-
Skandali i publikimit të pagave, prokuroria jep pretencën: Shërbim prove për 4 të akuzuarit
Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve duket se do të dënohen me vetëm shërbim prove. Të paktën kjo është pretenca që ka dhënë prokurori Bledar Valikaj.
6 Mars 2023, 14:55 -
Dalja e të dhënave personale me pagat dhe targat e makinave, Komisioneri i të Dhënave Personale gjobit ‘Tatimet’ dhe DPSHTRR
Publikimi i të informacioneve personale të qytetarëve shqiptarë, si pagat dhe targat janë konsideruar si shkelje e ligjit nga ana e Komisionerit për mbrojtjen e këtyre të dhënave, Besnik Dervishi. Për këtë arsye, ai ka konsideruar që Drejtoria e Tatimeve dhe DPSHTRR-ja nuk e kanë kryer detyrën e tyre për mbrojtjen e të dhënave e për pasojë janë gjobitur. Më konkretisht gjoba është rreth 3 mln lekë për ‘Tatimet’ dhe 1 mln lekë për DPSHTRR.
13 Dhjetor 2022, 16:50 -
Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, 3 milionë numra celularësh të shqiptarëve dalin në shitje online për 4000 dollarë
Numrat e telefonit te 3 milionë shqiptarëve së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave, janë reklamuar në një faqe interneti për t’u shitur. Poseduesit e këtij database të numrave personale kanë listuar edhe çmimet e shitjes së numrave, ndërsa përdorimi i tyre bëhet për fushata marketingu të ndryshme
13 Qershor 2022, 09:01 -
Publikimi i pagave, eksperti në Report TV: Të bëhet me referendum! Taksimi i profesioneve të lira do rrisë koston e shërbimit dhe informalitetin
Mateo Spaho, eksperti i ekonomisë është shprehur kundër publikimit të pagave një herë në vit, siç kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar.
18 Maj 2022, 19:45 -
Skandali i pagave, çështja përfundon në gjyq! Nën akuzë 2 punonjës të AKSHI-t dhe 2 personat që nxorën të dhënat
Katër persona janë dërguar në gjyq nga prokuroria e Tiranës, lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve.
16 Maj 2022, 16:50 -
Luftë informalitetit, Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike rrogat 1 herë në vit! Ministrja: Nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira
Në kuadër të luftës ndaj informalitetit të pagave, kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat duke thënë se pas një procesi kontrolli të detajuar u arritën rezultate mbresëlënëse. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi se nga 1 qershori, do të ndryshojë ligji dhe do të tatohen profesionet e lira.
16 Maj 2022, 11:16 -
Kuvendi, rezolutë për komisionerin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave: Të hetohet dalja e pagave të shqiptarëve
Skandali i publikimit të të dhënave personale të shqiptarëve duhet të sqarohet brenda vitit. Hetim të plotë të çështjes kërkohet nga Kuvendit i Shqipërisë përmes një projektrezolutë që u miratua në seancë plenare të enjten e kaluar. Në projekt rezolutën për punën e komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave kërkohet që hetimi administrativ të mbyllet brenda vitit 2022.
2 Maj 2022, 10:35 -
Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane! Rama: Vlerë e shtuar edhe për NATO-n! Balluku: Mbrojtje ndaj sulmeve nga brenda dhe jashtë
Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen me kompaninë amerikane "Jones Group International" për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale.
11 Janar 2022, 10:54 -
VENDIMI/ Rama e paralajmëroi, qeveria lidh memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane për mbrojtjen kibernetike
Me vendim të Këshillit të Ministrave është arritur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane "Jones Group International" për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës dixhitale. Jones Group International është një organizatë e udhëhequr nga gjenerali Jones, i cili ka qenë për 42 vite në detyrë në Korpusin Detar të SHBA.
10 Janar 2022, 19:41 -
Liroi grupin e skandalit të pagave, Artan Gjermeni mbi 2 vjet në Veting, dosjet e bujshme që mbylli, por dënoi profesorin për një koment në Facebook
Gjyqtari kontrovers Artan Gjermeni i shpëtoi dy herë veprimit të ligjit, prej 26 muajsh në proces verifikimi nga Komisioni i Vetingut dhe ende nuk është caktuar një seancë dëgjimore për t’u njohur me dosjen. Dosjet e bujshme që ka pasur nga dorë nga banda e Aldo Bares, Xhuvani tek Fullani.
10 Janar 2022, 09:50 -
Për Gjykatën e Tiranës vjedhja e rrogave të 694 mijë qytetarëve s'është skandal! Gjyqtari pa vetting, Artan Gjermeni liron të arrestuarit! 2 punonjësit e Tatimeve bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë
Me një vendim skandaloz, gjyqtari Artan Gjermeni liroi nga qelia të 4 personat e arrestuar me bujë si përgjegjës të publikimit të të dhënave personale të 694 mijë qytetarëve, duke caktuar masat e sigurisë 'detyrim paraqitje' për eksperten e IT te Tatimet Eni Qirjakon si dhe 'arrest shtëpie' për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
10 Janar 2022, 09:36 -
Grupi i skandalit të pagave, Andi Agaraj nga roli në aferën e serverit të tatimeve tek fotot nudo, përmbaruesi Endri Ikonomi punon për oligarkun rus, në skenë Elvis Mata i CEZ-DIA
Specialisti pranë tatimeve Andi Agaraj i arrestuar për skandalin e publikimit të pagave u thirr si dëshmitar edhe për çështjen zhdukje së rreth 4.3 milionë të dhënave tatimore në 2013, u punësua nga PD dhe ka pasion fotot nudo. Përmbaruesi Endri Ikonomi lidhje me oligarkun rus Oleg Boyko i skeduar nga SHBA për lidhje me krimin e organizuar. Të dhënat i bleu edhe Elvis Mata dëshmitar në çështjen CEZ-DIA .
7 Janar 2022, 19:22 -
Skandali me publikimin e pagave, KE për Report TV: Privatësia të ruhet me legjislacion si të BE-së
Pas arrestimit të 4 personave për publikimin e pagave dhe të dhënave personale, Komisioni Europian në një reagim për Report TV, thekson se është e rëndësishme që Shqipëria të përfundojë përafrimin e legjislacionit me standardet e BE për të forcuar mbrojtjen e të dhënave personale.
7 Janar 2022, 12:00 -
EMRAT/Skandali me publikimin e pagave, 4 të arrestuar! Prokuroria: 2 specialistët e IT te Tatimet ia shitën të dhënat për 20 mijë lekë 2 përmbaruesve! Hetojmë qëllimin e shpërndarjes së të dhënave
Prokuroria e Tiranës ka arrestuar 4 të dyshuar për nxjerrjen e pagave të shqiptarëve. Një specialiste e IT te Tatimet mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, i cili i shiti tek 2 përmbarues privat. Prokuroria fakton se nuk ka ndërhyrje në sistem, por shpërdorim detyre nga ana e punonjësve. Hetimet vijojnë për zbulimin e qëllimin e shpërndarjes së të dhënave. Gjithashtu nën hetim është edhe drejtori i IT në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ervin Muça.
7 Janar 2022, 09:21 -
Prokuroria zbulon teknikun IT të Drejtorisë së Tatimeve që shpërndau listën e rrogave! I punësuar në kohën e PD, por i besuar i LSI-së
Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, prokuroria e Tiranës ka zbuluar tashmë “urithin”, një teknik IT që nga brenda Drejtorisë së Tatimeve nxorri të dhënat që përmbanin listën e pagave të mbi 650.000 shqiptarëve. Bëhet fjalë për A.A. teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013.
5 Janar 2022, 20:02 -
Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon dhe humbet do t’i jepet garanci financiare! Në verë kalim pa doganë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Kryeministri Edi Rama ka propozuar një zgjidhje për problemin e mosdeklarimit të pagave, që do të jetë një dëmshpërblim financiar për atë që denoncon. Rama njoftoi se në verë do të hiqet dogana mes Shqipërisë dhe Kosovës, e ndërsa komentoi dhe shumë shkurt edhe situatën në PD. Ai prezantoi edhe formularët për Këshillimin Publik lidhur me vendimmarrje të rëndësishme.
5 Janar 2022, 17:22 -
Bushati në Report Tv: PD është ndarë në P dhe D, s'dihet kush është njeri dhe tjetri! Skandali i pagave? Nuk është fundi i botës
Për të folur rreth zhvillimeve politike gjatë vitit 2021, i ftuar në emisionin "Studio Live" në Report Tv për gazetaren Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ishte ish-kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, i cili tha se PD është ndarë në dy pjesë.
30 Dhjetor 2021, 19:03 -
Bilanci qeverisës 2021, Rama: Hetim pasuror dhe për evazion fiskal kompanive që deklarojnë për punonjësit paga fiktive! Keni kohë deri më 20 janar të vetërregulloheni (VIDEO)
Në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama u drejtoi një ultimatum bizneseve që kanë deklaruar paga më të ulëta se realet që të vetërregullohen deri më 20 janar ose do të përballen me burg nën akuzën e evazionit fiskal. Ndëshkim Rama paralajmëroi edhe për bizneset që u japin më pak para se paga minimale punonjësve, duke ua marrë mbrapsht paratë e deklaruara.
30 Dhjetor 2021, 11:15