-
Mbyllen club-et e lokalet e natës/ Pronarë e artistë protestë kundër vendimit para Kryeministrisë, 5 të shoqëruar në polici
Pas aktit normativ ku lokalet e club-et e natës duhet të mbyllen ndryshe do të gjobiten, pronarët po zhvillojnë një protestë para Kryeministrisë që ky vendim të hiqet.
20 Korrik 2020, 20:16 -
Ministria mbylli diskot, reagon Shoqata e Bareve: Vendim absurd, vatër infektimi nuk jemi ne, por spitalet ! Nesër protestë te Kryeministria
Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e aktiviteteve të clube-ve të natës dhe diskove duke thënë se pasojat ekonomike dhe falimentit tyre do të jetë edhe më i rëndë se vetë COVID-19.
20 Korrik 2020, 18:15 -
Sot një viktimë, 81 raste të reja me COVID-19! Shifrat në rritje, java që shkoi shënoi një mesatare prej 90 raste në ditë
Ditën e sotme janë shënuar 81 raste të reja, një humbje jetë dhe 41 të shëruar. Trendi i infektimit ka qenë në rritje gjatë javës që iku, duke shënuar një mesatare javore të infektimeve me 90 raste në ditë.
20 Korrik 2020, 16:04 -
Covid/ Vazhdon rritja e fortë e infeksionit nga koronavirusi në Ballkan! Austria planifikon të nxjerrë ushtrinë në kufi
Rumania vendi më i prekur nga pandemia. Austria ndalon fluturimet me Beogradin, Sarajevën dhe Bukureshtin. Situatë e rënduar edhe në Kosovë, Malin e Zi, Kroaci, Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut
20 Korrik 2020, 12:29 -
'Ligjet' pro maskës detyruese dhe ndëshkimeve ndaj Medias
Mbajtja me detyrim e maskave në ambiente të mbyllura është miratuar sot në komisionin e ligjeve. Kush nuk e zbaton do të ndëshkohet me 2 mijë lekë gjobë. Me 16 vota pro dhe një kundër komisioni i ligjeve ka rrëzuar dhe dekretin e Presidentit Ilir Meta që kërkoi mosndëshkim të mediave të cilës i duhet të informojë pavarësisht kushteve të krizës që po kalon i gjithë vendi.
20 Korrik 2020, 11:22 -
Prej 5 muajsh në vijën e parë të luftës me COVID-in, mjekja Najada Çomo nuk njihet më! Ka një lutje për të gjithë
Që prej shfaqjes së pandemisë COVID-19 të gjithë po kalojmë një periudhë stresuese dhe të lodhshme, por edhe më rraskapitëse është për ata heronj të heshtur që i kalojën ditët të 'ngujuar' në Spitalin Infektiv në luftë për të shpëtuar jetën e pacientëve.
19 Korrik 2020, 22:48 -
'Shqipëria po infekton Toskanën'! Guverantori italian kërkon bllokim total të fluturimeve
Frika nga një ringjallje e koronavirusit sërish në Itali, e cila më në fund po merr pak frymë, ka sjellë një deklaratë të guvernatorit të Toskanës, Enrico Rossi i cili shprehet i shqetësuar se rastet e reja po vijnë nga jashtë vendit, ku sot 13 raste ishin nga Tirana.
19 Korrik 2020, 21:25 -
Matje temperature për çdo pushues të kthyer nga bregdeti shqiptar, krijohet trafik në Morinë
Kolona të gjata janë shkaktuar pasditen e së dielës në pikën kufitare në Morinë. Shumë pushues, zgjodhën që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar. Por në kthimin detyrohen të presin gjatë në doganën e Vermicës për të hyrë në Kosovë.
19 Korrik 2020, 21:24 -
Pandemia godet në qytetin e gurtë! Për 3 muaj, kalanë Gjirokastër e vizituan 850 turistë nga 90 mijë vitin e kaluar
Shumë bujtina e hotele në Gjirokastër janë mbyllur për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e covid-19. Numri i vizitorëve është i papërfillshëm, ku për tre muaj në kala kanë qenë 850 persona. Ndërsa një vit më parë qyteti i gurtë numëronte 90 mijë turistë, kryesisht të huaj.
19 Korrik 2020, 20:53 -
Të gjithë në plazh! Tirana e boshatisur në fundjavë (VIDEO)
Edhe këtë fundjavë Tirana ka qenë e boshatisur. Banorët e kryeqytetit kanë zgjedhur sërish bregdetin për të kaluar ditën e pushimit të tyre. E vetmja zonë pak më shumë e gjallëruar janë kodrat e Liqenit Artificial të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat.
19 Korrik 2020, 20:30 -
Rimëkëmbja pas pandemisë krijon grindje brenda BE, Merkel dhe Macron largohen të mërzitur
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u përpoqën të dielën për të tretën ditë radhazi të arrinin një marrëveshje stimulimi për të luftuar pasojat e koronavirusit, por Kancelarja Gjermane Angela Merkel tha se shtimi i grindjeve lidhur me nivelin e shpenzimeve nuk do të jetë e lehtë për t’u kapërcyer.
19 Korrik 2020, 18:11 -
Protesta kundër masave anti-covid të vendosura nga qeveria, arrestohen 28 persona në Tel Aviv dhe Izrael
Në Tel Aviv dhe Jeruzalem natën e së shtunës u mblodhën demostrues për të protestuar kundër masave të trajtimit të qeverisë për krizën e koronavirusit, si dhe për t' i bërë thirrje kr
19 Korrik 2020, 18:06 -
Mbi 5 mijë raste të reja me COVID gjatë 24 orëve, 9 rekorde rastesh në vetëm një muaj në SHBA! Protesta masive në Izrael kundër masave
Gjatë 24 orëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 5118 raste të reja duke e çuar në total 3.838.389 numrin e të prekurve në total. Numri i të prekurve është më i ulët në krahasim me shifrën rekord të ditës së djeshme prej mbi 77 mijë rastesh të reja.
19 Korrik 2020, 17:42 -
Mjeku shpjegon: Ato shishe plastike praktikë e zakonshme në çdo spital, nuk është serum
Kontaktuar nga Shqiptarja.com një mjek brenda repartit të reanimacionit shpjegon që shishe komerciale si ato të ujit përdoren gjithmonë për ushqimin apo hidratimin përmes sondave gastrike, pra me substanca që futen direkt në stomak dhe nuk duhen sterile tek personat në gjendje të rëndë. Në rastin konkret në foto duken shishe të zakonshm
19 Korrik 2020, 16:50 -
Një humbje jete dhe 82 të prekur me COVID/ Ulet numri i viktimave, rritet i të shtruarve në 24 orët e fundit
Pas disa ditësh me disa humbje jete brenda 24 orëve, sot ministria e Shëndetësisë raportoi se vetëm një pacient nuk ia doli të fitonte luftën me COVID-in. Në 24 orët e fundit është rritur numri i të shtruarve te Infektivi dhe Sanatoriumi, 13 më shumë se ditën e djeshme. Ditën e sotme asnjë i shëruar.
19 Korrik 2020, 16:05 -
PD: Gënjeu me pamjet te Infektivi, Manastirliu të japë dorëheqjen, SPAK të nisë hetimet, në shëndetësinë e Ramës serumet në shishe uji
Në videon e postuar dje nga ministrja, që Spahia i kërkon dorëheqjen, shfaqen disa të sëmurë duke rënkuar, mes tyre një e moshuar, që sipas ministrisë ishte te Infektivi, por ish-deputeti demokrat thotë se qytetari e ka njohur gjyshen e tij, e cila nuk ka qenë e infektuar me COVID dhe se gjithçka që paraqet ministria është false.
19 Korrik 2020, 14:43 -
Do merret kampion në popullatë, testi nëse e ke kaluar COVID-in edhe te privati, MSH: Serologjiku na duhet për terapi me plazmën e gjakut te pacientët
Testimet do të bëhen për të mësuar nëse qytetari e ka kaluar COVID-in, nëse ka krijuar antitrupa. Theksojmë se testi serologjik nuk tregon dhe nuk duhet përdorur për të evidentuar nëse në atë moment që e bën je i infektuar me COVID.
19 Korrik 2020, 13:34