-
Protesta e 8 janarit, Basha: Berisha sulmoi selinë e PD për t’i dorëzuar partinë Metës! 3 mbetjet e tranzicionit janë bashkë
Koalicioni i Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), për Lulzim Bashën ka një tjetër prapavijë politike. Për kryedemokratin, u tregua qarte se Sali Berisha në 8 janar nuk ka pasur si qëllim që të marrë selinë e PD-së për vete, por për t’ia dorëzuar partinë Ilir Metës.
2 Shkurt 2022, 11:46 -
Eduard Zaloshnja: Efektet elektorale 'Koka' dhe 'Doshi' në Durrës e Shkodër
Në dy bashkitë më të mëdha të 6 marsit – Durrës e Shkodër – nuk do të jenë të përfshirë në fushatë dy faktorë të rëndësishëm elektoralë lokalë të dy dekadave të fundit – Lefter Koka dhe Tom Doshi. Po si do të ndikojë kjo mungesë në rezultatet e 6 marsit në këto dy bashki të rëndësishme?
2 Shkurt 2022, 11:35 -
11 parti shkojnë drejt garës së 6 marsit në 6 bashkitë e vendit, KQZ miraton të gjitha kërkesat! Nesër përfundon afati për koalicionet
11 forca politike dorëzuan të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit. Sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi kërkesat e tyre.
2 Shkurt 2022, 10:58 -
Bashkëpunimi me Metën, Haklaj në 'Repolitix': Me këtë marrëveshje Berisha bëhet anëtar i LSI-së! Topollaj: Komisioni i Rithemelimit në garë për 6 marsin për t'i treguar forcën Bashës
Koalicionin e Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj e ka parë në një tjetër këndvështrim.
1 Shkurt 2022, 22:52 -
Zbulohen propozimet e degës së PD për kryetar bashkie në Durrës e Rrogozhinë! Në Lushnje, Rama i beson kryetares së komanduar pas shkarkimit të Tushes
Luan Hoti është i propozuari i degës së PD në Durrës për kandidat për kryebashkiak. Mësohet se propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Ndërkohë, nga sa mësohet në Rrogozhinë është propozuar emri i Ferdinand Saraçit.
1 Shkurt 2022, 20:52 -
Kryemadhi për Report Tv: Me Berishën koalicion, jo bashkëpunim! Basha bojkot zgjedhjeve nga frika e humbjes! Në 6 mars përballë rilindjes mavi dhe blu
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Report Tv, thotë se koalicioni me Sali Berishën për garën e 6 marsit, është teknik dhe jo domosdoshmërish bashkëpunim politik. Ajo thotë se veç Ramës kundërshtar sheh edhe Bashën, që sipas Kryemadhit mund t’i bojkotojë zgjedhjet nga frika e humbjes. Për Ilir Metën, presidenca – thotë ajo ishte burgosje – dhe se e ardhmja e tij është në krye të LSI-së, partisë që i la ta drejtojë për 5 vite.
1 Shkurt 2022, 17:10 -
A do regjistrohet koalicioni i Berishës me LSI? Ledio Braho në Report Tv: Ligji përcakton se asnjë parti e paregjistruar nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni
Duket se regjistrimi i Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si pjesë e koalicionit të LSI nuk do të jetë i mundur, e aq më tepër nën emrin ‘Partia Demokratike Komisioni i Rithemelimit”. Anëtari i KAS, Ledio Braho tha në një intervistë për Report Tv tha se sipas ligjit të Kodit Zgjedhor neni 65 përcakton qartë se koalicioni duhet të formohet nga partitë që janë regjistruar në KQZ.
1 Shkurt 2022, 14:26 -
11 parti kërkojnë të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit! Duka, Mediu, Shehi, Idrizi e Dule ‘braktisin’ garën e 6 marsit! PS, PD dhe LSI sfidohen për bashkitë nga 7 parti ‘anonime’
11 parti kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit, kështu njoftoi sot Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Krahas Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e PDK-së në Nard Ndokës, janë edhe 7 parti të tjera, kryesisht pa peshë elektorale që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.
1 Shkurt 2022, 14:25 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Kulluri në Report Tv: PD nuk fiton as e bashkuar dhe jo më e ndarë! Basha thotë që do mundi rithemelimin, Ramën, Kinën e Rusinë, por është në minorancë
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri tha për Report Tv se PD nuk do të kishte mundësi të fitonte zgjedhjet e pjesshme vendore as e bashkuar dhe jo më tani që është e përçarë. Ai shtoi se Grupi i Rithemelimit ka një mundësi të vogël farë të fitojë në Shkodër, ndërsa mazhoranca është më e favorizuar në të gjitha bashkitë.
1 Shkurt 2022, 14:10 -
6 marsi, Report Tv zbardh marrëveshjen Berisha-Meta! Marrin 'copy-paste' emrin e logon e Berlusconit në Itali! Nard Ndoka 'i ligjëron' koalicionin! PD: Simbolizojnë korrupsionin
Berisha dhe LSI kanë marrë copy-paste emrin dhe logon e qendrës së djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi. Pjesë e koalicionit është bërë edhe Nard Ndoka me partinë e tij, për të plotësuar kushtin që duhet për të formuar koalicion, që kërkon 2 parti, pasi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti.
1 Shkurt 2022, 10:54 -
Berisha koalicion me LSI-në, Xhixho në ‘5 pyetjet’: Primaret dhanë mesazh të qartë, rikthejmë pushtetin tek vota e lirë! Basha përfaqëson interesat e klientëve afër vetes dhe qeverinë
Xhixho tha se në këtë gjendje ku është sot Shqipëria, merr vlerë ky koalicion për të bërë një opozitë të fortë dhe për kauzat e qytetarëve ndërsa shtoi se Basha ka shitur betejat e tyre. Xhixho theksoi se Basha nuk përfaqëson zërin opozitar, por të klientëve afër tij dhe interesave të lidhura me qeverinë.
31 Janar 2022, 22:42 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Murrizi te ‘5 pyetjet’: Test për Bashën e Berishën! Edhe Rama do humbasë bashki! ‘Shtëpia e lirisë’? Koalicion fals
Zgjedhjet e pjesshme vendore do jenë një test real për Lulzim Bashën, Sali Berishën, por edhe për Edi Ramën. Kështu është shprehur Myslim Murrizi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.
31 Janar 2022, 22:18 -
Presidenti Ilir Meta shkel haptazi Kushtetutën! Negocion fshehurazi marrëveshje në emër të LSI për garën e 6 marsit! Sali Berisha e nxjerr zbuluar
Sali Berisha ka konfirmuar se ka diskutuar me presidentin Ilir Meta, për koalicionin me LSI-në. Meta ka shkelur hapur Kushtetutën, e cila ia ndalon rreptësisht angazhimin me një parti politike. Nga ana tjetër, Berisha ka deklaruar se betejën për të marrë selinë e PD-së do e bëjë pas zgjedhjeve të 6 marsit.
31 Janar 2022, 22:16 -
Koalicioni i Berishës me LSI, Kaso në 'Kontrast': Kemi marrëveshje për bashkëpunim edhe përtej 6 Marsit
Sali Berisha njoftoi sot se lëvizja që ai drejton do të garojë në një koalicion me partinë e Monika Kryemadhit, nën siglën ‘Shtëpia e Lirisë’. Juristi i njohur pranë PD, Ivi Kaso sqaroi mbrëmjen e së hënës në Report TV detajet e kësaj marrëveshje.
31 Janar 2022, 21:37 -
Basha flet për trekëndëshin e Bermudës, Spiropali: Kurioze si do ta festojë humbjen e radhës në 6 mars! Zhupa: Jep llogari për takimet me oligarkët
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është e sigurt që PS-ja do të fitojë zgjedhjet në 6 bashkitë për kryetar, por ka një mesazh për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në 25 prill ai ka trumbetuar me të madhe se, ishte në gjendje të sillte ndryshimin që shqiptarët donin, por nuk e lejuan pasi i vodhën votat.
31 Janar 2022, 19:33 -
LSI koalicion me Berishën në 6 bashki, Caka për Report Tv: Basha tradhtoi kauzat e opozitës, nuk dëshiron të fitojë zgjedhjet, i shijon roli i 'dyshit'
"Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.", kanë qenë këto fjalë e anëtares së Kryesisë së LSI, Silva Caka e cila tha për Report Tv se koalicioni me PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dështoi falë kryedemokratit Lulzim Basha, i cili sipas saj e shijon opozitën dhe rolin e "dyshit".
31 Janar 2022, 18:17 -
6 marsi, partia e Artur Roshit depoziton në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore
Partia Balli Kombëtar Demokrat, e drejtuar nga Artur Roshi, ka depozituar një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar si parti në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë e Lushnjë.
31 Janar 2022, 17:36 -
Fundi poshtërues i Sali Berishës, përfundon nën ombrellën e Ilir Metës, kthesat politike nga arrestimi në vitin 2000 tek bashkimi nën logon e LSI-së
Foltorja e Berishës pritet të marrë pjesë në zgjedhje nën siglën e LSI-së pasi KQZ-ja njeh zyrtarisht PD-në me në krye Lulzim Bashën. Raportet Berisha-Meta nga armiqësia, akuzat e llahtarshme tek aleancat.
31 Janar 2022, 17:15 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Dakord me partitë për votimin elektronik në Vorë! Shkatërrohen të dhënat në pajisjen e identifikimit elektronik që u përdor në 25 prill
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije sot se ka gjetur dakordësinë me partitë kryesore në vend për të aplikuar votimin elektronik në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Për mediat, Celibashi tha po ashtu se do të ketë fonde për partitë për këto zgjedhje, teksa shtoi se vlerën dhe modalitetin e shpërndarjes do ta përcaktojë Kuvendi.
31 Janar 2022, 13:42