-
Arben Hajdarmataj: Bledi Çuçi mund të sjellë frymë të civilizuar në polici! Përtej imazhit pozitiv, të nisë punën me largimin e Ardi Veliut
Arben Hajdarmataj një nga ish drejtuesit e policisë që ka punuar me disa ministra të brëndshëm mendon se ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka kapacitetet e duhura juridike dhe civile për drejtimin e njërës prej ministrive më të vështira. Hajdarmataj mendon se përtej imazhit pozitiv, Çuçi duhet të ketë propozim konkret me fillimin e punës për largimin e Ardi Veliut.
17 Dhjetor 2020, 17:51 -
Bledi Çuçi dhe ruralët që merren me familjen e tij
Une nuk e di nese Bledi Cuci do jete ministri i Brendshem qe do reformoje Policine e Shtetit, por aty tek bujqesia dic beri. Une nuk e di nese Bledi Cuci eshte i korruptuar dhe i kapur, por deri me sot nuk kam degjuar asnje akuze, serioze, apo thjesht tymuese.
17 Dhjetor 2020, 11:51 -
Meta dhe Kuvendi s'humbin kohë! Votohen me nga 97 vota pro emërimi i Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit në krye të Ministrisë së Bujqësisë!
Pa humbur kohë, presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin në detyrë të dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomin. Emrat e ministrave të rinj nga qeveria i kanë shkuar presidentit mëngjesin e sotëm, ndërsa kreu i shtetit i ka dekretuar menjëherë, duke mos u bërë kështu pengesë. Kështu, pas shkarkimit të Sandër Lleshajt, në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Bledi Çuçi, ndërsa në vendin e tij te ministria e Bujqësisë do të jetë Milva Ekonomi.
17 Dhjetor 2020, 10:08 -
Emërimi i Bledi Çuçit ministër i Brendshëm/ Petro Koçi: Gjetje e goditur, i ka të dy dimensionet politik e teknik! Mërtiri: S'ka profilin e duhur për atë post
Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i ri i Brendshëm, për Petro Koçin është një zgjedhje surprizë por e goditur e Ramës. Si një ish ministër i Brendshëm, Koçi tha se Bledi Çuçi i plotëson të dy dimension edhe atë politik edhe atë teknik dhe është person që ka kontribute në PS.Ndërsa për analistin Ergys Mërtiri Çuçi nuk e ka profilin e një ministri të Brendshëm.
16 Dhjetor 2020, 22:04 -
Berisha jep kushtrimin: Të ngrihemi ta rrëzojmë Ramën, se ka vënë ministër burrin e ish-gruas
Gjithë portalet e PD-së, pas emërimit të Bledi Çuçit janë marrë me faktin se ai është burri i Delina Ficos, e cila ka pas qenë e lidhur me Edi Ramën vite me parë. Dhe natyrisht, ai që i ka frymëzuar është Sali Berisha, që e cilëson këtë emërim si skandal.
16 Dhjetor 2020, 20:34 -
Emërimet e reja në qeveri, Basha: Rama bën miqtë ministra, durimit të popullit po i vjen fundi
Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i brendshëm deh zëvendësimi i tij në krye të Ministrisë së Bujqësisë me Milva Ekonomi , është cilësuar nga Basha si emërim të miqve dhe të afërmve të Ramës në kabinetin qeveritar.
16 Dhjetor 2020, 18:27 -
Bledi Çuçi ministër i Brendshëm, Kryemadhi: Rama s’ka reflektuar, asnjë lidhje me PS! Mendoja se do vendosej Braçe apo Majko
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se emrat e reja tregojnë edhe më shumë shkëputjen e partisë së drejtuar nga Edi Rama me socialistët.
16 Dhjetor 2020, 18:00 -
Pas dorëheqjes së Lleshajt/ Rama: Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm! Milva Ekonomi, ministre e Bujqësisë
Kryeministri Rama ka njoftuar pak më parë emrin e ministrit të ri të Brendshëm. Kryeministri thotë se vendin e Sandër Lleshajt, i dorëhequr nga detyra pas vrasjes së Klodian Rashës do ta zërë Bledi Çuçi, aktualisht ministër i Bujqësisë. Rama njofton gjithashtu se në vend të Çuçit te 'Bujqësia' do të jetë Milva Ekonomi.
16 Dhjetor 2020, 14:12 -
Shengeni rajonal, Shqipëria e Maqedonia e Veriut marrëveshje për menaxhimin e peshkimit në Ohër dhe Prespë të Madhe
Rreth dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore pa barriera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë.
3 Dhjetor 2020, 12:02 -
Xarra, sërish histori suksesi në Bujqësi/ Traktorë të rinj me fond rreth 500 mijë euro për fermerët falë mbështetjes së IPARD
Një grup fermerësh në Konispol kanë përfituar falë qeverisë shqiptare dhe programit IPARD II, një fond prej gati 500 mijë eurosh, për të blerë 13 traktorë dhe agregatë të tjerë bujqësorë.
29 Nëntor 2020, 20:03 -
Ministri i Bujqësisë pranoi gabimin, është i gatshëm për ta ndryshuar rimbursimin e qumështit/ Kreu i agrobiznesit: Do të rriste dyfish numrin e fermerëve
Ministria e Bujqësisë është shprehur e gatshme të rishikojë skemën e rimbursimit të TVSH-së për grumbulluesit e qumështit. Një ndryshim i tillë është shumë pozitiv për kreun e agrobiznesit Agim Rrapaj, të cilit pohojnë se një skemë e re do të dyfishonte numrin e fermerëve.
22 Nëntor 2020, 16:01 -
Bledi Çuçi në Report tv: Rama sheh si kundërshtare të vërtet PD-në dhe jo LSI-në! Shehu: Qeveria të mbyllë urgjentisht kontratat
Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ka folur në lidhje me etiketimet e fundit se kryeministri Edi Rama ka si kundërshtar LSI dhe jo PD.
16 Nëntor 2020, 21:32 -
Ulja e rimbursimit të qumështit nga 20% në 6% dëmtoi fermerët, Çuçi: I gatshëm ta rishikojmë
Ministria e Bujqësisë është e gatshme të rishikojë skemën e rimbursimit të TVSH-së për grumbulluesit e qumështit. Ministri Bledi Çuçi ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se kjo skemë i ka dëmtuar prodhuesit e qumështit. Nga ana tjetër Çuçi tha se s’do të ketë projekte të reja në bashki pasi është ulur me 400 milionë lekë fondi për programin e argjinaturave dhe ujitjes.
9 Nëntor 2020, 15:27 -
Rikonstruktohet aksi që lidh Izvorin me Memaliajn, Çuçi: Lehtësi për fermerët dhe banorët e 37 fshatrave
Në një takim me banorë dhe fermerë të Luftinjës, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se rikonstruksioni i këtij aksi është një premtim i mbajtur dhe një investim që i vlen të gjithë kësaj zone, e cila ka të zhvilluar kryesisht blegtorinë, vreshtarinë dhe mbledhjen e bimëve medicinale.
8 Nëntor 2020, 13:44 -
'Në 9 muaj eksportet u rritën me 18%', Çuçi: Në 2021 përgjysmojmë kostot për fermerët, nafta me 80 lekë (VIDEO)
Pandemia nuk i ka ndalur eksportet e produkteve bujqësore dhe kryesisht perimet. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se në 9 muaj eksportet janë rritur me 18%. Ministri tha nga Lushnja se vitin që vjen fermerët do të prodhojnë me kosto të naftës së përgjysmuar.
30 Tetor 2020, 17:07 -
Çuçi 'mburret' me buxhetin për bujqësinë në 2021: Më i miri ndër vite, u rrit me 20%, mbështet fermerët e financon prioritetet
Çuçi tha se për vitin që vjen janë parashikuar më shumë fonde për skemat mbështetëse të fermerëve dhe nuk la jashtë vëmendjes, vendimin e fundit të qeverisë për të hequr 3 taksat e karburantit.
28 Tetor 2020, 17:50 -
Heqja e akcizës së naftës për fermerët/ Çuçi për Report Tv: Fatura 1 mld lekë! Skemë për të shmangur abuzimet! Eksportet e produkteve bujqësore rritje me 15-16% në 9 mujorin e fundit
1 mld lekë është fatura që buron nga skema për bujqësinë dhe që zhvesh nga taksat naftën për fermerët. Kjo llogari financiare për kompensimin e fermerëve i shkon buxhetit të shtetit shpjegoi Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit Rural Blendi Cuci në ‘Live sot në Shqipëri’ në Report tv. Ndërsa pas ka edhe një skemë për të shmangur abuzime.
19 Tetor 2020, 15:47 -
Shengeni Ballkanik/ Hiqet kufiri për bujqësinë! Çuçi: Do rrisë shkëmbimet mes vendeve
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin hapin e pare drejt Shengenit Ballkanit duke nënshkruar marrëveshjen për njohjen e certifikatave të analizave për produktet bujqësore. Në këtë mënyrë produktet shqiptare nuk do të kenë pengesë për të kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut. Sipas ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi kjo dakordësi do të rrisë shkëmbimet mes vendeve.
7 Tetor 2020, 16:38 -
Subvencionet për blegtorinë, Çuçi: Përfituan 5 mijë fermerë, skema mbështetëse do shtrihet në 3 vite
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka deklaruar se skema e mbështetjes së sektorit të blegtorisë me subvencione nga buxheti i shtetit do të shtrihet në 3 vite.
4 Shtator 2020, 13:21