-
Video ku shoqërohen disa persona në oborrin e PD, Bardhi: Demokratët po terrorizohen, përse u morën anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD? Policia: Po bëjmë detyrën
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyrën e cdo deputeti ne selinë e PD dhe çdo person brenda.
8 Janar 2022, 20:04 -
Berisha prek fundin, braktiset edhe nga grupi i deputetëve të Foltores, nga Topalli, Nishani dhe 44 mijë demokratët e referendumit
Sali Berisha kishte deklaruar se 44 mijë demokratët që kishin shkarkuar sipas tij Lulzim Bashën në referendumin e 18 dhjetorit 2021, do të rrethonin sot selinë e PD-së për të zbatuar vendimin e marrë prej tyre. Në fakt, sot u mblodhën para selisë së PD-së më pak se sa 1 mijë persona, duke thelluar më të tej dyshimet për vërtetësinë e referendumit të 18 dhjetorit, një proces gjithsesi pa asnjë bazë statutore.
8 Janar 2022, 19:39 -
Berisha-Basha 'kacafyten' për PD, Rama thirrje demokratëve: Dy kufoma politike që luajnë kështjellash! Ejani të bëjmë ç'të mundemi për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e dhunshme dhe përplasjet që po ndodhin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës se kush do të marrë PD. Duke i konsideruar si dy kufoma politikë, Rama ka një thirrje për të gjithë demokratët që t’i bashkohen për të bërë një Shqipëri më të mirë.
8 Janar 2022, 19:23 -
U dhunua nga protestuesit, Bejko për Report Tv: Mund të më kishin futur thikën, nga PD mund të dilnin arkivole sot! Berishizmi duhet të marrë fund
Roland Bejko tha se kjo protestë ishte fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Ai u shpreh se Berisha përgjaku PD dhe se nga selia blu mund të dilnin arkivole, madje nuk përjashtonte që në rrethimin që i bënë protestuesit mund ta gjuanin me thikë.
8 Janar 2022, 19:21 -
Berisha ‘mbyll sytë’ për dhunën e militantëve të tij: Protesta paqësore, nderim atyre që çan dyert e PD! Sefer Shata, një nga banditët që shoqëron Bashën
Sali Berisha duket se ka vendosur të ‘mbylle sytë” dhe të mos shoh dhunën që u zhvillua gjatë protestës së sotme në selinë e PD. Ai tha se protesta ishte paqësore dhe nderoi personat që çan dyert e blinduara të PD.
8 Janar 2022, 18:32 -
Protesta e dhunshme, Basha surprizon: Policia ndërhyri 1 orë e 30 min me vonesë! Sot për Berishën dita e fundit politike, donte të vdekur por doli me ‘arkivolin’ e tij
Lulzim Basha u shpreh se në grupimet e Berishës ka pasur kriminelë të cilët ishin të vendosur për të ushtruar dhunë dhe për të sulmuar me çdo mjet PD-në ndërsa surprizuese ishte kur Lulzim Basha theksoi se Policia e Shtetit ka ndërhyrë 1 orë e 30 minuta me vonesë për një arsye të thjeshtë, ‘vëllazëria Rama-Berisha’. Kreu i PD shtoi se sot ishte dita e fundit politike për Sali Berishën.
8 Janar 2022, 18:15 -
Protesta e dhunshme, 11 të arrestuar, mes tyre demokratë brenda PD dhe protestues! 59 të shoqëruar, 8 janë të mitur! 7 qytetarë shkuan në spitale
Selia blu është kthyer në skenë krimi, ku policia dhe prokuroria ishin të pranishme pas protestës për të mbledhur provat. Policia ka arrestuar 11 persona dhe ka shoqëruar deri tani 59 persona, mes tyre 8 të mitur.
8 Janar 2022, 18:00 -
Protesta e dhunshme e Berishës pasqyrohet në mediat ndërkombëtare, Reuters: Mbështetësit e tij sulmuan zyrat e PD, lufta mes rivalëve shkaktoi përplasje
Protesta e dhunshme në selinë e PD e thirrur nga Sali Berisha është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. Reuters shkruan se policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori autobotët me ujë, ndërsa protestuesit gjuanin me gurët selinë e Partisë Demokratike.
8 Janar 2022, 17:48 -
Protesta e dhunshme e Berishës, reagojnë kundërshtarët e Bashës! Nishani: Dhunove demokratët, ne s’dorëzohemi! Bregu: Shkatërrimi i PD ka nisur vite më parë
Bujar Nishani dhe Majlinda Bregu, kundërshtarë të Lulzim Bashës, kanë reaguar për protestën e dhunshme që u thirr nga Sali Berisha. Ndërsa Nishani shprehet se beteja do vazhdojë, Bregu thekson se shkatërrimi i PD ka nisur vite më parë.
8 Janar 2022, 17:13 -
Sulmi ndaj Selisë së PD-së për fatin e Metës, Mediut dhe Shkëlzenit?! Një mesazh i koduar i Berishës dhe disa prapaskena të dhunës së orkestruar
Sali Berisha i alarmuar për humbjen e votës së Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese teksa kishte rrethuar selinë e PD-së me grupin e sulmit. Ja pse me Gjykatën Kushtetuese janë të lidhura interesa jetike të Berishës që përfshijnë edhe Fatmir Mediun për Gërdecin.
8 Janar 2022, 16:51 -
Protesta e dhunshme e Berishës, Ministria e Brendshme: Policia u tregua e paanshme dhe profesionale, keqardhje kush e baltos
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ndërhyrja e policisë nw prostestwn e dhunshme ishte profesionale. Sipas tij aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik nuk do të tolerohen.
8 Janar 2022, 16:42 -
Misteri i mesazhit në celular që e detyroi Berishën të ndërronte mendje e të tërhiqej vetëm pak minuta pasi kishte nisur sulmin e dytë në PD (VIDEO)
Pas 3 orësh protestë askush nuk e priste që Sali Berisha të tërhiqej ashtu në mënyrë të papritur dhe të njoftonte shpërndarjen e mbështetësve të tij për t'ia lënë 'çlirimin e shtëpisë së demokratëve' një dite tjetër.
8 Janar 2022, 16:23 -
Protesta e dhunshme e Berishës, Frrok Çupi: Ishte sulm ndaj SHBA, mbeti si sorrë e vetmuar në mes të oborrit! Ai ka pasur gjithmonë grupin e vetë terrorist brenda PD
Analisti Frrok Çupi e konsideroi protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha një sulm ndaj PD dhe vetë SHBA për të shfryrë inatin se pse e shpalli "non grata". Çupi tha se brenda PD ka pasur gjithmonë persona të dhunës dhe sipas tij Berisha është kujdesur gjithmonë që t'i mbledhë këto persona të krimit rreth vetes.
8 Janar 2022, 15:52