-
Kualifikimi në Europian përcakton pagën e Sylvinho-s te Kombëtarja, braziliani dhe stafi i tij do jetojnë në Shqipëri për 18 muaj
Kualifikimi ose jo në Europianin e 2024 do përcaktojë pagën e trajnerit të ri të kombëtares Syvinho. Gjithsesi burime bëjnë me dije se ndryshe nga çdo paraardhës i tij braziliani do jetë në Shqipëri përsa kohë do drejtojë kuqezinjtë.
6 Janar 2023, 13:53 -
Kombëtarja 8 ditë pa trajner, nuk dihet ende e ardhmja e Reja-s! Kambiaso favoriti për të marrë drejtimin e kuqezinjve
8 ditë ka kombëtarja shqiptare që zyrtarisht është pa trajner pas përfundimit të kontratës me Edy Reja-n. Edhe pse nuk është vendosur përfundimisht se çfarë do ndodhë me 77-vjeçarin 3 emra po përfliten për të marrë drejtimin e pankinës kuqezi.
8 Dhjetor 2022, 11:18 -
VIDEO/ Historike për kuqezinjtë, 'shpërthen' Air Albania! Ardian Ismajli i shënon Italisë
Minuta e 16 e takimit. Ardian Ismajli kalon në avantazh Shqipërinë kundër Italisë. Krosimi i saktë i Bajramit kthehet në asist perfekt për mbrojtësin që me kokë shtang Meret. Festë e madhe në stadium. Ky është goli i parë që Shqipëria i shënon Italisë.
16 Nëntor 2022, 21:09 -
Me stadiumin plot, Shqipëri-Itali rikthen tifozët në 'Air Albania'! Reja dhe Mancini zgjedhin formacionet titullare
Shqipëri-Itali në Air Albania do ndiqet nga 22 mijë tifozë, ndërsa dy trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet që do zbresin në fushë me përjashtim të ndonjë surprise të minutave të fundit.
16 Nëntor 2022, 15:56 -
'Ndeshje e veçantë për mua', Asllani flet për miqësoren me Italinë: Shokët te Interi më kanë pyetur për kombëtaren
Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani që aktivizohet në Seria A thotë se miqësorja kundër Italisë do jetë speciale për të. Ai zbulon se shokët e skuadrës te Interi e kanë pyetur shumë për përfaqësuesen kuqezi, ndërsa shton se shpreson që e mërkura të sjellë gëzim te tifozët.
14 Nëntor 2022, 14:18 -
-
Sot miqësorja e Kombëtares me Katarin, dyshja e Partizanit projektohet në sulm! Kallaku: Provë e vërtetë për futbollistët e Superligës
Në Spanjë do luhet sot miqësorja e kombëtares kundër vendit organizator të Botërorit Katari. Trajneri Reja ka ideuar në stërvitjen e fundit 11 titullare që do zbresë në fushë, ndërsa futbollistët e Superligës shprehen të kënaqur që do kenë mundësinë të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi.
9 Nëntor 2022, 10:14 -
-
Do largohet apo jo? Reja: S'ka ndryshuar asgjë nga hera e fundit! Kundër Katarit më e vështirë se me Arabinë Saudite
Në prag të ndeshjes miqësore kundër Katarit trajneri Edy Reja ka përsëritur dëshirën për të vazhduar në drejtimin e kombëtares. Ai thotë se ndeshja e 9 nëntorit do jetë më e vështirë se kundër Arabisë Saudite, ndërsa shtoi se për futbollistët e Superligës kjo është një mundësi mirë për të marrë eksperiencë.
5 Nëntor 2022, 14:29 -
Në Itali e bëjnë të sigurtë ikjen e Rejës, Duka: S'kemi vendosur ende për trajnerin, asnjë negociatë me pasardhësin
Edhe pse jemi në muajin e fundit të kontratës me trajnerin e kombëtares Edy Reja presidenti i FSHF-së Armand Duka thotë se ende nuk ka një vendim për të larguar italianin. Ai siguron se federata s’ka nisur bisedime me asnjë trajner tjetër.
1 Nëntor 2022, 16:27 -
-
-
-
-
-
77-vjeçari Edy Reja: Dua të vazhdoj me Kombëtaren, mosha vetëm një numër! Kualifikimi në 'Euro 2024' objektivi im
‘Unë dua ta çoj deri në fund misionin për kualifikimin e Shqipërisë në Europian’. Kështu është shprehur Edy Reja në prag të ndeshjes miqësore që kombëtarja ka kundër Arabisë Saudite. Italiani konfirmoi dëshirën për të qëndruar me kuqezinjtë, ndërsa shtoi se shorti ‘Euro 2024’ është i pranueshëm, duke parë kundërshtarët në grup.
22 Tetor 2022, 13:51 -
-
Miqësorja me Arabinë Saudite, trajneri Reja thërret 14 futbollistë nga Superliga! Ndeshja në terr, asnjë kamer s'lejohet në stadium
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në Abu Dhabi.
20 Tetor 2022, 09:02 -
-