën
“Në janar synojmë të propozojmë statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën.” Kështu bëri me dije ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv. Teksa fliste për sezonin turistik, Kumbaro tha se turizmi i kaloi pritshmëritë ndërsa kërkesa e të huajve për të vizituar Shqipërinë mbetet e lartë.
1 Nëntor 2022, 18:26 -
Rama kritika BE: S’mund të na thoni se amnistia fiskale është për krimin! Emigrantët që punojnë ditë e natë janë kriminelë?
Edi Rama nuk tërhiqet nga amnistia fiskale. Nga Gjirokastra, i është përgjigjur kritikave të BE duke thënë se nuk janë për krimin dhe i ngre pyetjen se kush e shpiku punën në të zezë.
19 Tetor 2022, 10:33 -
Në Vlorë dhe Durrës, pushuesit plazh edhe në tetor: Tani është koha më e mirë për të pushuar, po mbajti koha do vijmë edhe në nëntor
Sezoni veror nuk ka përfunduar ende në Vlorë dhe Durrës. Të shumtë janë qytetarët vendas dhe turistët e huaj që këto ditë me temperatura të larta kanë zgjedhur të lahen në bregdetin shqiptar.
8 Tetor 2022, 16:47