-
Zgjedhjet e 6 marsit, Shehi: Nëse opozita del me 3 kandidatë, beteja është e humbur pa nisur në të gjashta bashkitë
Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është i bindur se nëse opozita do të dalë e përçarë në zgjedhjet e 6 marsit, beteja do të jetë e humbur ende pa nisur.
28 Janar 2022, 12:38 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, pas PS dhe PD, edhe LSI i dërgon KQZ kërkesën për t'u regjistruar
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresënpër t'u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të mbahen për bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Shkodër dhe Dibër.
28 Janar 2022, 12:29 -
Meta: Qeveria fsheh borxhin publik! T'i lëmë gallatat me ekonominë se do falimentojmë, opozita të mos bëjë sikur nuk sheh! Do i vijë fundi koalicionit 'bravo-brava'
Sot, presidenti Ilir Meta i është dedikuar krejtësisht ekonomisë së vendit ku iu bëri thirrje të gjithë qeverisë që të përqendrojë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin. Një mesazh e pati edhe për opozitën, për të cilët tha se nuk duhet të bëjë sikur nuk sheh. Për kreun e shtetit nëse nuk merren masa, vendi rrezikon të shkojë deri në falimentim.
28 Janar 2022, 10:22 -
Malko në ‘Repolitix’: Berisha ka dy opsione për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit! Hajdari: Nëse Basha dhe ish-kryeministri gjejnë konsensus, do ketë garë të vërtetë! Haklaj: PD fiton 4 bashki
Ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, teksa komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore tha se nëse dy kampet e selisë blu e shtyjnë 'luftën' përtej 6 marsit, do të ketë një garë të vërtetë në zgjedhje.
27 Janar 2022, 22:13 -
Në prag të zgjedhjeve lokale, Bashkia Durrës lëvron fondet për bonuset e qirave pas 3 muajsh 'harresë'
Zgjedhjet lokale vendosin në lëvizje jo vetëm Bashkinë Durrës, por edhe transfertat e parave nga Fondet e Programit të Rindërtimit. Gjatë 3 muajve të fundit, Bashkia Durrës nuk ka lëvruar asnjë bonus qiraje për 3800 familjet e prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit, ndërkohë që prej ditës së sotme në llogaritë e qytetarëve kanë nisur të kalojnë 2 muaj të bonuseve të qirave të prapambetura.
27 Janar 2022, 21:28 -
6 marsi, Spaho: S’na pengon askush të bëjmë fushatë me logot e PD! Ja tre bashkitë që do fitojmë! Eksperti: Shkodra dhe Dibra ‘fushëbetejë’
Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se lidershipi i Partisë Demokratike duhet të mbajë përgjegjësi për krizën në selinë blu ndërsa theksoi se të gjitha lëvizjet që kanë bërë pas vitin 2017 kanë rezultuar të gabuara. Sakaq, Spaho u shpreh se do të krijojnë një koalicion sa më të gjerë për të çmontuar regjimin e Edi Ramës.
27 Janar 2022, 19:43 -
Skandalet e FSHF, Braçe në Report Tv: Organizatë e përfshirë në krim! Sporti 'ka vdekur', s'ka më garë! Duka mbush avionin me politikanë për të parë ndeshjet e Kombëtares
Nga studio e Report Tv ish zv. kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se nën drejtimin e Armando Dukës, FSHF është kthyer në një organizatë e përfshirë në krim. Socialisti akuzoi Dukën se vrau garën elektorale ndërsa akuzoi politikën se heshti qëllimisht për aferat e tij.
27 Janar 2022, 17:39 -
Plator Nesturi: 6 marsi; as fitore por as prezantim dinjitoz opozitar
Zgjedhjet e pjesshme vendore më së shumti kanë interes në përballjen që do të ndodhë mes palëve të opozitës. Parë në këtë kontekst, përzgjedhja e kryebashkiakëve të rinj, në kontekstin politik nuk do të sjellë asnjë risi, përderisa kandidatët e maxhorancës do të jenë të pa rivalizuar përderisa palët e opozitës garën do e kenë mes tyre
27 Janar 2022, 13:52 -
Zgjedhjet e 6 marsit, socialistët mbledhin nesër Kryesinë për të zyrtarizuar kandidatët! Emrat e lakuar deri më tani! Në Dibër mes 3 personave, përjashtohet rikandidimi i Imerajt
Nesër në orën 17:30 pritet që në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste të zyrtarizohen kandidaturat për në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.
27 Janar 2022, 12:36 -
Lorenc Vangjeli: PD mund të refuzojë testin në 6 mars
Nëse në fillim të vjeshtës së vitit të kaluar, epërsia e Doktor Berishës ishte kryesisht perceptim për shkak të formës dhe rrethanave, por dhe vetë Bashës që e la bosh vendin e tij në duel, pesë muaj më pas, ngjarjet që kanë ndodhur, po e verifikojnë këtë perceptim.
27 Janar 2022, 10:25 -
Zgjedhjet në 6 bashki, emërohen sekretarët dhe anëtarët e KZAZ-ve
Në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit, KQZ vendosi në seancën e sotme të përcaktojë shpërblimin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore dhe të miratojë materialet zgjedhore dhe formularët e dokumentacionit të punës që do të përdoren nga Komisioni i Zonave të Administrimit Zgjedhor.
26 Janar 2022, 22:23 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nënkryetarja e KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik mund të aplikohet në Vorë! Dy sfidat me të cilat do përballet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Vora pritet të jetë bashkia ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Edhe përse nuk ka një vendim zyrtar, nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku shpjegoi në Report Tv se partitë politike kanë shprehur vullnetin që projekti të zbatohet në Vorë. Sa i përket identifikimit elektronik do të zbatohet në të 6 bashkitë , ashtu si në zgjedhjet e 25 prillit.
26 Janar 2022, 20:35 -
Ylli Pata: Lëvizjet dhe emrat e Berishës në betejën e 6 marsit
Më shumë se rezultat, i duhet një zhurmë elektorale, pasi çdo kandidat i partisë Meta-Berisha nuk ka asnjë gjasë që të arrijë fitore. Ajo që mund të arrijë si objektiv ky grupim është shkaktimi i humbjes së PD-së së Lulzim Bashës. E sidomos një humbje në Shkodër do të ishte dërrmuese. Këto zgjedhje të pjesshme do të kenë një mandate të shkurtër; vetëm një vjeçar, por për çdo kandidat që fiton si nga PS, ashtu edhe nga PD, është e qartë se po arriti një rezultat pozitiv të qartë më 6 mars, e ka krejt të thjeshtë pastaj rikandidimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023.
26 Janar 2022, 20:09 -
6 marsi/ Basha takime, Berisha kërkon ‘ndihmë’ nga anëtarësia, të premten PS mbledh kryesinë, priten kandidatët
Të premten, kryesocialisti Edi Rama pritet të publikojë emrat e kandidatëve për zgjedhjet në 6 bashki. Por edhe pse takimet kanë nisur në kampin djathtë situata duket më e vështirë, me Lulzim Bashën që nuk ka nxjerrë asnjë emër dhe me Berishën që po përpiqet të nxjerrë nga baza emrat e kandidatëve të tij por me siglën e PD-së.
26 Janar 2022, 19:51 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale, komisioni i Berishës nxjerr 4 emra për Bashkinë e Lushnjës, të dielën zgjidhet kandidati
Komisioni i Rithemelimit, i ngritur nga Sali Berisha, ka shpallur emrat e 4 kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret, ku njëri prej tyre do të përzgjidhet si kandidati i për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
26 Janar 2022, 19:43 -
Mero Baze: Shanset e pamundura të 'Foltores' për të marrë pjesë në zgjedhje
Zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, të cilat Ilir Meta i “zbuloi” si një mekanizëm kundër Lulzim Bashës, në fakt po kthehen në një dënim për “Foltoren” e Sali Berishës. E vetmja gjë që i ka mbetur Berishës të bëj, është shpërqendrimi i energjive brenda Partisë Demokratike duke bërë sikur bën fushatë për zgjedhje për kandidatë me qëllim që të krijojë idenë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 6 marsit.
26 Janar 2022, 18:50 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Pëllumbi në Report Tv: Synojmë t’i fitojmë të 6 bashkitë! Presidentin e ri do preferonim ta kishim nga radhët e PS-së
Në zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Socialiste synon t’i fitojë të gjashta bashkitë. Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në Report Tv tha se puna e bërë deri më tani do t’iu sigurojë fitoren më 6 mars, madje do thyejnë edhe Shkodrën, bastionin e demokratëve.
26 Janar 2022, 18:33 -
Modeli italian edhe për kryetarët e partive, apo jo?
Edhe pse në statutin e Partisë Demokratike, është kërkuar me ngulm futja e një neni të tillë që kufizon vazhdimin e mandatit të kryetarit në rast se humbet zgjedhjet, ajo nuk është pranuar pikërisht nga Basha. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se Sali Berisha ishte i pari në atë parti, që u dorëhoq pa kthim, kur humbi zgjedhjet e vitit 2013, dhe kjo u vlerësua edhe nga anëtarësia, edhe pse shumica e tyre nuk e pranonte një gjë të tillë
26 Janar 2022, 17:50