-
Ekonomi
20 mijë qytetarë e biznese shtynë dhe ristrukturuan kreditë, BSH për Report TV: Masat lehtësuese frenuan rritjen e kredisë së keqe
Shtyrje e kësteve të kredive, rishikim i afatit për të shlyer detyrimet deri tek ulja e normës së interesit janë disa nga masat e ndërmarra nga bankat për të ndihmuar bizneset dhe individët në vështirësi si pasojë e pandemisë. Sipas Bankës së Shqipëri janë 20 mijë klientë bankar që kanë përfituar nga këto masa.
15 Maj 2021, 12:55 -
Ekonomi
Banka e Shqipërisë: Ekonomia po ringrihet, të vijojnë masat mbështetëse! Rikuperimi total, pas mbylljes së pandemisë
Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia e vendit po rikuperohet më shpejt nga sa u parashikua në fillim. Në raportin e politikës monetare ekspertët kanë sugjeruar që masat lehtësuese të vijojnë pasi edhe pse ka përmirësim, përsëri vijimi i pandemisë është rrezik për ekonominë.
12 Maj 2021, 16:17 -
Ekonomi
Kreditë me probleme zbresin në nivelin më të ulët historik
Kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e keqe zbriti në nivelin e 7.9% nga 8.2 që ishte në marsin e 2020. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë me probleme në mars ishin 48 miliardë lekë.
10 Maj 2021, 16:04 -
Ekonomi
Pandemia përkeqëson gjendjen financiare të bizneseve! 22% e sipërmarrjeve kanë borxh më të lartë se kapitali
Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen financiare të sipërmarrjeve në vend, të cilat në mungesë të shitjeve kanë rritur borxhet. Sipas bankës së Shqipërisë 22% e ndërmarrjeve të anketuara thonë se e kanë borxhin më të lartë se kapitalin e tyre. Subjektet më të dëmtuara janë ato të vogla dhe të mesme
8 Maj 2021, 15:37 -
Ekonomi
Guvernatori Gent Sejko: Ekonomia drejt përmirësimit, rritja 5.3% këtë vit
Muajit e parë të këtij viti kanë dhënë sinjale pozitive për ekonominë e vendit, kjo ka bërë që Banka e Shqipërisë të rishikojë parashikimet për rritjen e këtij viti. Guvernatori Gent Sejko ndryshe nga parashikimi fillestar për rritje 4.9% tani më pret rimëkëmbje 5.3%.
5 Maj 2021, 16:13 -
Ekonomi
Pandemia ‘shfryn’ xhepat e shqiptarëve, familjet marrin ushqime me listë! Pronarët e dyqanëve: Më të prekurit janë pensionistët, borxhet deri në 2 mln lekë
Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar mirëqenien ekonomike të familjeve shqiptare. Në një vrojtim të kryer nga Banka e Shqipërisë rezulton se të ardhurat kanë rënë, ndërsa 18% e familjeve të pyetura thonë se kanë marrë ushqime me listë, pra pa paguar
3 Maj 2021, 16:04 -
Ekonomi
Shtrenjtohen me mbi 11% çmimet e apartamenteve në vend! Banka e Shqipërisë: 60% e banesave janë blerë me kredi
Çmimet e apartamenteve sipas Bankës së Shqipërisë në 2020 u shtrenjtuan me mbi 11% krahasuar me 2019 ndërsa krahasuar me vitin 2013 çmimet e tyre gati janë dyfishuar. Sipas të njëjtin vëzhgim 60 përqind e pronave për shkak të çmimeve të larta janë blere me kredi
1 Maj 2021, 14:18 -
Ekonomi
‘Tkurren’ bankat, nuk japin kredi për bizneset, BSH: Pasiguria ekonomike i ka bërë strikte! Lehtësohen kushtet e kredisë për qytetarët
Bankat e nivelit të dytë në vend kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi për të gjitha kategoritë e bizneseve si për likuiditet ashtu edhe për investime, por nga ana tjetër janë lehtësuar kushtet e kredisë për qytetarët.
22 Prill 2021, 20:16 -
Ekonomi
Masat e Bankës së Shqipërisë frenuan kreditë me probleme, Gent Sejko: Ekonomia shënon kthesë në 2021-shin! Të fokusohemi te ulja e borxhit publik
Ekonomia e vendit do të hyjë në një trajektore pozitive brenda këtij viti dhe rritja do të jetë më e ndjeshme në rast se do kemi një sezon veror të suksesshëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është shprehur në Komisionin e Ekonomisë, se masa e marra nga ata kanë frenuar një recension të fortë të ekonomisë.
20 Prill 2021, 15:39 -
Ekonomi
Pandemia nxiti përdorimin e teknologjisë, BSH: në 2020 u realizuan 22 milionë pagesa elektronike, po përdoret edhe monedha dixhitale
Mbi 22 milionë pagesa në vitin e kaluar janë bërë në rrugë elektronike, të nxitura edhe nga pandemia COVID-19. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend, Banka e Shqipërisë thotë se në vitin e pandemisë pagesat nëpërmjet rrugëve elektronike janë rritur me 18.5%, krahasuar me vitin 2019. Ndikim në rritjen e pagesave elektronike ka dhënë pandemia COVID-19, e cila kufizoi lëvizjet e qytetarëve, dhe e vetmja mundësi që ata kishin ishte të përshtateshin me teknologjinë.
14 Prill 2021, 22:25 -
Ekonomi
Brenda qershorit në treg kartëmonedha 10 mijë lekë me figurën e Asdrenit dhe simbole të flamurit kombëtar (VIDEO)
Banka e Shqipërisë njoftoi se brenda 6 muajve të parë të këtij viti do të hidhet në treg për herë të parë kartëmonedha 10 mijë lekë që do të ketë portretin e poetit të njohur Asdreni. Ndërsa deri në fund të vitit në qarkullim do të hidhen edhe prerjet e reja 500, 1 mijë dhe 2 mijë lekë.
14 Prill 2021, 16:43 -
Ekonomi
Banka e Shqipërisë propozon tavan për interesat e kredisë konsumatore: Synojmë të mbrojmë qytetarët nga normat e larta
Banka e Shqipërisë kërkon të vendosë një normë interesi tavan te kreditë konsumatore të individëve. Një propozim i tillë vjen pas normave të larta të interesit që aplikohen kryesisht nga shoqëritë jo-banka. Banka qendrore thotë për Report TV se synohet mbrojtja e qytetarëve, pasi në treg ka devijime.
12 Prill 2021, 19:34 -
Ekonomi
Pas goditjes nga pandemia, rritet besimi i biznesit dhe i konsumatorëve në ekonomi! BSH: Industria e ndërtimi sektorët më pozitivë
Besimi i qytetarëve dhe i bizneseve në ekonomi është përmirësuar në tre muajit e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë përmirësimi është më i ndjeshëm tek industria dhe shërbimet. Nga ana tjetër, përpos rritjes së lehtë besimi i konsumatorëve është poshtë mesatares historike.
6 Prill 2021, 17:21 -
Ekonomi
Bankat, pro vënies së tavanit për interesat e kredive! Propozimi u bë nga BSH pas abuzimeve nga shoqëritë jo-banka
Bankat e nivelit të dytë në vend janë shprehur pro ndryshimit që propozon Banka e Shqipërisë për vendosjen e një tavani për normat e interesit për kreditë konsumatore. Sipas një njoftimi të shoqatës së Bankave ky është një vendim që mbron interesat e publikut dhe rrit më tej transparencën.
2 Prill 2021, 15:03 -
Ekonomi
Rekord historik, në shkurt 2.8 miliardë euro qarkulloi jashtë bankave
Në muajin shkurt të këtij viti kanë qarkulluar jashtë bankave 2.8 miliardë euro me një rritje prej më shumë se 461 milionë eurove krahasuar me shkurtin e vitit 2020. Sipas bankës ky është niveli më i lartë që nga viti 2002.
30 Mars 2021, 13:32 -
Ekonomi
Në 2020 investimet e huaja u ulën me 140 mln € si pasojë e COVID, pesha më e madhe në energji! Dyfishohen investimet në tregtinë me shumicë
Investimet e huaja në Shqipëri në vitin e kaluar kanë rënë me 140 milionë euro si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë totali i investimeve arriti në 933 milionë euro dhe pesha më e madhe u përqendrua në fushën e energjisë elektrike.
28 Mars 2021, 16:41 -
Ekonomi
Rekord/ Në 3 muaj, tetor-dhjetor 2020, emigrantët sollën 203 mln euro
Pas një rënie të fortë në muajit e izolimit, dërgesat nga emigrantët kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2010, në tre muajit e fundit të vitit. Në periudhën tetor-dhjetor 2020 emigrantët kanë sjellë 203 milionë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë në total gjatë vitit të kaluar emigrantët sollën 673 milionë euro, ose 29 milionë më pak se në 2019.
26 Mars 2021, 19:00 -
Ekonomi
Edhe në kohë pandemie, emigrantët s’i braktisën familjet, sollën 673 mln euro në 2020-n
Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga emigrantët në vitin 2020 ishin 673 milionë euro, me një tkurrje të lehtë prej 4%. Kjo rënie erdhi si rrjedhojë e reduktimit të fortë të prurje në tremujorin e dytë të karantinës (-35% me bazë vjetore).
26 Mars 2021, 07:58 -
Sejko: Pritet rritje ekonomike në 4.9% këtë vit, parashikimet tona varen nga situata e pandemisë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Sejko theksoi se këtë vit parashikohet të kemi një rritje ekonomike në 4.9%.
24 Mars 2021, 16:31 -
COVID-i e tërmeti rritën borxhin e jashtëm me 6.2%! BSH: Të tregohet kujdes me huamarrjen e huaj, rrezikohet nga kursi këmbimit
Si pasojë e tërmetit të vitit 2019 dhe e pandemisë, në vitin e kaluar borxhi i jashtëm është rritur me 6.2%. kjo rritje është ndikuar kryesisht nga marrja e eurobondit. Banka e Shqipërisë rekomandon ministrinë e financave që të tregojë.
19 Mars 2021, 17:10