-
Basha nga selia e rrënuar: Për fat nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha, u eksitua nga dhuna! PD do të ringrihet nga këto rrënoja për ta çuar betejën e ndryshimit deri në fund
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e rrënuar e PD-së, tashmë nga militiantët e saj gjatë një deklarate për mediat u shpreh se sot nuk është një ditë për të festuar. Basha tha se për fat të mirë nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha. Basha tha se është aty për t'ua ndërprerë vallen oligarkëve, që janë aleatë të politikës së trekëndëshit të Bermudës (Rama-Berisha-Meta)
9 Janar 2022, 15:35 -
EDITORIAL/ Policia dhe prokuroria e kanë frikë akoma, Sali Berisha të vetëdenoncohet në nder të militantëve të tij
Pamjet e transmetuara live nga të gjitha televizionet, përfshi edhe të tijin, tregojnë Sali Berishën ndërsa me krahë drejton protestuesit dhe i nxit për sulm. E me gjithë këtë, në listën e 34 të arrestuarve dhe të 18 të denoncuarve, shfaqen vetëm emrat e militantëve të tij.
9 Janar 2022, 14:33 -
Pas sulmit, Berisha rikthehet në 'skenën e krimit': Heronjtë e 8 janarit ruajtën gjakftohtësinë, nuk kemi hedhur asnjë gur! S'ka datë për protestën e radhës
Edhe pse Partia Demokratike është 'skenë krimi' për autoritetet hetimore, Sali Berisha wshtw rikthyer sërish sot aty. Ai ka shkuar në Selinë e Partisë Demokratike së bashku me Komisionin e Rithemelimit për të mbajtur një deklaratë.
9 Janar 2022, 13:46 -
VIDEOLAJM/ Ja momenti kur Sali Berisha urdhëroi sulmin në PD. Do të thirret në Prokurori?
Ishte rreth orës 11:45, kur Sali Berisha shkon në oborrin e selisë së Partisë Demokratike dje. Situata ishte e tensionuar, pas përplasjes me anëtarin e Kryesisë së PD Roland Bejko, por ende nuk kishte asnjë sulm nga të gjitha drejtimet në godinë. Me të mbërritur në oborr, në këtë moment Sali Berisha shfaqet duke udhëzuar turmën. Ky gjest përsëritet disa herë.
9 Janar 2022, 13:25 -
Sulmi dhe dhuna në PD, 34 të arrestuar! Gazment Bardhi nën hetim për 'stërvitje dhe prodhim armësh'! Flamur Noka për protestë të paligjshme. Për Berishën asnjë akuzë
34 persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë vënë nën hetim për ngjarjet e ndodhura dje në Selinë e Partisë Demokratike. Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, stërvitje për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme. Ndërsa Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për protestë të paligjshme dhe pengim qarkullimi.
9 Janar 2022, 13:12 -
Agron Gjekmarkaj: Dhuna për një karrige personale nuk është alternativë
Një gjuhë dhune vërtitet mbi Partinë Demokratike. Dhuna është primitive, instrument i kohës kur njeriu nuk e kishte elaboruar arsyen. Zëdhënësit e saj po kaq janë primitivë. Si iluzion pervers shfaqet ideja se nga dhuna lind demokracia, se prej saj vjen ndryshimi, se nga ajo merr jetë rithemelimi, se prej saj vjen pushteti.
9 Janar 2022, 13:12 -
VIDEO/ Një ditë pas sulmit, çfarë ndodh sot në Selinë e PD? Thuajse çdo zyrë e shkatërruar, 'shtëpia e demokratëve' e gjitha në rikonstruksion
Karrige të hedhura nga kati i dytë, xhama të thyer, dritare dhe dyer të shqyera. Pothuajse ccdo zyrë e shkatërruar, jo vetëm në katin e parë por edhe në dytin. Gjithçka në Partinë Demokratike është jashtë funksionit.
9 Janar 2022, 11:25 -
Kadilli ripërsërit bindjen pas sulmit të djeshëm në PD: Vetëm largimi i të dyve shpëton partinë! Basha e Berisha të 'vdekur' politikisht
I vetmi zë kundër të dyve në kuvendet e organizuara nga Berisha dhe Basha, Fatbardh Kadilli, në reagimin e parë pas sulmit të djeshëm në selinë blu ka ripërsëritur qëndrimin se vetëm largimi i të dyve shpëton PD-në.
9 Janar 2022, 10:07 -
Tek selia e PD ranë maskat: njëri unik në mizori, tjetri mizor unik
Vendosini çfarë emër të doni kësaj kohe të çmendur në të cilën po jetojmë sot, sepse vetëm demokraci nuk quhet. Demokracia për fatin e saj të keq dhe fatin e mirë të politikanëve shqiptarë, u përdhunua që në foshnjëri në këtë vend. Ne kurrë nuk kemi jetuar në demokraci, por në një autokraci moderne, me disa të drejta më shumë, dhe me të njëjtët ekzekutues të demokracisë mbi kokat tona.
9 Janar 2022, 10:01 -
Sulmi në PD, Zëri i Amerikës: Organizatorët kishin angazhuar të rinj, nuk u distancuan nga dhuna! Berisha 'non grata' e kishte paralajmëruar
Sulmin e përkrahësve të ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Partisë Demokratike ditën e djeshme e ka komentuar edhe 'Zeri i Amerikës'. Në lajmin e gjatë të detajeve të asaj që ndodhi dje VOA shkruan se organizatorët e kësaj proteste më së shumti kishin mobilizuar të rinj dhe adoleshentë në veprimet e dhunshme dhe nuk shprehën ndonjë distancim nga dhuna e ushtruar ndaj selisë së PD-së, madje pohuan se do të protestojnë përsëri.
9 Janar 2022, 09:27 -
Dhuna në PD, reagon edhe FRD: Ideatorët, peng të teorive leniniste, të ndahemi nga trashëgimia enveriste
Partia Fryma e Re Demokratike ka akuzuar Sali Berishën si organizatorin e dhunës dje në selinë e PD-së, duke e cilaësuar si një sulm të pabesë dhe kriminal nga një grup të rebeluarish të cilët janë manipuluar. Ka qenë kreu i FRD Sali Shehu i cili përmes një deklarate zyrtare shprehet se aksione te tilla janë të denja për guerrilasit e revolucionarët e majtë, që kulmuan në shek.19 dhe 20.
9 Janar 2022, 08:26 -
Sulmi në PD, Rama në bisedë me demokratët: Të huaj më telefonuan, të shokuar nuk e besonin! Unë përfitues? Ngjarja godet vendin! Mund të kishte gjakderdhje (VIDEO)
Pas i konsideroi dje si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD, Berisha dhe Basha, Kryeministri Rama ka thirrur sot në bashkëbisedim demokratët. Kreu i qeverisë tha se fitoret e tij i ka arritur, ndërsa tani intereson si të fitojnë shqiptarët. Për kundërshtarët e tij, foli me tone të ashpra duke i akuzuar se kanë parimin përça dhe sundo
9 Janar 2022, 08:09 -
Flamur Noka nga Komisariati i policisë: Lironi protestuesit, akuzohen për 6 vepra se hapën dyert e shtëpisë së tyre! Arrestoni kriminelët brenda selisë
Disa deputetë të grupit të Rithemelimit të Sali Berishës kanë kërkuar nga komisariati nr 1 që të lirohen protestuesit që janë shoqëruar aty. Flamur Noka, i shoqëruar nga Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, tha se protestuesit nuk kanë bërë asnjë dëm, por vetëm kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre.
8 Janar 2022, 21:38 -
Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet
Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet. Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik. Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale.
8 Janar 2022, 21:08 -
Për të marrët që bërtasin pse ndërhyri policia, le të vriteshin
Propaganduesve mediatikë të Sali Berishës, që deri dje ishin këshilltarë të Lulzim Bashës, nuk iu ka bërë përshtypje ajo skenë kafshërore para selisë së PD-së, ku një çetë e dalë mendsh, me vare e trapanë në dorë, u lëshua si e tërbuar për të hyrë brenda godinës ku ndodhej jo vetëm “besëpreri” Lulëzim Basha, por edhe dhjetëra persona të tjerë, fati i të cilëve mund të ishte tragjik, nëse turma depërtonte brenda.
8 Janar 2022, 21:05 -
Ylli Pata: Dhuna në PD, frustrim nga rrudhja e mbështetjes për Sali Berishën
Lajmi më i rëndësishëm i ngjarjeve dramatike sot në selinë e Partisë Demokratike ishte pikërisht bilanci fatlum që nuk pati tragjedi njerëzore. Megjithatë, mungesa e realizimit të objektivit nga Sali Berisha sot, është një handikap që mund ta shtyjë në veprime edhe më të rrezikshme në ditët që vijnë. Pasi shkaku kryesor është braktisja publike e masive nga anëtarësia e PD-së
8 Janar 2022, 21:03