-
Rënie e shifrave/ 375 raste me COVID dhe 9 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën biznesmeni, të shëruarit më shumë se të infektuarit
1889 testime, 391 të shëruar, 375 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID në vend! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë sa i përket situatës së pandemisë për 24 orët e fundit.
26 Dhjetor 2020, 16:25 -
Ishte shtruar tek Infektivi, COVID-i i merr jetën drejtorit të 'Patentave' në Gjirokastër! Çuçi: Lamtumirë mik, çdo fjalë do ishte e pamjaftueshme për të vlerësuar siç duhet
OVID-19 i ka marrë jetën Drejtorit të 'Patentave' në Gjirokastër, Edi Pesha. Prej më shumë se 20 ditës ai ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa gjendja shëndetësore e tij ishte rënduar shumë ditët e fundit, ku ishte vënë edhe në intubim.
25 Dhjetor 2020, 20:02 -
8 viktima nga COVID dhe 510 raste të reja në 24 orët e fundit në vend! Ministria apel: Festoni me familjen e vogël
2198 testime, 477 të shëruar, 510 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situtës së pandemisë.
24 Dhjetor 2020, 16:16 -
Papërgjegjësi!
Kush s’ka pasur një zor të madh, sivjet, në këtë dimër të pandemisë së rrezikshme, nuk është dashur të shkojë/të vijë në Kosovë. As nga Zvicra, as nga Gjermania, as nga Austria, ku jeton pjesa më e madhe e mërgatës kosovare. Por – me sa duket – përgjegjësia e një pjese të njerëzve është po aq e madhe sa përgjegjësia e virusit në shpërndarje: zero! Pasojat do të shihen së shpejti në Kosovë. Te shifrat e infektimit.
23 Dhjetor 2020, 20:12 -
COVID-19 në Greqi, 937 raste të reja dhe 62 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit
Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 937 raste të reja pozitive dhe 62 viktima nga koronavirusi. Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 133365, ndërkohë që numri i viktimave është 4.402 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
23 Dhjetor 2020, 17:17 -
Më shumë të shëruar se sa të infektuar! Sot 503 raste pozitive dhe 6 viktima nga COVID-19! Humb jetën kornisti Andrea Canaj dhe mësuesi në Elbasan
24 orët e fundit në vendin tonë kanë shënuar ulje të rasteve pozitive dhe viktimave me COVID, konkretisht 503 raste të reja dhe 6 humbje jete. Ndërsa të shëruarit janë 550 qytetarë, ulen shtrimet në spitale.
23 Dhjetor 2020, 16:35 -
I infektuar me COVID, humb betejën kornisti Andrea Canaj
Humb betejën me COVD Kornisti Andrea Canaj. Lajmi i hidhur për botën e artiti është dhënë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku përmes një mesazhi në rrjete sociale bëhet me dije se Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare.
23 Dhjetor 2020, 12:20 -
Deputetë dhe ish-deputetë, të majtë dhe të djathtë, të gjithë në kujtim të Marko Bellos, i cili humbi jetën prej COVID
Ditë e para të dhjetorit COVID-19 mori jetën ish deputetit Marko Bello, i cili ndërroi jetë në në Turqi, atje edhe ku po kurohej. Bello ishte një prej politikanëve më jetëgjatë në skenën politike shqiptare dhe i respektuar nga të gjithë.
23 Dhjetor 2020, 10:39 -
Nga Shkodra te Korça, qytetet më të goditura nga COVID-19, pësuan rritjen më të madhe të papunësisë
Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lartë vjetore te papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare që referohen nga Anketa e Forcave të Punës.
23 Dhjetor 2020, 07:47 -
Koronavirusi në Itali/ 628 viktima dhe 13,318 raste në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 13,318 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në 1,977,318. Ndërkohë në krahasim me një ditë më parë është vënë re një rritje e numrit të viktimave ku në 24 orët e fundit, 628 qytetarë kanë humbur jetën.
22 Dhjetor 2020, 19:53 -
COVID-19 në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 389 raste të reja dhe 13 viktima
Nga 2420 testime të kryera 389 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID në 24 orët e fundit. Qyteti me numrin më të lartë të rasteve mbetet Tirana me 177 raste të reja.13 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 1111.
22 Dhjetor 2020, 16:48 -
COVID-19 në Itali/ 10.872 raste të reja dhe 415 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 10.872 raste të reja me koronavirus nga 87.889 testime të kryera. Fatkeqësisht 415 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 69,214.
21 Dhjetor 2020, 19:37