-
Ish-truproja i Sali Berishës ngushëllon familjarët e grabitësit të vrarë në aeroportin e Rinasit (FOTO)
Njoftimin për varrimin e grabitësit të vrarë në Rinas, Admir Murataj e ka dhënë vëllai i tij, Ilir Murataj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ndër komentet ngushëlluese që kanë ardhur në postimin e Ilir Muratajt vihet re edhe komenti i babait të reperit Stresi, Sali Lushaj.
11 Prill 2019, 21:43 -
Grabitja në Rinas, Sandër Lleshaj: Nuk u morën 10 milionë Euro, për Admir Muratajn po krijohet tym
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar mbrëmjen e sotme se shuma e vërtetë e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit dy ditë më parë nuk ka qenë as 7 milion dhe as 10 milionë euro, por 5 milionë euro, pra një shifër rreth 5 milionë.
11 Prill 2019, 21:38 -
Ngjashmëria mes kinezëve si argument i PD-LSI kundër Ramës
Pas grabitjes së ndodhur para 2 ditësh dhe përplasjes mes shtetit shqiptar dhe koncensionarit të këtij aeroporti (që është një kompani kineze), pasi ky i fundit nuk kishte përmbushur parametrat e sigurisë, opozita dhe mediat pranë saj janë hedhur në sulmin e vjetër për të sajuar lidhje mes kinezëve të aeroportit dhe kryeministrit Rama.
11 Prill 2019, 20:29 -
Vasili: Xhaçka e Lleshaj bashibozukë, njëri i bie gozhdës tjetri patkoit
Ish- deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e bëra ditën e sotme nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur më supergrabitjen në aeroportin "Nënë Tereza".
11 Prill 2019, 19:10 -
Dy VIDEO-t që ndërtojnë skemën e plotë! Një levë, një kavo dhe një supergrabitje me shumë qetësi...në Rinas
Skema si u vodhen 10 mln euro. Në mesin e ditës, në syrin e kamerave, 5 grabitës kanë mundur të thyejnë sigurinë në aeroportin e 'kursyer' në investimet për tu blinduar me siguri. Vijnë me furgon të bardhë me mbishkrimin "Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve" dhe "Hetimi Tatimor", i cili ecën me shpejtësi. Thyejnë me levë drynin e portës, largojnë me kavo barrierat e betonit. Dhe teksa dalin nga porta tjetër e aeroportit sërish, qetësisht, dalin të katërt grabitësit nga furgoni teksa shtyjnë derën, ndërsa shoferi i jep goditjen e fundit me furgon. Video zbulon se jane 5 grabites
11 Prill 2019, 17:41 -
VËZHGIMI/ Miliona euro në 'dorë' të drynit të tregut 'çam' që ruan sigurinë e aeroportit në Rinas
Një palë pinca të përdorura në dy vite kanë rezultuar më të forta se çdo masë sigurie e marrë apo e lënë rrugëve në aeroportin e Rinasit. ReportTv sjell një vëzhgim të dyerve të aeroportit ku edhe pas grabitjes së 2016 dhe dy ditëve më parë, gjithçka i besohet zinxhirëve të hollë dhe drynave që i gjen lehtësisht në treg.
11 Prill 2019, 16:40 -
Grabitja në Rinas/ Basha: Kompania e sigurisë në bashkëpronësi të avokatit të PS-së, ja faktet tronditëse
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dy ditë pas grabitjes së bujshme në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, ka radhitur një sërë faktesh sipas tij, që përfshijnë shtetin.
11 Prill 2019, 15:06 -
Dorëheqje pas grabitjes? Lleshaj: E vendos vetë! Ushtria garanton sigurinë në Rinas (E PLOTE)
Akuzave të opozitës për dërgimin e ushtrisë në Rinas për të garantuar sigurinë, Lleshaj iu përgjigj duke thënë se nuk cënohet ligji, pasi Forcat e Armatosura e kanë mision sigurinë kombëtare.
11 Prill 2019, 13:36 -
Grabitja/ Meta mund të kërkojë informacion nga Shefi i Shtabit të FA vetëm në luftë, ja si e shkeli ligjin
Presidenti Meta ne kete rast (njelloj sic shkelte Kushtetuten kur nuk dekretonte ministrat) ka kaluar mbi ligjin per ndarjen e pushteteve, pasi, ai duhet t’i kerkonte informacion Ministrit te Mbrojtes dhe Kryeministrit nese donte te kishte dijeni, por jo Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
11 Prill 2019, 13:10 -
Balla zbulon detajin e paditur deri më tani nga super-grabitja në Rinas (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha sot në Kuvend se vec grabitësit që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, forcat FNSH kanë lënë të plagosur edhe një tjetër nga grabitësit që mundën të arratiseshin...
11 Prill 2019, 12:13 -
Ku do t'i jepet lamtumira e fundit tropojanit që u vra pas grabitjes në Rinas, familja tërheq trupin nga morgu (VIDEO)
Admir Murataj do të prehet në Tropojë, në vendin e tij të lindjes. Lamtumira e fundit, grabitësit që mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në Rinas, do t'i jepet në orën 12:00, nesër në qytetin e Tropojës. Sot familjarët e tij morën trupin e pajetë në morgun e Tiranës, aty ku ju nënshtrua një ekspertize mjeko-ligjore. Vëllai i tij Cen Murataj, ishte bashkë me familjarë të tjerë, teksa tërhoqën trupin e të afërmit të tyre.
11 Prill 2019, 12:02 -
Balluku thërret në Shqipëri pronarin e koncensionarit: I dhamë detyra, nuk investuan!
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka thirrur sot në një takim presidentin e firmës koncesionare mëmë në Hong Kong të aeroportit të Rinasit, për t’i dhënë detyra konkrete dhe urgjente për ndërhyrje në aeroport. Balluku tha se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga shteti shqiptar, kompania kineze ka neglizhuar investimet në siguri.
11 Prill 2019, 11:10 -
Dështoi në dy grabitje spektakolare, por nënkontraktori qarkulloi 2.5 mln euro në vit për sigurinë e Rinasit
ICTS Albania, kompania që është e kontraktuar nga Tirana International Airport (TIA) për sigurinë, ka realizuar një qarkullim vjetor prej 309 milionë lekësh, rreth 2.5 milionë euro në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare të bilancit, një shumë kjo që është arkëtuar me qëllim që firma të garantojë sigurinë në aeroport, për të cilin ka të angazhuar 152 punonjës.
11 Prill 2019, 10:38 -
Ushtria mori në dorë Rinasin, Nishani thirrje Metës: Komandant, Rama po krijon juntën ushtarake
Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i kërkon presidentit Ilir Meta të reagojë si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pas vendimit që e cilëson anti kushtetues.
11 Prill 2019, 10:33 -
Grabitja/ Stafi i TIA-s nuk njoftoi në kohë dhe nuk i hapi derën policisë, Murataj qëndroi i vetëm të digjte furgonin
Stafi i sigurisë së aeroportit nuk njoftoi në kohë kur pa grabitësit nga kamerat dhe s’i hapi derën policisë. Zbardhet skema, autorët lëvizje rekord në Rinas, grabitja e 10 mln euro tek avioni ka ndodhur në më pak se 90 sekonda. Ministri Lleshaj: Koncensionari dështoi, as na lajmëroi për grabitjen
11 Prill 2019, 07:28 -
Grabitja/ Fatos Klosi në Repolitix: Skandaloze, TIA s'mund të jetë vetëm vëzhguese
Ish-kreu i SHIK, në studion e Repolitix deklaroi se kompanitë e mëdha nuk mund të ruhen nga kompanitë private pasi ato nuk mbajnë përgjegjësi. "TIA mundohet të justifikohet. Më duket skandaloze që ajo që ka në dorë ruajtjen e aeroportit qenka vetëm vëzhguese. Një aeroport ku zbresin të gjithë shqipta
10 Prill 2019, 21:33 -
Grabitja/ Arben Hajdarmataj: Strukturat e aeroportit më tepër klienteliste
Në studion e Report Tv, Arben Hajdarmataj, ish-drejtues Policie deklaroi se mosfunksionimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit vjen për shkak të punësimit në formë klienteliste."Policia pas grabitjes ka bërë maksimumin e vet. Sot kemi një pistë që mund të zbulohet. Është gjetur një fugon i padjegur d
10 Prill 2019, 21:15 -
Nis vendosja e efektivëve të Batalionit Ushtarak në aeroportin e Rinasit (VIDEO)
Ashtu sikurse u njoftua nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura janë vendosur prej mbrëmjes së sotme në perimetrin e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza".
10 Prill 2019, 20:55 -
Edhe Nishani humb logjikën: 'Ja pse grabitësi nuk u vra nga Policia'
Sipas ish-ministrit të Brendshëm, Policia mund të ndërhyjë vetëm para se të fillojë grabitja, ndërsa kur grabitja përfundon, Policia duhet vetëm t’ia mbathë. Kjo është një teori që të surprizon, sidomos kur atë e paraqit një ish-ministër i Brendshëm. Ose zbulon atë, se si punonte Policia në kohë të PD-së.
10 Prill 2019, 19:46 -
Grabitja në Rinas/ Rama: Kompania kineze dështoi, shteti do marrë kontrollin e aeroportit
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti shqiptar do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme të aeroportit. Ai u shpreh se shteti nuk pranon asnjë justifikim duke iu referuar deklaratës së Tirana International Airport (TIA).
10 Prill 2019, 17:59 -
Nishani: Admir Muratajn nuk e vrau policia, po i hedhin tym publikut
Bujar Nishani ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme gjatë grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit ku u morën 10 milionë Euro. Ai thotë se personi që humbi jetën nuk u vra nga policia siç është raportuar deri më tani.
10 Prill 2019, 16:14 -
EKSKLUZIVE/ Pamjet si hynë në pistë grabitësit, ndjekja nga policia dhe shkëmbimi i zjarrit (FOTOT+VIDEO)
DALIN PAMJET/ Grabitësit e kamufluar dhe të armatosur futen në aeroport, si e hapën (fare kollaj) derën. Pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv tregojnë në detaje gjithë dinamikën e ngjarjes. Veprimet e grabitësve të drejtuar nga Admir Murataj nisin përgjatë perimetrit të aeroportit që është i rezervuar për hyrjen e mjeteve të zjarrëfikësve.
10 Prill 2019, 15:41