-
Rithemelimi pret mesazhe urimi nga Perëndimi, Kina apo Putini!
Për plot 40 vjet e majta ekstreme shqiptare e refuzoi Perëndimin. Nëse pas rrënimit do të kërkohej prej saj rithemelimi, nga e djathta perëndimore do t'i vinte izolimi kurse nga e majta refuzimi. Prandaj, e majta që kemi sot e kuptoi situatën në kohë dhe vendosi të ndahej një herë e mirë nga e kaluara komuniste, në atë që u konsiderua një proces i gjatë dhe i vështirë reformimi.
3 Maj 2022, 11:33 -
Kuvendi i Berishës
Ky është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokratike. Kryefjala e kuvendit ishte doktori, që prezantonte dhe mishëronte ideologjinë, programin dhe vizionin e “ri” të partisë. Në një kuvend ku spikaste mungesa e fytyrave të reja, prurja më e madhe ishte gjithashtu vetë Berisha.
3 Maj 2022, 10:28 -
Noka e akuzoi se ideoi marrëveshjen ‘Rama- Basha’ për përçarjen e PD-së, përgjigjet Alibeaj: Sajesë e ulët, nuk kam lidhje me atë dokument
Anëtari i Rithemelimit Falmur Noka pretendon se ka një dokument ku Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë nënshkruar një marrëveshje për përçarjen e PD-së. Në televizionin e familjes Berisha, Noka tha se Enklelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi janë tre ideatorët e marrëveshjes. Menjëherë ka ardhur përgjigja e Enkelejd Alibeajt, i cili thotë se kjo është një sajesë e ulët dhe nuk kanë asnjë lidhje me atë dokument.
2 Maj 2022, 22:54 -
Berisha prezanton të huajt e Kuvendit të PD, asnjë prej PPE, Evi Kokalarin e quan të dërguarën e Trump, foto dhe me Lordin që ka marrë para nga rusët
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një fotografi pas darkës me disa të huaj që morën pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike. Siç duket në foto, asnjë prej tyre nuk është nga
2 Maj 2022, 22:36 -
Londra në fokusin rus! Shërbimet: Pagesa për sabotues! Në listë pagesash, edhe lordi i kuvendit të Berishës
Kryeministrit Johnson i është thëne se kërcënimi ndaj sigurisë vjen nga shërbimi sekret rus FSB, për shkak të mbështetjes pa kufij të Britanisë, në fushën ushtarake dhe diplomatike ndaj Ukrainës.
2 Maj 2022, 20:27 -
Ylli Pata: U larguan që nga mesi i viteve 90, ku janë sot homologët e Sali Berishës në vendet e Ballkanit
Përpos ngulmimit të Sali Berishës për të qëndruar në skenën politike me forcë e jashtë çdo dialektike e logjikë politike, ka disa intelektualë mbështetës të tij që e konsiderojnë të “freskët” ende, e të tjerë të “domosdoshëm”.
2 Maj 2022, 18:58 -
Edhe Evi Kokalari e zhgënjyer nga lista e anëtarëve të Këshillit të PD: Më erdhi keq që s'i pashë këto emra
Lista emrave në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, kjo për shkak se pjesa e saj më ë madhe ishte me mbështetës dhe familjarë të ish-kryeministreit Sali Berisha, duke pastruar njerëzit e Lulzim Bashës.
2 Maj 2022, 17:26 -
Ben Andoni: Berisha, është e keqja më e pakët në PD
Nëse do të vazhdojmë të merremi me mënyrën sesi drejton Sali Berisha, sesi organizon “Rithemelimin”, si organizoi Foltoret, si e materializoi Kuvendin e 30 Prillit, thjesht jemi pjesë të propagandës indirekte që i shërben ish-liderit historik dhe mëtuesit kryesor për kryetar në vitin 2022.
2 Maj 2022, 16:09 -
Themeluesi i PD tregon përballjen me Floriana Garon në Kuvendin e Berishës: Kisha 30 minuta që prisja, ajo s'respektoi radhën, erdhi, votoi dhe iku
Ish-anëtari i grupit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike, njëherazi themelues i degës së PD në Lushnje, Arben Sulo, ka rrëfyer një ngjarje me zëdhënësen e Sali Berishës Floriana Garo.
2 Maj 2022, 14:06 -
U zgjodh në Këshillin Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu në Report Tv: 35 deputetët s’erdhën prej presionit nga ndërkombëtarët! Berisha ‘non grata’? Le të mos shkojë në SHBA, do jetë kryetar
Kapexhiu ishte i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv për të folur mbi zgjedhjen e tij në organin e dytë më të rëndësishëm drejtues të PD. Ai tha se deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve nuk mbështetën Berishën për të ruajtur karrigen e tyre.
2 Maj 2022, 12:59 -
Mero Baze: Kuvendi i Bashkimit familjar
Është e pazakontë se si në një listë të drejtuesve të PD të jenë bashkë: dhëndri, nipërit e tij, kushërinjtë e tij, mbesat, nunët e kushërinjve, sekretaret e tij, fëmijët e sekretareve, e deri tek shokët e djalit, administratorët e bizneseve të tij e kështu me radhë.
2 Maj 2022, 12:19 -
Këshilli Kombëtar spastrohet nga jo besnikët e Berishës, ikin Andi Lila, Fitim Zekthi e deri te Ori Nebiaj e Marash Logu
Dy ditë më parë në Partinë Demokratike u bë publike nga Albana Vokshi lista me 150 anëtarët e zgjedhur për në Këshillin Kombëtar të PD-së, në strukturat e reja që po ngrihen nga Sali Berisha edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar nga gjykata nëse Komisioni i Rithemelimit do ta drejtojë apo jo.
2 Maj 2022, 11:24 -
Pa grup parlamentar dhe pa SHBA, 10 konkluzione për Kuvendin e Rithemelimit
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit të shtunën i kishte të gjitha pozitive përveç njerës: Nuk e mbështeti shumica e grupit parlamentar. Nga 52 që ka ky grup, aty ishin vetëm 17 deputetë, ndërkohë që 37 të tjerë, duke mos qenë prezentë nuk e mbështetën atë në asnjë formë dhe mënyrë.
2 Maj 2022, 11:20 -
Spartak Ngjela: Sali Berisha një i sëmurë mendor, që një herë thotë më rrëzoi Clinton, tani Biden
Mirë që presidenti Joe Biden, sipas Saliut, na u drejtokërka nga lobi i miliarderit Soros në Amerikë kundër Saliut në Tiranë. Por, si ta shpjegojmë që, edhe për presidenti amerikan Klinton në vitin 1997, kur ai e rrëzoi Saliun nga pushteti, Saliu na tha atëherë që Bill Klintoni u drejtua nga lobi grek në Amerikë kundër Saliut.
2 Maj 2022, 11:13 -
Berisha Këshill Kombëtar me familjarët e tij, Kulluri: Vetëm nga 2 familje, rreth 13 anëtarë
Me një postim në Facebook, Kulluri ironizon, ku ndërsa i referohet Berishës dhe Rithemelimit si 'konservatorë', shkruan se ata mbështeten pikërisht te vlerat e familjes dhe se këtë parim e kanë përmbushur. Sipas Kullurit, vetëm nga 2 familje ka rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
1 Maj 2022, 20:46 -
Eduard Zaloshnja: Efekti i fraksionit anti-Berishë në elektoratin opozitar
Nga kjo analizë, më rezulton se 15.7% e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme parlamentare të 25 prillit, sot nuk zgjedhin asnjërin nga tre politikanët kryesorë (Rama, Berisha, Meta), kur pyeten për cilin nga tëtre keni opinionin më pozitiv.
1 Maj 2022, 18:21 -
150 EMRAT fitues/ Nga rikthimi i Myslim Murrizit e Rudina Hajdarit, te mjeku Ilir Alimehmeti, e artisti Bujar Kapexhiu, ja kush janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së
Këto janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndër emrat vihet re rikthimi i Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit, Aldo Bumçit.Lista me emrat e anëtarëve të rinj:Adriana GjonajAdriana KalajaAgron Kuliçaj
1 Maj 2022, 14:25 -
Vokshi: 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar, nga Forumi i Gruas dhe Forumi i të Rinjve
Albana Vokshi anëtare e Komisionit të Rithemelimit, në një konferencë për mediat tha se 75 anëtare të Këshillit Kombëtar, janë pjesë e Forumit të Gruas dhe Forumit të të Rinjve.‘Ishte një ditë historike për PD. Një tjetër dëshmi që në PD
1 Maj 2022, 14:10 -
Zgjidhen 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD! 75 nga Forumi i Gruas dhe FRPD! Nga rikthimi i Hajdarit e Murrizit te zgjedhja e 'kritikut' Kadilli
Komisioni i Rithemelimit publikoi listën e 150 anëtarëve të Këshillit të Ri Kombëtar. Në sy bie rikthimi i Arben Imamit, Myslym Murrizit, Rudina Hajdarit dhe një sërë emrash që mbështesin Berishën. Pjesë e Këshillit Kombëtar bëhen automatikisht deputetët e krerët e degëve.
1 Maj 2022, 12:59 -
Si po e çon Berisha drejt ekstremizmit të djathtë Partinë Demokratike! I braktisur nga Perëndimi
Organizimi i Kuvendit të djeshëm dhe fjalimi i Berishës kishin shumë tregues të rrugëtimit që i ka dhënë PD-së Berisha! Asnjë përfaqësues i Partive Popullore Evropiane, bashkimi i partive të qendrës së djathtë në Evropë në të cilën PD është anëtare prej vitesh. Gjetja shpëtim në strehën e ekstremizmit në epilog të jetës së tij më shumë se 30 vjeçare politike është tregues se si ndihet ish-Kryeministri në këtë betejë për mbijetesë.
1 Maj 2022, 11:11 -
Fjala e PLOTË në Kuvend/ Berisha sfidon DASH për ‘non grata’: Më thoni një fakt të vetëm që kam kryer korrupsion dhe unë dënoj veten
Është bërë e njohur që unë jam sanksionuar nga DASH, nga akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt, provë, dokument. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i George Soros dhe i Edi Ramës. Megjithatë, unë them këtu se cilido që do të paraqesë një fakt, një dokument, një provë, më të voglën, kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij.
30 Prill 2022, 21:44 -
Kuvendi i rrëzimit të ‘non gratave’, edhe Liri Berisha ra në mes të turmës
Kuvendi i 30 prillit, kuvendi i rrëzimit të ‘non gratave’. Protagoniste e parë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, u bë bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Liri Berisha teksa po përshëndetej me me të pranishmit në Kuvend, u pengua dhe u rrëzua në dysheme për pak momente.
30 Prill 2022, 18:44