-
Numri i pacientëve të shëruar dyfish më i lartë se i të infektuarve, 7 raste të reja me COVID-19 në 24 orë (VIDEO)
Numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i të infektuarve. Janë konfirmuar 7 raste pozitive, nga të cilat 3 në Krujë, 2 në Tiranë dhe 2 në Shkodër duke çuar në total numrin e të prekurve në 773 raste.
30 Prill 2020, 11:00 -
Infektohen 3 ushtarë shqiptarë pjesë e KFOR-it, nga Kosova te Infektivi! 16 raste të reja me COVID, 24 të shëruar (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, shkon në 766 numri i të prekurve, 455 pacientë të shëruar. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat. 10% e pacientëve trajtohen në spitalet COVID, 90% e tyre ndiqen nga mjeku i familjes.
29 Prill 2020, 11:08 -
30 viktima! 14 raste të reja me COVID në 3 qytete, vatër e re në Krujë, 9 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja, shkon në 750 numri i të prekurve, 431 numri i të shëruarve. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
28 Prill 2020, 11:11 -
COVID-19/ Ndërron jetë Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur nga Durrësi, gruaja në spital e djali i vetëkarantinuar në shtëpi (VIDEO)
Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur në Durrës ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, pas 24 ditëve i intubuar në spitalin "Shefqet Ndroqi" me COVID-19. Report Tv ka mësuar se gruaja e tij ndodhet e shtruar në spital, kurse djali i vetëkarantinuar në shtëpi.
27 Prill 2020, 11:02 -
28 viktima/14 raste të reja me COVID, zgjerohet harta e nxehtë në Krujë dhe burgun 313-të, 7 të shëruar në Shkodër (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 726 numri i të prekurve në total. Gjatë 24 orëve të fundit një pacient ka ndërruar jetë. Deri tani, 410 të shëruar nga COVID19. Në dy spitalet COVID 36 pacientë, 2 në gjendje të rëndë. ISHP: Të infektuarit te burgu 313-të janë në gjendje të stabilizuar
26 Prill 2020, 11:09 -
34 raste të reja sot! 18 kontakte nga fasoneria në Krujë, 4 nga vatra e burgut, shtrihet harta në Mat! 9 të shëruar
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje. Ministria e Shëndetësisë: 34 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 712 numri i të prekurve. Deri tani 403 të shëruar. ISHP: Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. 2 të prekurit e radhës në Kurbin, kontakte të të infektuarve në fasonerinë e Krujës.
25 Prill 2020, 11:11 -
29 raste të reja/ 13 të infektuar me COVID-19 te '313-ta' në Tiranë...sërish ulje të numrit të të shtruarve në 2 spitalet
Në total janë 29 raste të reja nga 240 teste të kryera gjatë 24 orëve, nga të cilat 20 janë në Tiranë, përfshirë këtu edhe burgun 313, 7 në Krujë, punonjëse në fasoneri dhe familjarë të tyre, e ndërsa 2 të tjerat në qytetin e Shkodrës. Megjithatë, ndonëse ka pasur një rritje të personave të të infektuar, është ulur numri i pacientëve të shtruar në spital. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë, 6 më pak se një ditë më parë.
23 Prill 2020, 11:08 -
27 viktima me COVID-19 në Shqipëri! 'Shërohet' Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja...25 raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 25 persona, shifër kjo e cila sipas zv. ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, edhe pse mund të jetë më e lartë se javën e kaluar, është tregues se situata është në kontroll. Në total që nga konfirmimi i rastit të parë në Shqipëri janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste.
22 Prill 2020, 11:15 -
25 raste të reja me COVID-19 sot në Krujë e Kurbin! Dita e parë kur Tirana nuk ka asnjë të infektuar (VIDEO)
Nga gjurmimi epidemiologji në Krujë, ku ka shpërthyer vatra më e rrezikshme e përhapjes së COVID-19 në një fasoneri fabrikë këpucësh, ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin janë 8 raste të reja.
21 Prill 2020, 11:09 -
5% e të prekurve në COVID-19 në Shqipëri kanë humbur jetën, 56% janë shëruar! 22 raste të reja sot (VIDEO)
5% e të prekurve në COVID-19 në Shqipëri kanë humbur jetën, shifër kjo e bërë e ditur nga ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor. Në 24 orët e fundit, nga 233 testime të bëra janë konfirmuar pozitiv 22 qytetarë, duke çuar në total numrin e të prekurve në 584, ndërkohë që i janë shtuar listës së të shëruarve edhe 13 të tjerë.
20 Prill 2020, 11:02 -
9 raste të reja me COVID, 19 të shëruar, mes tyre një mjek dhe dy infermierë! Rritet numri i të prekurve nga fasoneria e Krujës
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus duke e dërguar në total numrin e të infektuarve në 548. Ndërkohë që po në 24 orët e fundit janë shëruar 19 pacientë, teksa në total janë 302 personat që e kanë fituar luftën me COVID-in.
18 Prill 2020, 11:06 -
COVID-19/ 21 raste të reja sot (11 vetëm në Shkodër!) Shënohen 2 të prekurit e parë në Kurbin...Më shumë të shëruar se të infektuar aktivë
6 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 283 numri i të shëruarve. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
17 Prill 2020, 11:14 -
Vdes 90-vjeçari me COVID! Sot 19 raste, vatra të reja në Lezhë, Kurbin e Petrelë! Sërish më shumë të shëruar se të infektuarit aktivë!
Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Një numër ky më i lartë se numri i rasteve aktive me COVID, që është 218. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Shënohet një vatër e re në Petrelë.
15 Prill 2020, 11:06 -
Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Kukës, është nga bluzat e bardha! 8 të infektuar, 16 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit
8 raste të reja pozitiv me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, mes të cilëve 2 janë pjesë e personelit mjekësor. Kukësi shtohet për herë të parë në hartën e të prekurve me COVID-19
14 Prill 2020, 11:03 -
24 viktima nga COVID-19/ Humb jetën 68-vjeçarja nga Tirana, kishte kryer në Infektiv 5 seanca dialize! 21 raste të reja në 24 orë! (VIDEO)
21 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes tyre një personel mjekësor dhe dy fëmijë që janë asimptomatikë. Gjithashtu lajmi i mirë vjen nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 232.
13 Prill 2020, 11:17 -
13 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 4 më pak se dje! Për herë të parë të shëruarit ua kalojnë të infektuarve (VIDEO)
Sot janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 4 raste më pak se dje. Harta e të prekurve zgjerohet me 6 raste në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Durrës, të cilët sipas ministrisë së Shëndetësisë janë kontakte të rasteve të para, jo vatra të reja. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë. Në total numri i personave që janë prekur shkon në 446 prej datës 8 mars kur u regjistrua rasti i parë. Rastet e të shëruarave janë nga të gjitha grupmoshat. Për herë të parë, të shëruarit ua kalojnë të infekturave.
12 Prill 2020, 11:15 -
17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste...patën kontakt me të afërmit e infektuar! Rakacolli: Shmangni vizitat
Një pjesë e mirë e tyre janë raste kontaktesh si rezultat i mos respektimit të rregullave të distancimit social. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se disa nga rastet janë persona që kanë kryer vizita familjare tek të afërmit e infektuar me COVID-19. Ajo apeloi që mos të bëhen vizita tek të afërmit. 15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 197 numri i të shëruarve
11 Prill 2020, 11:04 -
Vdes e moshuara nga Tirana! Shkon në 23 numri i viktimave me COVID! Bie kurba e të infektuarve, 9 në 24 orët e fundit!
Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një paciente e infektuar me COVID-19 duke e dërguar në 23 numrin e viktimave që kanë humbur jetën nga infeksioni. Kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar sërish ulje në javën e katërt, ku janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja gjatë 24 orëve, edhe pse është kryer një numër i lartë testimesh prej 234. Lajmi i mirë, përveç 11 të shëruarve është se ka pasur një frenim të përhapjes së koronavirusit në qytetet e tjera të Shqipërisë.
9 Prill 2020, 11:02 -
17 raste të reja në 24 orë me COVID-19 në Shqipëri! 154 pacientë të shëruar/ Bilanci i ri
Numri total i të infektuave në Shqipëri ka shkuar në 400, ku mësohet se 58 prej tyre janë të shtruar në dy spitalet COVID në Shqipëri, specifikisht te spitali infektiv janë 52 të shtruar e ndërsa të "Shefqet Ndroqi" 6 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë janë shëruar, e në total kjo shifër ka shkuar në 154.
8 Prill 2020, 11:35 -
Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja në 2 javët e fundit në Shqipëri! Nga 182 teste në 24 orë, vetëm 6 pozitiv me COVID-19 (383 në total)
Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë 2 javëve të fundit! Ditën e e sotme nga 182 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 6 raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383.
7 Prill 2020, 10:38