-
'Lumenj' kokaine nga Belgjika në Itali, cilët janë shqiptarët pjesë e bandës kriminale (EMRAT)
4 shqiptarët e përfshirë në tregun e kokainës nga Belgjika të fshehura brenda kanaçeve të groposura plot me drogë dhe oriz kanë dalë para gjykatës. Shqiptarët e arrestuar janë Armand Cuni 45 vjeç, banues në Viterbo, Fatjon Sopi, 29 vjeç, me banim në Canepina; bashkatdhetari i tij Mario Kelmendi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Canepina si dhe Rudenc Medolli, 38 vjeç, banues në Terni.
9 Qershor 2020, 22:45 -
Nënë e bijë vodhën 84 mijë euro duke përdorur hotelin si karrem, gjykata liron vajzën, mbyll në burg të ëmën e kamarierin
Përdorën hotel “Lucas” për të vjedhur me karta të klonuara 84 mijë euro.Blerina Gega dhe Mariglen Balliu mbyllen në burg. Silvana Gega lirohet me detyrim paraqitje.
31 Maj 2020, 12:46 -
Qeveria tjetër goditje krimit, zgjerohet rrethi i të dënuarve që do izolohen, në '41 bis' vetëm në bazë informacionesh
Ministria e Drejtësisë ndryshon projektligjin për trajtimin e të dënuarve, do izolohen jo vetëm anëtarët e bandave të dënuara apo nën hetim, por çdo i burgosur për të cilin ka informacione se kryen veprimtari kriminale.
2 Mars 2020, 12:51 -
Kërcënoi drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve dhe gjyqtarin, izolohet për 3 muaj i burgosuri 'i famshëm' i Drenovës
Neim Behari, një i burgosur problematik, "i njohur" për kërcënimet terroriste nga burgu është izoluar nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj. Vendimi është marrë nga Gjykata e Korçës, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Behari me anë të një letre dërguar me postë në datën 16 shtator të vitit të kaluar ka kërcënuar me jetë dhe nga familjarët, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin. Disa ditë më vonë, ka marrë në telefon në një nga zyrat e ministrisë së Drejtësisë, duke përdorur edhe fjalë fyese. Ai gjithashtu ka telefonuar edhe gjyqtarin Markelian Kuqo, duke i thënë se i ka vendosur eksploziv në makinë, por e gjitha rezultoi një alarm fals.
19 Shkurt 2020, 09:42 -
Agim Ismaili kërkesë AKU-së: Duhet të certifikoni ushqimet për të burgosurit (DOKUMENTI)
Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili i është drejtuar AKU-së ku i kërkon ngritjen e komisioneve për garantimin e sigurisë ushqimore në burgje. Sipas Ismailit kjo kërkesë vjen për shkak se në burgje duhet të ketë kontrolle të shtuara pasi ato konsideron si ambiente sociale ku konsumatorët nuk kanë mundësi vlerësimi apo zgjedhje.
12 Shkurt 2020, 17:41 -
Burgu i Lezhës së shpejti me spital për të dënuarit e sëmurë (VIDEO)
Në burgun e Shënkollit në Lezhë, vuajnë dënimin ose priten të dënohen 150 persona, pasi pjesa tjetër e të burgosurve janë zhvendosur në burgun e Reçit, për shkak të dëmeve që ka pësuar godina nga tërmeti i 26 nëntorit.
10 Shkurt 2020, 12:54 -
Ekskluzive/ Motra e shqiptarit të vrarë në burgun e Francës: Ç'a t'i çoj nënës për të qarë! Ambasada shqiptare më tha s'kemi fonde për të sjellë trupin (VIDEO)
Suela Rexha, motra e Mentor Rexhës i cili u gjet i vrarë në burgun e Francës në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Report TV ka treguar si ka marrë vesh lajmin për vdekjen e vëllai të saj, teksa bën fajtore shtetin francez.
9 Shkurt 2020, 18:21 -
EKSKLUZIVE/ Shqiptari vdes në burgun francez, familja i sheh trupin pas 1 jave: Nuk është vetëmbytur, e kanë torturuar! PAMJET E RËNDA
Një shqiptar i arrestuar në Francë, ku ishte në procedura për të marrë azil, u gjet i pajetë në dhomën e qelisë në paraburgim. Familjarët u njoftuan dy ditë më pasë nga shoku i burgut të Mentor Rexhës, ndërsa vetëm ditën e djeshme (8 shkurt), një javë pas vdekjes, u lejuan të shohin në morg trupin e pajetë të 36-vjeçarit. Në fotot ekskluzive nga morgu i spitalit të burgut, shihet që i riu ka hematoma në trup dhe një të çarë në kokë. Autoritetet franceze u thanë se Mentori është vetëvrarë, ndërsa ata akuzojnë se e kanë torturuar. Trupi i pajetë i shqiptarit akoma nuk është sjellë në Shqipëri.
9 Shkurt 2020, 13:42 -
Mos e besoni po deshët, por këta njerëz kanë hyrë qëllimisht në burg për arsye nga më të trishtat!
Shumica e njerëzve përpiqen t’i shpëtojnë ligjit edhe pasi e kanë thyer atë, vetëm për të shijuar lirinë. Në disa raste, ka të tjerë që thyejnë rregulla dhe bëjnë një krim vetëm sepse duan të shkojnë në burg. Çfarë i shtyn ta bëjnë këtë?! Arsye të ndryshme që kanë një të përbashkët të vetme: Janë të trishta!
9 Shkurt 2020, 05:03