-
Çfarë mund të kuptojmë nga ecuria e deritanishme e procesit të vaksinimit për sëmundjen Covid-19?
U mbush një vit e bashkëjetesës me Covid 19. Deri më tani pasojat kanë qënë shumë të rënda. Jetësore, shëndetësore, ekonomike, sociale. Prej muajsh kemi krijuar pritshmëri të larta për vaksinimin. Duhet pranuar se kësaj here industria farmaceutike botërore arriti të bëjë në pak se 1 vit atë që zakonisht ishim mësuar se duheshin vite e vite.
24 Janar 2021, 11:35 -
COVID 19 dhe universitetet/ Studentët, kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit Teknik: Pas provimeve të kthehemi në auditor, të anulohet tarifa
Masat e marra për përballimin e pandemisë COVID në vend kanë bërë që mësimi në këtë vit akademik në universitetet shqiptare deri më tani të bëhet online. Kjo i ka shqetësuar studentët të cilët herë pas herë kanë kërkuar rikthim në auditore.
23 Janar 2021, 18:01 -
Jo vetëm 'Air Albania' në Shqipëri, edhe Britania e Madhe vë në dispozion stadiumin për vaksinimin anti-COVID
Në Shqipëri prej 2 javësh tashmë është duke u bërë vaksinimi anti-COVID në stadiumin kombëtar 'Air Albania'. Qeveria shqiptare është kritikuar se ka zgjedhur stadiumin për propagandë. Por ndërkohë Shqipëria nuk është i vetmi vend që përdor stadiumet për të bërë fushatën e vaksinimit.
23 Janar 2021, 15:42 -
Gjylameti në 'Pa Protokoll': Borxhi publik deri në 2018 ka qenë në trend zbritës! PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë
Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" ka deklaruar se qeveria i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj popullit dhe këtë sipas saj e ka vërtetuar vota e qytetarëve.
22 Janar 2021, 21:41 -
Rriten rastet dhe ulen shtrimet në spitale/ 739 të infektuar me COVID dhe 7 viktima në 24 orët e fundit në vend
Kjo e premte ka shënuar një rritje të rasteve me COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se si rezultat i 3314 testimeve, kemi 739 raste të reja me COVID dhe 7 viktima për 24 orët e fundit.
22 Janar 2021, 16:24 -
Rikthimi në auditore, studentët takojnë Rakacollin: Presim vendimin e Komitetit javën tjetër
Një përfaqësi studentësh zhvilluan një takim me kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, për zhvillimin e mësimit në auditore. Pas takimit, studentët u shprehën se komiteti ende nuk ka marrë një vendim sa i përket universiteteve dhe presin një përgjigje brenda javës tjetër.
22 Janar 2021, 14:23 -
Shkelën masat anti COVID, gjobiten 462 persona në 24 orët e fundit! 455 u kapën pa maska në rrugë
Vijojnë kontrollet për respektimin e masave anti COVID në Shqipëri. Policia gjobiti në 24 orët e fundit 462 persona të cilët kanë shkelur këto masa. 455 qytetarë u konstatuan duke lëvizur pa maska në rrugë. Gjithashtu u gjobit dhe një lokal i cili theu masat COVID, pronari i së cilit u ndëshkua me 1.000.000 lekë.
22 Janar 2021, 13:49 -
Qeveria shqiptare shpalli diplomatin 'non grata', mediet ruse: Ambasada i konsideron akuzat të pabaza! Tirana bëri 2 shkelje
Mediet ruse shkruajnë se ambasada Ruse në Shqipëri konsideron të pabaza akuzat ndaj diplomatit rus, Alexey Krivosheev, të dëbuar nga qeveria shqiptare me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID.
21 Janar 2021, 22:37 -
COVID/ 15% e testeve të shpejta dalin pozitiv! Fluks qytetarësh në qendra shëndetësore (VIDEO)
Rreth 15% e testeve të shpejta që kryehen në ditë në një prej pikave të caktuara, rezultojnë pozitiv me COVID-19. Epidemiologu Rexhep Muja tregon se brenda një dite janë testuar deri në 110 qytetarë në Qendrën Shëndetësore nr.10 në kryeqytet.
21 Janar 2021, 18:33 -
Në vijën e parë të luftës me COVID, në 10 muaj pandemi 10% e 'bluzave të bardha' të infektuar! Vijon vaksinimi, ja kush janë grupet prioritare
Në 10 muaj pandemi, rreth 10% e bluzave të bardha janë prekur nga koronavirusi. 2347 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës kanë kaluar covid. Kjo është dhe arsyeja përse në Programin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19 është vendosur që personeli shëndetësor të jetë grupi i parë prioritar.
21 Janar 2021, 17:35 -
Shkeli masat anti COVID në mënyrë të përsëritur/ Qeveria shqiptare shpall 'NON grata' diplomatin rus! Mediet e huaja: Ambasada i konsideron akuzat të pabaza! Tirana bëri 2 shkelje
Qeveria Shqiptare ka shpallur “NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin rus Alexey Krivosheev, me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID. Në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar
21 Janar 2021, 17:18 -
Mësimi online/ Çomo: Më mirë auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta (VIDEO)
Duke folur për vendimin për mbylljen e shkolla, drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo ka bërë me dije se moshat e reja janë portë hyrëse për të transportues të virusit. “4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet, brezi i studentëve është i fuqishëm, por infektojn&
21 Janar 2021, 17:01 -
Mësimi online/ Kushi: Të na mirëkuptojnë nxënësit dhe mësuesit! Vendimi jo i imponuar, por për shkak të rrethanave (VIDEO)
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kërkuar solidaritetin e mësuesve dhe nxënësve pasi mësimi do të vijojë të jetë online. “Ne respektojmë të gjitha rekomandimet tuaja që lidhen me situatën. E kuptoj shumë mirë situatën e studentëve, problemet që kanë. Dua të
21 Janar 2021, 17:04 -
Kushi dhe Manastirliu me ekspertë të shëndetësisë: Mësimi në universitete do të vijojë online! Kemi rritje të rasteve me COVID te të rinjtë (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi po zhvillojnë një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku bëjmë me dije se mësimi online në universitete do të vijojë online, për shkak se nga data 6 janatr kemi rritje të rasteve me COVID
21 Janar 2021, 16:56 -
678 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Kjo e enjte ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Referuar njoftimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se si rezultat i 3088 testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 678 persona. Fatkeqësisht betejën me këtë virus e kanë humbur 5 qytetar.
21 Janar 2021, 16:32 -
Gjirokastër/ Infektohen me COVID 7 nxënës të një gjimnazi, mbyllen përkohësisht klasat e 11-a
7 nxënës të një gjimnazi në Memaliaj kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka shfaqur simptoma të koronavirusit dhe pasi ka kryer testin, rezultoi pozitiv.
21 Janar 2021, 14:37 -
Dita e 11-të e vaksinës anti COVID, Manastirliu: 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë të vaksinës
Deri më tani në vendin tonë 549 personel shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti COVID. Është vetë Ministrja e Shëndetësisë që e bën me dije një gjë të tillë.
21 Janar 2021, 11:50 -
Turizmi në Valbonë, ‘thesari’ i braktisur mes alpeve
Valbona mund të ishte pika më e bukur për turizmin malor, por mungesa e energjisë, ujit dhe problemet e tjera të infrastrukturës, kanë bërë që ajo të mbetet e braktisur edhe pse e veshur me petkun e bardhë, ngjan më e bukur se asnjëherë.
21 Janar 2021, 09:59 -
I prekur me COVID, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare piktori Mustafa Arapi
Shuhet nga COVID-19 piktori dhe restauratori i njohur Mustafa Arapi. Arapi prej disa ditësh gjendej i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi". Lajmi konfirmohet nga e bija, studiesja Dorina Arapi, e cila gjatë shtrimit në spital i bëri apel kryeministrit Edi Rama dhe ministres se kulturës Elva Margariti për kujdes ndaj këtij personaliteti të artit e kulturës shqiptare.
21 Janar 2021, 07:45 -
Ekonomia humb 689.5 mln euro nga COVID-i! Të ardhurat për frymë u ulën me 323 euro
Ekonomia shqiptar ka humbur 689.5 milionë euro si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të vitit 2020 ishin mbledhur 3.4 miliardë euro. Nga ana tjetër edhe të ardhurat për frymë janë tkurrur me 323 euro krahasuar me 2019.
20 Janar 2021, 23:15 -
Dita 10 e vaksinimit/ Mjekët: Ndihemi të mbrojtur! Koordinatorja: Kush ka kollë e temperaturë, s’vaksinohet (VIDEO)
Në ditën e 10 të vaksinimit anti-covid në stadiumin Air Albania priten të vaksinohen rreth 50 personel shëndetësor, kryesisht të shërbimit infektiv të pediatris. Pas kryerjes së vaksinës mjekë e infermierë shprehen për Report Tv se ndjehen më të sigurt në përballjen me COVID-19.
20 Janar 2021, 19:44 -
Vota e emigrantëve, Pëllumbi: Ne kërkojmë të bëhet me postë, demokratët nuk kanë propozuar asgjë! Marrëveshja me Pfizer? Deputetët u njohën me të përpara votimit
Sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi gjatë një interviste në Report Tv tha se tashmë votimi i emigrantëve është ligj dhe se socialistët kanë propozuar që ajo të realizohet me postë. Por sipas tij, demokratët nuk kanë propozuar asgjë duke krijuar përshtypjen se se ata nuk e duan këtë. Ndonëse marrëveshja me Pfizer që do sigurojë vaksinat anti-COVID nuk u bë publike, mazhoranca pretendon se deputetët u njohën me të para se ta votonin.
20 Janar 2021, 18:11 -
Rama e Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë: E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave, pavarësisht pandemisë (VIDEO)
Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Rrogozhinës, që i shërben 14 mijë banorëve, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zinxhiri ftohës për vaksinat antiCOVD do të jetë i organizuar në të gjithë vendin.
20 Janar 2021, 17:40 -
Debat në Repolitix, Bogdani: Rama bën miqësi me vendet e lindjes, hedh poshtë BE-në! Ka shtuar kushtet për integrimin! Koja: Shqipëria humbi trenin për në Europë në 1996-ën (VIDEO)
Për ish deputetin e PD-së, Gerti Bogdanin, kritikat e kryeministrit Edi Rama për mungesën e solidaritetit të BE-së për vaksinimin janë një sulm që i bëhet unionit duke e larguar më shumë Shqipërinë nga rruga e integrimit. I ftuar në emisionin 'Repolitix', Bogdani tha se Rama ka shkuar drejt vendeve të lindjes duke krijuar miqësi e duke hedhur poshtë BE-në. Demokrati vijon më tej duke u shprehur se kryeministri e mori Shqipërinë me 3 kushte ndaj integrimit të BE-së dhe e ka lënë me 8.
19 Janar 2021, 22:45