-
I moshuari nga Saranda pozitiv me COVID-19, u infektua gjatë qëndrimit në QSUT! Në 24 orë humbën jetën dy pacientë
Një i moshuar nga Saranda është infektuar me covid-19. Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në QSUT në Tiranë pasi pësoi hemorragji cerebrale.
26 Qershor 2020, 22:48 -
51 viktima/ Në 24 orë humbin jetën dy pacientë me COVID, 77 raste të reja! MSH: 6% e mjekëve kanë kaluar koronavirusin
Shqipëria ka regjistruar sërish ditën e sotme një numër të lartë të të infektuarve, e ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 2 pacientë me COVID-19. Vdekje të papritura i cilëson Ministria e Shëndetësisë, pasi 76-vjeçari nga Tirana kishte pasur përmirësime pas 15 ditësh trajtim, e ndërsa viktima tjetër, 54-vjeçari ishte në gjendje më të rëndë, e për pasojë ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit. Ndërkohë, si rezultat i 402 testeve, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 77 raste, ku Tirana mban numrin më të lartë të rasteve.
26 Qershor 2020, 10:33 -
49 viktima/ Ndërron jetë një 66-vjeçar! 78 të prekur në 17 qytete! Vatrat më të nxehta në Shkodër dhe Krujë! Mbyllet bashkia e Delvinës (VIDEO)
49 viktima që nga fillimi i pandemisë/78 raste të reja janë konfirmuar në Shqipëri me koronavirus. Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë të infektuarit me COVID-19 janë në 17 qytete të Shqipërisë, ku numrin më të madh e ka Shkodra, Kruja dhe Tirana.
25 Qershor 2020, 10:35 -
COVID-19 prek edhe bashkinë e Gjirokastrës, infektohen 4 persona
https://shqiptarja.com/lajm/nderron-jete-34vjecarja-me-covid-viktima-me-e-re-ne-vend-67-raste-te-reja-ne-24-ore#568476Koronavirusi ka prekur edhe bashkinë e Gjirokastrës. Mësohet se katër persona janë infektuar me COVID-19, tre prej të cilëve janë punonjës të bashkisë dhe tjetri është një ish-zyrtar.
25 Qershor 2020, 09:39 -
Dy të viktima nga COVID brenda ditës, ndërrojnë jetë një vajzë 34-vjeçe dhe një 90-vjeçar! 67 raste të reja (VIDEO)
Në 9 ditët e fundit janë shënuar 13 viktima, 48 në total/ Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-i ditën e sotme. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spitalin Infektiv. Viktima më e re me COVID në Shqipëri. Ndërkohë që rreth orës 15:00 vdiq një 90-vjeçar. Megjithatë, një lajm optimist është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë.
24 Qershor 2020, 11:24 -
Vuante edhe nga diabeti, vdes 65-vjeçari nga Tirana me COVID! Sot 52 raste, vijon të rritet numri i të shtruarve, infektohet efektivi i RENEA-s
Në 8 ditët e fundit janë shënuar 11 viktima, 46 në total. 52 persona kanë rezultuar me koronavirusi në vendin tonë, ndërsa sipas ministrisë së Shëndetësisë janë shëruar 36 pacientë. Ministria e Shëndetësisë tha se pavarësisht shërimeve, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive.
23 Qershor 2020, 11:03 -
Nuk vuante nga sëmundje shoqëruese, COVID-i i merr jetën 62-vjeçarit, sot 33 raste, rriten të shtruarit, Shëndetësia po vlerëson rihapjen e spitalit të dytë COVID
Në 7 ditët e fundit janë shënuar 10 viktima, 45 në total. COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 raste të reja dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit. Rritet numri i të shtruarve në spital duke thyer edhe rekordin që ishte në 2 prill me 81 të prekur në këtë spital. 790 raste aktive në të gjithë vendin.
22 Qershor 2020, 10:32 -
COVID-i i merr jetën 62-vjeçarit nga Tirana, 71 raste të reja, 15 të shtruar në 24 orë te Infektivi, 10 në terapi intensive, një intubuar
Në 6 ditët e fundit janë shënuar 9 viktima, 44 në total. Tirana, e para për rastet aktive dhe viktimat. Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit. Të prekurit; 31 në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. 10 të shtruar në terapi intensive, një është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.
21 Qershor 2020, 10:34 -
2 viktima nga COVID-i në 24 orë dhe 53 raste të reja! 68-vjeçari doli nga spitali se u përmirësua, vdes rrugës! Infektohet muzikanti në Përmet, mbyllet konsultorja në Pogradec!
Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Pas të moshuarës nga Durrësi, një 68-vjeçar nga Gjirokasra ndërroi jetë nga COVID-i, 53 raste të reja në 24 orët e fundit. Në 5 ditët e fundit janë shënuar 8 viktima. Në hartën e të prekurve ka hyrë Pogradeci me 3 raste të regjistruara
20 Qershor 2020, 10:31 -
Shkon në 41 numri i viktimave/ 66 të infektuar! Riinfektohet spitali i Durrësit! Mbyllet qendra e fëmijëve me aftësi ndryshe, preket drejtoria e Policisë Elbasan, i infektuar edhe gardiani i Shënkollit! (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë thekson se maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune dhe zyra shërbimesh.
18 Qershor 2020, 10:36 -
Dita e dyta radhazi me humbje jete, ulet numri i rasteve të reja (50 në 24 orë), më shumë pacientë në terapi intesive /VIDEO
Kjo e mërkurë është dita e dytë radhazi që është shënuar një humbje jete, e ndërsa numri i rasteve të reja në 24 orë ka pësuar një zbritje të ndjeshme. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 333 testeve janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 50 persona, si raste kontakti, por edhe vatra të reja, për të cilën ministria shprehet se ka nisur një hetim epidemiologjik. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacientë nga Tirana, 82-vjeçe e cila ishte shtruar në spitalin Infektiv.
17 Qershor 2020, 10:32 -
Shkon në 37 numri i viktimave! 82 raste të reja, vatra në 6 qytete! Rritet numri i pacientëve në terapi intesive! Testohet SPAK dhe GJKKO! (VIDEO)
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë ka regjistruar sërish një shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus. 82 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme me COVID-19, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë që vjen si rezultat i 364 testime, e ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë një pacient, duke e çuar numrin e viktimave në 37. Këtë të martë nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-in, një pacient 68 vjeç nga Puka, i intubuar prej disa ditësh.
16 Qershor 2020, 10:54 -
Shifra alarmante/ 69 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! Mbyllet Bashkia e Durrësit! Ministria: Rastet më të shumta në biznese! Ja vatrat më të nxehta në Tiranë (VIDEO)
Numri i të prekurve me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri po merr përmasa alarmante. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 69 persona, duke bërë që nga dita në ditë, të thyet rekordi i vendosur.
15 Qershor 2020, 10:18 -
57 raste të reja/ QSUT-ja vatra më e madhe me COVID! Pas 11 rasteve te Hematologjia, infektohet dhe spitali Francez! Ministria i rikthehet masave: Kush mundet, të punojë nga shtëpia
Nje nga vatra e infeksioni reparti i hematologjisë te QSUT. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre. 5 të shëruar te Infektivi, asnjë i shtruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, që kudo ku është e mundur të punohet nga shtëpia për të frenuar përhapjen e Covid19. Gjithashtu, Shëndetësia kujtohet sot të theksojë që thyerja e karantinës është e dënueshme.
14 Qershor 2020, 11:02