Bota
-
Autoritetet janë shprehur se ende nuk dihet nëse personat e vdekur kanë qenë klientë të bankës, apo punonjës. Atentatori, i cili është identifikuar, ndodhet momentalisht në paraburgim.
23 Janar 2019, 23:01 -
Misioni ushtarak 'Sophia' vijon operacionet kundër trafikantëve, Mogherini: Nëse Italia nuk do dëshiron ta menaxhojë më, do t'i jepet fund
23 Janar 2019, 22:48Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian ka nënvizuar se misioni ushtarak europian "Sophia" është një përsosmëri e politikës europiane të mbrojtjes kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe se mundësoi në vitin 2015 sjelljen e tërë BE-së në Mesdhe, në një kohë kur Italia ishte e vetme.
-
Trump njeh kreun e opozitës si president të Venezuelës/ Protestë antiqeveritare, 14 të vdekur (VIDEO)
23 Janar 2019, 22:28Kjo njohje përkthehet si një lëvizje strategjike e presidentit amerikan për të rritur presionin ndaj presidentit venezuelian, Nicolas Maduro. Ky i fundit po haset gjithnjë e më tepër me kritika. Këtë të mërkurë, mijëra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit për rrëzimin e Maduros dhe përplasja e tyre me policinë ka shkaktuar vdekjen e 14 personave.
-
Protesta në Venezuelë/4 persona kanë vdekur gjatë përplasjes së mbrëmjes
23 Janar 2019, 17:45Mes të vrarëve gjatë përplasjes ka qenë dhe një 16 vjeçar. Sipas opozitës venezueliane, protesta do të përshkallëzohet.
-
Marrëdhëniet Turqi-Rusi/ Presidenti Erdogan takim me Putin në Moskë për konfliktin në Siri
23 Janar 2019, 15:06Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohen të mërkuren në Moskë, ku pritet të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe planet e reja për çështjen e konfliktit në Siri.
-
“Baba kam frikë, avioni do bëhet copë-copë”, dalin fjalët e fundit të Emiljano Sala: Do dërgojnë njeri për të më gjetur, s’do më gjejnë
23 Janar 2019, 10:59Babai i Sala konfirmoi mbrëmjen e djeshme se kishte marrë një mesazh nga i biri, i zhdukur tashmë prej 24 orësh, se kishte frikë për atë që i kishte ndodhur dhe se nëse për 1 orë e gjysmë s’ka të reja për të, atëherë ai nuk do të gjendet edhe kur të kërkojnë që t’a gjejnë.
-
Rrëfehen dy bosë të mafias siçiliane, goditet 'Cosa Nostra' në Palermo, 7 në pranga
22 Janar 2019, 17:37Rrëfimi i dy bosëve të mafias siçiliane, që kanë statusin e të penduarit, ka cuar në pranga 7 persona pjesë e grupit criminal të Cosa Nostra. Bazuar në përgjimet dhe dëshmitë e dy të penduarve, mësohet se mafia po projektonte rilindjen e kupolës.
-
I irrituar nga refuzimi, arrestohet 27-vjeçari i virgjër që kërcënoi të vriste sa më shumë vajza
22 Janar 2019, 16:23Christopher Wayne Cleary ka rënë në prangat e policisë pasi në një status në rrjetet sociale deklaroi se do të vriste çdo vajzë që do t’i dilte përpara.
-
Ankesat për të dhënat personale, Franca gjobit ‘Google’-n me 56 milionë dollarë
22 Janar 2019, 08:05Gjoba u vendos pas ankesave në lidhje me praktikat e paligjshme të kompanisë në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale.
-
Intervistoi homoseksualin, Egjipti burg gazetarit, mbyll edhe televizionin dy javë
22 Janar 2019, 07:57Mohammed al-Gheiti u akuzua nga gjykata për "shpërfillje të fesë" pasi ftoi mysafirin në shfaqjen e tij dhe filloi ta intervistonte atë. Al-Gheiti mori edhe një gjobë, ndërsa do të vendoset nën vëzhgim për një vit pas përfundimit të kohës së tij të burgut.
-
‘Liqeni i akullit misterioz’, shkencëtarët zbulojnë gjurmë jetë nën shtresat e akullit në Antarktidë (VIDEO)
21 Janar 2019, 20:19Shkencëtarët pas shumë vitesh hulumtime kanë zbuluar së fundi gjurmë të hershme jete nënshtresat e tokës nën akullin e një liqeni misterioz në Antarktidë.
-
2 anije përfshihen nga flakët pranë kufirit të Krimesë me Rusinë, 10 persona të vdekur
21 Janar 2019, 18:44Dy anije janë përfshirë nga flakët, në ngushticën e Kerçit, pranë kufirit të Krimesë pas një incidenti ku dy depozita të gazit mësohet se kanë shpërthyer në zjarr dhe për pasojë kanë humbur jetën 10 persona.
-
Emigrantët në Gjermani/ 1 në 5 persona të huaj hap biznes privat
21 Janar 2019, 09:22Të paktën 18% e themeluesve të firmave kanë qenë migrantë. Dëshira për të hapur një biznes të pavarur është në veçanti e madhe tek personat qe kanë marrë nënshtetësinë gjermane, tek gjermanët e kthyer nga vendet e tjera, por edhe tek personat që në Gjermani jetojnë me një nënshtetësi tjetër.
-
SHBA, nisin përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, ja emrat e parë për kandidatë
21 Janar 2019, 08:47Senatorja Elizabeth Warren ishte ndër të parët që filluan përgatitjet për garën elektorale. Ajo shkoi në Ajova dhe Nju Hampshër për takime, dy shtete që zhvillojnë garat e hershme për përzgjedhjen e kandidatëve. Takime me elektoratin ka zhvilluar edhe ish-Sekretari i Strehimit, Julian Castro
-
Meksikë/Shkon në 79 numri i viktimave nga shpërthimi i tubacioneve në një pikë karburanti
20 Janar 2019, 21:21Ka shkuar në 79 numri i viktimave nga shpërthimi i ndodhur dy ditë më parë në një pikë karburanti në Meksikë. Shpërthimi ndodhi si pasojë e gabimit të disa hajdutëve të cilët po përpiqeshin të vidhnin naftë.
-
Tragjedi në Francë/ 14-vjeçari ndërron jetë në fushën e lojës nga ataku kardiak
20 Janar 2019, 20:16Një tragjedi ka ndodhur këtë të dielë në rajonin e Pyrenees-Atlantiques, në Francë. Një lojtar14-vjeçar ndërroi jetë në fushën e lojës pas një ataku kardiak.
-
Ra në pusin 350 metra, Spanja në luftë me kohën për të shpëtuar vogëlushin 2-vjeçar
20 Janar 2019, 19:387 ditë pas rënies së një vogëlushi të mitur 2 vjeçar, në një pus mbi 350 metra të thellë në zonën e Malaga të Spanjës punonjësit e shpëtimit janë duke luftuar me kohën për të shpetuar fëmijën e mitur.
-
Gratë franceze në mbështetje të protestës, marshojnë në të gjithë vendin të veshura me jelekë të verdhë
20 Janar 2019, 19:55Gratë në Francë u shfaqën këtë të dielë në mbështetje të lëvizjes së “jelekverdhëve”, për të treguar përfshirjen e tyre në protestën e nisur prej dy muajsh në të gjithë vendin.
-
Pasuria/Rritet numri i miliarderëve në botë, hendeku krijon pakënaqësi tek të varfërit
20 Janar 2019, 18:22Përqëndrimi i pasurisë është rritur akoma më shumë në vitet e fundit. Sipas shifrave të publikuara së fundmi, 26 personat më të pasur në botë kanë të ardhura më shumë se gjysma e njerëzve në mbarë rruzullin tokësor. Sipas drejtorit të organizatës që publikoi këto shifra ky hendek ka sjellë mjaft probleme dhe pakënaqësi në radhët e popullsisë.
-
Shefi i antidrogës së kantonit zvicerian jep alarmin: Shqiptarët ‘truri’ i trafikut të heroinës
20 Janar 2019, 16:50Në një intervistë të dhënë për të përditshmen "Ticino" shefi i policisë së antidrogës zviceriane, ka folur për trafikun e lëndëve narkotike dhe lidhjen me trafikatët shqiptarë. Sipas artikullit, shqiptarët janë ata që kontrollojnë trafikun e lëndës narkotike të heroines në kantonin e Ticinos, në jug të Zvicrës.
