-
Dalja e të dhënave personale, Berisha: Opozita dhe shqiptarët të ngrihen në protestat më të fuqishme që ka njohur vendi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur në protestë të gjithë shqiptarët, pas daljes së listës me të dhënave personale. "Protesta më e madhe që ka parë shtetit shqiptar në 30 vite", shkruan Berisha, teksa akuzon qeverinë Rama si përgjegjësen kryesore. Për Berishën, ky është akti më i rëndë në historinë e vendit tonë teksa e lidh Ramën me mafian.
24 Dhjetor 2021, 18:27 -
Skandali i pagave/ Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës: Veprimet do jenë intensive, normalisht që autori do gjendet
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj është shprehur se hetimet për të gjetur autorin që ka shpërndarë listën e pagave vijojnë, duke u shprehur e bindur se përgjegjësit do të gjenden. Në konferencën për mediat lidhur me mashtrimet në Call Centre, Imeraj nuk i shpëtoi pyetjes për një nga skandalet më të mëdha, duke paralajmëruar se do të ketë një vendimmarrje.
24 Dhjetor 2021, 16:19 -
Editorial
Bollino: Skandali nuk janë rrogat e larta, por gjithë ato rroga të ulëtat false që Shteti tani duhet të hetojë
Ajo listë zbulon një sërë anomalish të pafundme mbi të cilat nuk ka investiguar kurre asnjë inspektor i Tatimeve apo sigurimeve shoqërore. Eshtë fotografia e një ekonomie informale që prek të gjithë shtresat e shoqërisë e që bën bashkëfajtorë biznesmenë dhe të punësuar, duke përfshirë profesorë universitarë që duhet të përfaqësojnë elitën intelektuale të vendit, deri te gazetarë që në publik denoncojnë evazionin fiskal, por pastaj janë të parët që e mbështesin.
24 Dhjetor 2021, 15:56 -
Kapllanaj në Report Tv: Do pastrojmë PD nga mbeturinat! Berisha komunist i lidhur me kultin e individit, të ndahemi përfundimisht! Gjikondi: Ai krijoi përçarje në parti
Në një kohë ku në PD po zhvillohet lufta më e egër dhe përçarëse në 31 vite demokraci mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, anëtari i Kryesisë së PD, Agron Kapllanaj tha se këto tensione treguan më së miri se sa e nevojshme ishte që partia të pastrohej nga mbeturinat e komunizmit dhe ato pak persona që u interesojnë vetëm karriget dhe jo partia dhe kauza e saj ndaj qytetarëve. Edhe aktivistja Brizida Gjikondi tha se Berisha arriti të krijojë çarje të mëdha në PD.
24 Dhjetor 2021, 15:21 -
Skandali i pagave, jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, në dispozicion të hetimeve! Publikohet sot edhe lista e targave! AMA, mediave: Respektoni privatësinë
Pas skandalit të publikimit të pagave Drejtori i Sistemit Informatik te Tatimeve ka dhene doreheqjen dhe eshte vendosur ne dispozicion te hetimeve.
24 Dhjetor 2021, 14:23 -
Skandali me publikimin e pagave, Braçe akuzon opozitën: Shantazh politik me qëllim destabilizimin, s’ia dolën me zjarr, por e provojnë me ‘paratë në letër’
Deputeti i PS Erion Braçe akuzon opozitën se skandali i publikimit të pagave është një plan si tentativë për të destabilizuar vendin. Braçe e konsideron rrjedhjen e listës me pagat si shatazh politik të opozitës e cila po e përdor pas humbjes së zgjedhjeve dhe mohon që të jetë pjesë e skemës së patronazhistëve.
23 Dhjetor 2021, 21:16 -
Skandali me pagat, Lapaj në ‘Studio Live’: Përgjegjësi e shtetit, nëse dalin të dhëna të tjera sjell pasoja të parikuperueshme! Merkoçi: Digjitalizimi ka ceduar
Rrjedhja e informacionit të pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe atë privat ishte temë diskutimi këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv. Të ftuar në studio ishin avokati Adriatik Lapaj dhe kreu i lëvizjes ‘Mjaft’ Aldo Merkoçi.
23 Dhjetor 2021, 18:48 -
Skandali me pagat dhe numrat e telefonit të shqiptarëve, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënat Personale kërkesë AMA e AKEP: Të ndalin mediat për publikimin e tyre
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i ka kërkuar AMA-s dhe AKEP-it që të ndal mediat dhe portalet që të publikojnë të dhënat personale lidhur me rrogat dhe numrat e telefonit të shqiptarëve që dolën së fundmi. Ndryshe nga një pjesë e mirë e mediave shqiptare që kanë zgjedhur t’i publikojnë këto lista, Shqiptarja.com ka vendosur që të mos i publikojë këto të dhëna duke respektuar ligjin, etikën profesionale dhe privatësinë e gjithkujt.
23 Dhjetor 2021, 16:07 -
Publikimi i pagave/ Basha: Rama e ideoi vjedhjen e të dhënave me patronazhistët, ndjesa e tij sa për të kaluar radhën! Po i bëhet presion SPAK të mos e hetojë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancën për skandalin e publikimi të pagave të mbi 694 mijë qytetarëve shqiptarë. Basha në një konferencë për shtyp është shprehur sot se Rama është i vetmi që përfiton.
23 Dhjetor 2021, 14:52 -
Skandal me rrogat në universitet private! Pagat për profesorët deklarohen të njëjta me ato të rojeve dhe punëtorëve të krahut
Zbulimi i të dhënave personale për më shumë se 637 mijë të punësuar në Shqipëri, nuk është i vetmi skandal. Në databass-ën që ka qarkulluar në rrjetet sociale, të cilën edhe Report TV e disponon, bien në sy nën-deklarimet me pagat për profesione, që në vend janë të mirë-paguara.
23 Dhjetor 2021, 14:41 -
Skandali me publikimin e pagave, eksperti i IT në Report Tv: Konferenca e Ramës qesharake! Krim shtetëror, frikë se çfarë mund të nxjerrin në vazhdim
I ftuar në Report tv për të folur rreth skandalit të publikimit të pagave dhe konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama gjatë mesditës së sotme, ekspertin IT Besmir Semanaj tha se ajo ishte qesharake nga ana teknike dhe se ka frikë se ka akoma të dhëna të tjera që mund të publikohen në vazhdim.
23 Dhjetor 2021, 14:34 -
Publikimi i pagave/ Softa: Skandal i përmasave të mëdha, do ketë efekte sociale! Zhilla: Qytetarët do të jenë më të shantazhueshëm! Të merren masa që të parandalohen dëmet ekonomike
Pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Për ekspertin e kriminlasitikës Fatjon Softa ky është një skandal i përmasave të mëdha dhe se do të ketë efekte të sociale
23 Dhjetor 2021, 13:37 -
INVESTIGIMI/ Skandali i publikimit të pagave, database e sotme u prodhua nga e njëjta dorë që nxori 'listën e patronazhistëve'! Ja faktet
Publikimi i listës së dytë me pagat e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021 mund të ketë zbuluar një prapaskene të papritur. Lista e sotme e pagave ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Kjo hedh hije të forta dyshimi se burimi i database i sotëm është bërë nga e njëjta dorë që akuzoi PS për patronazhistët.
23 Dhjetor 2021, 13:28 -
Skandali i pagave, Rama: Të hetohet, qëllimi të nxisë destabilitet në vend! Mund të mos jetë përpjekja e fundit e 'Foltores'! Po e bëjmë të pacënueshëm sistemin (VIDEO)
Teksa i kërkoi falje qytetarëve që ky skandal mund t'i ketë krijuar shqetësime, në krah të drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit, Rama theksoi se nxjerrja e këtyre të dhënave për pagat është bërë me qëllimin për të krijuar destabilitet. Kryeministri nuk përjashton faktit që ky mund të jetë sulm politik, duke hedhur dyshime te 'Foltorja', referuar Sali Berishës.
23 Dhjetor 2021, 12:37 -
Skandali me pagat, zbulohet punonjësja e Tatimeve e lidhur me krijimin e dokumentit, doli në pension në 2019! Mungojnë rreth 60 mijë dhe ka edhe informacione të vjetra
Burime për Report Tv kanë bërë me dije detaje në lidhje me atë që mund të ketë ndodhur dhe cilët janë përgjegjësit e rrjedhjes më të madhe të informacionit, ku pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, janë shpërndarë në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Në lidhje me këtë skandal prokuroria tashmë po zhvillon hetimet.
23 Dhjetor 2021, 11:12 -
Skandali me pagat, Karaj në ‘Repolitix’: Janë publikuar nga ‘Tatimet’ ose Ministria e Financave! Koçi: S’kemi garanci për të dhënat! Gazetari Rusta: Shteti t'i rinovojë kartat e identitetit qytetarëve
Skandali me të dhënat e publikuara për pagat e të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe atij privat është kthyer në kryefjalën e ditës së sotme. Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv trajtoi këtë mbrëmje pikërisht këtë skandal. I ftuar në studio, pedagogu Alban Koçi e cilësoi si një ngjarje të rëndë pasi cënohen të dhënat e qytetarëve. Ai theksoi se shteti e ka humbur rolin e tij, pasi ai duhet të garantojë ruajtjen e të dhënave sensitive.
22 Dhjetor 2021, 22:49 -
'Krim që synon destabilizim', Erion Braçe reagon për skandalin me pagat: Një pjesë e rrogave ngjajnë si produkt lavatriçesh, si ka mundësi që Duka merr veç 40 mijë lekë
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të mbi 637 mijë shqiptarëve. Deputeti i PS shprehet se duhet të hetohet dhe përgjegjësit e kësaj situate të ndëshkohen.
22 Dhjetor 2021, 20:24