-
Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës dhe Gjirokastrës vendosin të vazhdojnë bojkotin
Dhoma e avokatisë së Lezhës dhe Gjirokastrës kanë njoftuar se do të vazhdojnë me bojkotin e seancave gjyqësore, si një shenjë proteste ndaj mosmarrjen parasysh të kërkesave të tyre lidhur me hartën e re gjyqësore.Në njoftimin zyrtar thuhet se bojkoti i avokatëve të Lezhës do të vijojë në datat 27, 28, 29, 30 Qershor dhe 1 Korrik 2022.
26 Qershor 2022, 14:24 -
Harta gjyqësore, avokatët bojkot edhe sot në 6 rrethe! Në Korçë bojkotohen edhe masat e sigurisë
Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në shumë gjykata të vendit. Edhe sot avokatët kanë vendosur të bojkotojnë gjykatat e rretheve Korçë, Krujë, Lushnjë, Vlorë Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa bojkoti do të vijojë edhe në datat 27, 28 dhe 29 qershor.
24 Qershor 2022, 09:20 -
Jo hartës së re gjyqësore, avokatët vazhdojnë protestën në Krujë: Cenon interesin e qytetarëve
Protestës së avokatëve të Kurbinit, Lezhës dhe Krujës kundër Hartës së Re Gjyqësore, iu bashkua edhe deputetja e PD, Andia Ulliri, ku së bashku kërkuan reflektim ndaj këtij projekti që cenon interesin e qytetarëve
23 Qershor 2022, 17:19 -
Harta gjyqësore, avokatët bojkot edhe sot në 7 rrethe, kaos në disa gjykata të vendit! Me braktisjen e seancave të sigurisë rrezikohet lirimi i të arrestuarve
Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në shumë gjykata të vendit. E sotmja do të jetë një ditë bojkoti në gjykatat e rretheve Shkodër, Lezhë. Durrës, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.
22 Qershor 2022, 10:49 -
Harta e re Gjyqësore, avokatët në 'Report Tv', Kalaja: Produkt i dështimit të sistemit! Beqiri: Sot dorështrirët kanë marrë dënimin e duhur
Në një kohë kur është paraqitur një Hartë e re Gjyqsore për të shkrirjen e gjykatave avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si një eufori për të hyrë në sistemin gjyqësor. Sipas saj kemi të bëjmë me një reformë të dështuar madje Gjykata e Tiranës e cila ka peshën më të lartë po shkon drejt kolapsit
21 Qershor 2022, 20:05 -
Harta e re gjyqësore, Kosteri e Lena: Nëse miratohet do ta çojmë në Kushtetuese! Gjyqtarët kanë interes, pasi u garantohet një punë në Tiranë
Avokatët kanë paralajmëruar se nëse harta e re gjyqësore do të miratohet, ato do të ndjekin rrugën ligjorë, duke e vijuar betejën edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kështu deklaruan në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, kreu i Dhomës Vendore në Shkodër, Anton Kosteri si dhe kreu i Dhomës Vendore në Korçë
21 Qershor 2022, 13:52 -
‘Paralizohen’ gjykatat në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë! Avokatët bojkotojnë masat e sigurisë! Manja për Report Tv: E papranueshme! Ta hedhin në gjyq pasi harta të miratohet
Pas bojkotit 1 javor të seancave gjyqësore, avokatët në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë përshkallëzuan protestën duke bojkotuar këtë të martë seancat për masat e sigurisë. Ndërsa në një reagim për ReportTv Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se bojkoti është i pakuptimtë dhe avokatët duhet t’i drejtohen gjykatës pasi qeveria të miratojë përfundimisht hartën e re
21 Qershor 2022, 11:02 -
Stoku i dosjeve/ Propozimi i Haxhisë në Report Tv: Avokatët të marrin statusin e gjykatësit të përkohshëm për çështje jo shumë të rëndësishme
Në një kohë kur stoku i dosjeve të pashqyrtuara sa vjen e po rritet në Gjykata, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka sjellë një zgjidhje për këtë problem. Në emisionin ’5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv ai ka propozuar që për të eliminuar stokun, të “përdoren” si gjykatës, avokatët.
20 Qershor 2022, 22:20 -
‘Territorialja’ dhe ‘Zgjedhorja’, Kaso: PS nuk është serioze, bën diversion brenda PD! Mbështesim sistemin proporcional me korrektim kombëtar
Ndonëse grupi i Sali Berishës është i përjashtuar nga Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimet që duhen bërë. Ivi Kaso, pjesë e ‘Rithemelimit’ tha në Report Tv se do preferonin sistem maxhoritar me korrektim proporcional kombëtar, nga sistemi proporcional rajonal që është aktualisht.
20 Qershor 2022, 21:58 -
Harta e re gjyqësore përçan avokatët, bojkot në disa qytete! Në datë 21 dhe 22 bojkot masave të sigurisë
Harta e re gjyqësore ka përçarë avokatët. Këtë të hënë bojkoti ka vazhduar në 6 qarqe ndërsa të tjerët i janë rikthyer punës, siç lajmëroi kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia. Madje në Shkodër, avokatët paralajmëruan edhe protesta nëse KLGJ nuk merr parasysh kërkesat e tyre
20 Qershor 2022, 07:45 -
Harta gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë Lezhë dhe Gjirokastër do të vijojë bojkotin gjatë javës së ardhshme, thirrja për protestë në 3 qytete
Bojkoti 4 ditor i Dhomës së Avokatisë përfundoi pa asnjë reagim nga KLGJ apo Ministria e Drejtësisë, pavarësisht kërkesës së avokatëve që të shqyrtohej sërish harta e re gjyqësore. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila drejtohet nga Maksim Haxhia, nuk kishte një qëndrim për vijimin e bojkotit të seancave gjyqësore, por avokatët në Lezhë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastër do të vijojnë bojkotin edhe përgjatë kësaj jave. Për këtë arsye, Dhoma e Avokatisë Lezhë ka ftuar qytetarët në një protestë qytetare në Lezhë, Laç dhe Krujë.
19 Qershor 2022, 16:38 -
Përçarje mes avokatëve për hartën e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë në Vlorë e Shkodër del kundër Maks Haxhisë: Do të vijojmë bojkotin deri më datë 24 qershor
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë në përfundim të afatit të bojkotit të seancave gjyqësore, në një mbledhje urgjente ka vendosur të vijojë bojkotin e të gjithë seancave gjyqësore deri më datë 24 qershor, ndërsa në datat 21 dhe 22 do të bojkotojë edhe seancat gjyqësore. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Dhoma Vendore e Shkodrës, të cilët po ashtu kanë deklaruar se do të vijojnë bojkotin edhe javën e ardhshme.
18 Qershor 2022, 10:39 -
Harta e re gjyqësore, përfundon bojkoti 4 ditor i avokatëve, Dhoma e Avokatisë paralajmëron: Do përshkallëzojmë qëndrimin tonë në të ardhmen drejt një bojkoti total
Dhoma Kombëtare e Avokatëve i kërkon Këshillit të Ministrave, si organ vendimarrës, për miratimin e hartës gjyqësore, të marrë në konsideratë vërejtjet dhe propozimet e bëra, përndryshe thekson se do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre në të ardhmen, drejt një bojkoti total dhe pa afat
17 Qershor 2022, 17:57 -
Kundërshtimet ndaj hartës së re gjyqësore, KLGJ ‘lan duart’: Vendimin përfundimtar e merr qeveria! Propozimi ynë synon rritjen e efikasitetit
Vendimin se si do të jetë kompozimi përfundimtar i hartës së re gjyqësore në vend i përket Këshillit të Ministrave. Kështu e përfundon reagimin e sotëm mbi kundërshtimet e shumta për propozimin për hartën gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke ‘tentuar’ kështu edhe një lloj shfryrje të përgjegjësisë apo akuzave ndaj këtij institucioni.
16 Qershor 2022, 16:12 -
Investigimi i Report Tv/ Drejtësi e vonuar, nga vetingu dhe dorëheqjet mungojnë 207 prokurorë dhe gjyqtarë, Magjistratura në 3 vite vetëm 46 magjistratë të rinj
Shansi për të plotësuar vakancat është dalja e kandidatëve nga Shkolla e Magjistraturës, por ky institucion në 3 vite ka diplomuar vetëm 46 magjistratë. Po përse Shkolla e Magjistraturës nuk arrin të plotësojë vendet vakante?
15 Qershor 2022, 13:36