-
Beqiri në Report Tv: Meta nuk përfaqëson unitetin e shqiptarëve, të shkarkohet! Ende me ‘kostumin’ e të parit të vendit dhe bën koalicione! Vendimi për Tahirin mistrecllëk
Avokati Idajet Beqiri tha për Report Tv se Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, duke mos përfaqësuar unitetin e shqiptarëve që është edhe detyra e tij më themelore, ndërsa shtoi se meriton të shkarkohet.
7 Shkurt 2022, 13:12 -
KAS rrëzon ankimimin e PD-së për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë': Kërkesa s'merret në shqyrtim! I propozuari i PD-së votoi kundër demokratëve (Si u ndanë votat)
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka thënë “jo” shqyrtimit të ankimimit të Partisë Demokratike, e cila i kërkoi të shfuqizonte regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 Marsit. Sipas KAS, kërkesa nuk mund të merret në shqyrtim, pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore.
7 Shkurt 2022, 07:22 -
Berisha vijon fushatën, reagon PD: Çdo votë për 'shtëpinë e Ilirit' është votë për Ramën! Komisioni i Rithemelimit: Ne përfaqësojmë opozitën! LSI: Deputeti Basha s'është opozitar i vërtetë
PD thotë se Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër dhe sipas tyre Sali Berisha dhe kandidatët e tij tashmë janë pjesë e LSI-së. Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit dhe LSI nënvizojnë se ato janë opozita e vërtetë
6 Shkurt 2022, 14:13 -
I paregjistruar nga KQZ por Berisha del në fushatë, nuk mban 'premtimin', sulmon kandidatët e Bashës: Luan Hoti kishte frikë nga vota juaj, zgjodhi Lul Bravën
Sali Berisha nisi nga Durrësi prezantimin e kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë. Ai sulmoi Bashën dhe kandidatët e tij duke thënë se vota për ta është votë për të mbajtur Ramën në pushtet.
6 Shkurt 2022, 12:06 -
Kunj Bashës? Meta: Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do
Ilir Meta, i cili tashmë e ka pranuar se nuk është një president mbi palët, është rreshtuar në kampin si një ndër kundërshtarët e fortë të Lulzim Bashës dhe sot ka përçuar një mesazh, i cili duket se i drejtohet vetë kryedemokratit.
5 Shkurt 2022, 17:52 -
PD s'do koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', e ankimon në KAS: E paqartë se kush do propozojë kandidatët! U përdorën simbolet tona, kërkesa u dorëzua para se të regjistroheshin si parti
Edhe pse Sali Berisha u përjashtua dje nga KQZ si pjesë e koalicionit 'Shtëpia e lirisë' duke mbetur vetëm LSI dhe PDK, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar sot ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin duke i parashtruar 3 argumente.
5 Shkurt 2022, 13:49 -
‘Shtëpia e lirisë’ dhe zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Nuk shoh filxhan, por dihet se çfarë do të ndodhë! S’kemi parë gjë akoma nga ky koalicion, ka gjera interesante
I pyetur lidhur me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” përballë PS dhe zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama me tone ironike u përgjigj se nuk sheh filxhan por dihet se çfarë do të ndodhë, duke nënkuptuar se Partia Socialiste do të jetë forca fituese në 6 bashkitë.
5 Shkurt 2022, 12:06 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Spaho nga Komisioni i Rithemelimit:Do të bëjmë fushatë me flamujt e PD-së! Logu: Përpjekje për të krijuar konfuzion tek demokratët
Edmond Spaho, i ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv thotë se ato do të kërkojnë vota në emër të demokratëve e madje do të përdorin flamur e logo të PD-së.Spaho theksoi se Lulzim Basha është i shkarkuar nga anëtarësia e PD-së dhe se është vetëm kryetar i Edi Ramës
4 Shkurt 2022, 22:04 -
Përballjet e kandidatëve për 6 bashkitë e vendit, emrat dhe surprizat e garës së 6 marsit
Edi Rama, Lulzim Basha dhe ‘Shtëpia e Lirisë’ e LSI dhe Berishës, tashmë i kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve në 6 bashki. Gara më e fortë pritet të jetë në 2 bashkitë më të mëdha, Durrësi dhe Shkodra.
4 Shkurt 2022, 21:40 -
Mero Baze: KQZ e ka detyrim ligjor të ndalojë përfshirjen e Berishës në fushatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rregjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” bazuar në ligjin që u njeh të drejtën e formimit të koalicioneve subjekteve politike të rregjistruara si të tilla. Për këtë arsye vendosi që koalicioni në fjalë të përbëhet nga LSI dhe PDK e Nard Ndokës.
4 Shkurt 2022, 18:57 -
KQZ nxjerr jashtë 'Shtëpisë së Lirisë' Berishën! LSI në koalicion vetëm me Nard Ndokën! Celibashi: S'pranohet me simbolet e PD
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka përjashtuar Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës nga zgjedhjet e 6 marsit. Ai e regjistroi koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' vetëm me LSI dhe Nard Ndokën. Nuk dihet nëse tashmë kandidatët e Berishës të zgjedhur nga 'primaret' e tij në 6 bashki do të bëhen të gjithë vetëm kandidatët e Kryemadhit dhe Ndokës.
4 Shkurt 2022, 12:56 -
Patozi në Report Tv: Metën dhe Berishën i bashkoi urrejtja për Bashën, koalicioni i tyre jo për tu krenuar! Basha i fundit që mund të shprehë përçmim ndaj LSI
Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha në Report Tv se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha.
4 Shkurt 2022, 12:28 -
Në krah me Alfred Rrushajn, Basha s'kursen akuzat: Meta do të marrë vota me dorën e Sali Berishës që t'ja çojë Edi Ramës! Ejani me mua në SPAK
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën se po bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama për të shkatërruar PD. Duke komentuar koalicionin e Berishës me LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore, Basha tha se Meta do të marrë vota me dorën e Berishës, që t'ja çojë Ramës.
4 Shkurt 2022, 12:00 -
Kandidati i Berishës për Durrësin shpalos programin për 6 marsin: Arsyeja pse nuk zgjodha Bashën
Kandidati i Berishës për zgjedhjet e 6 marsit, Ardian Muka ka prezantuar programin elektoral që do t’u ofrojë qytetarëve të Durrësit. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Muka me profesion urbanist thotë se do i japin zgjidhje mbetjeve urbane dhe do të kenë në fokus riciklimin e tyre.
3 Shkurt 2022, 18:29 -
'Shtëpia e Lirisë' apo 'Shtëpia e Krimit'?! Një video që kompromenton rëndë aleancën Berisha-Meta, ja si e akuzonin njëri-tjetrin në 2015 për veprimtari kriminale
Sot nën një çati për të sfiduar Bashën dhe SHBA-të, Berisha akuzonte Metën në 5 mars 2015 si kokë e qelbur dhe i kërkonte të mos qëndronte kryetar Kuvendi mbi votat e krimit.
3 Shkurt 2022, 15:35