Bota
-
Sipas autoriteteve, bomba e parë shpërtheu në brendësi të katedrales dhe e dyta kishte në shënjestër ushtarët e afërt që nxituan për të ndihmuar.
27 Janar 2019, 09:11 -
Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 21-vjeçari vret prindërit dhe 3 persona të tjerë
26 Janar 2019, 22:41Vrasësi është identifikuar si Dakota Theriot, 21-vjeç. Ai është ende i lirë, ndërsa bën thirrje për vigjilencë, pasi se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm.
-
Francë/ Vijon protesta e 'jelekverdhëve', një prej organizatorëve plagoset rëndë në sy
26 Janar 2019, 19:39Protesta e jelekverdhëve vazhdon prej 11-javësh, ndërkohë që organizatorët e saj nuk kanë përcaktuar se deri kur do zgjasë ajo.
-
Spanjë/ I zhdukur prej dy javësh, fëmija 2 vjeç gjendet i vdekur në pus, identifikohet nga mostra e ADN-së (VIDEO)
26 Janar 2019, 08:02Julen u zhduk më datë 13 janar teksa ishte duke shëtitur me prindërit e tij në një plantacion kodrinor në qytezën e Totalanit. Identifikimi i tij u bë falë mostrës së siguruar të ADN-së nga shishet e ujit që posedonte familja e tij. Këta të fundit nuk e kanë për herë të parë përballjen me një tragjedi të tillë, pasi më 2017-n kanë humbur një tjetër djalë.
-
Shpërthimi i naftësjellësit në Meksikë, shkon në 107 numri i viktimave
26 Janar 2019, 07:55Një javë pas katastrofës në Tlahuelilpan është raportuar për vdekje të tjera në spitalin e Zumpago, ndërkohë 40 mbetën të plagosur.
-
Qeveria amerikane del nga bllokimi më i gjatë i historisë së saj
26 Janar 2019, 06:45Donald Trump miraton një projekt-ligj që e nxjerr qeverinë amerikane nga bllokimi ku ishte. Trump i jep republikanëve dhe demokratëve 3 javë kohë që të arrijnë marrëveshje për paratë e murit.
-
Teksas,1 nxënës i vdekur dhe një e plagosur rëndë nga përplasja fatale e trenit me autobusin shkollor
26 Janar 2019, 04:09Teksas, treni aksidentohet me një autobus shkollor si pasojë e përplasjes humb jetën një nxënës i shkollës së mesme , një nxënëse tjetër mbeti e plagosur rëndë. Në bordin e autobusit nuk ndodheshin nxënës të tjerë.
-
Roma problem me minjtë/ Gjendja alarmante në kryeqytetin Italian
26 Janar 2019, 02:12Roma është "pushtuar"nga një numër i madh brejtësish duke pasu një numër në rritje infektimesh nga minjtë. Disa vende publike janë mbyllur si pasojë e mbipopullimit nga brejtësit.
-
Alarm për bombë në Gjermani, evakuohen pasagjerët e trenit
25 Janar 2019, 20:50Treni me 500 pasagjerë u evakuan në Frankfurt, kishte si destinacion qytetin e Kiel
-
Pas 35 ditësh, në SHBA arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë
25 Janar 2019, 20:27Presidenti Trump njoftoi se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të qeverisë, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë.
-
Deklarata të rreme dhe manipulim dëshmitarësh, arrestohet bashkëpunëtori i Donald Trump
25 Janar 2019, 19:25Aleati më jetëgjatë dhe ish këshilltari i fushatës elektorale të Donald Trump, Roger Stone është arrestuar në Florida. Ndaj tij janë ngritur 7 akuza lidhur me detyrën, por nuk është provuar përfshirja e tij në ndikimin rus në zgjedhje.
-
Itali/ Helikopteri përplaset me avionin turistik në Alpe, 5 të vdekur
25 Janar 2019, 18:20Nga ngjarja në kufirin Italo- francez kanë mbetur dhe dy persona të plagosur të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin më të afërt
-
Australia po vuan nga i nxehti/ kafshët nuk i shpëtojnë dot
25 Janar 2019, 04:50Australia po kalon probleme të mëdha për shkak të temperaturave të larta që kanë "pushtuar" vendin me dhjetra kafshë janë gjetur të ngordhura si pasojë e tharjes së burimeve të ujit.
-
Itali, rihapet cështja “Dicioti”, Salvini rrezikon deri në 15 vite burg: E kam bërë për vendin tim
24 Janar 2019, 21:41Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i brendshëm italian Mateo Salvini rrezikon nga 3 deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtor për cështjen “Dicioti”. Kjo cështje është rihapur nga gjykata e Katanias pas vendimit të marrë nga prokuroria për arkivimin e procesit gjyqësor kundër Salvinit. Duke abuzuar me fuqinë e tij institucionale, ministri Salvini ka mohuar të drejtat njerëzore të 187 emigrantëve të anijes së rojes bregdetare italiane, thuhet në urdhrin e Gjykatës së Katanias.
-
Papa Françesku thirrje politikanëve: Refuzoni korrupsionin, jetoni në thjeshtësi dhe transparencë
24 Janar 2019, 19:44Papa Françesku, 82 vjeçar, do të qëndrojë për pesë ditë në Panama dhe pas zbritjes nga avioni ai u prit nga presidenti Huan Karlos Varela.
-
Ish-mbreti i Malajzisë arratiset me ish-Miss-in/ Zyrtari i FIFA-s i zë vendin
24 Janar 2019, 18:25Largimi i mbretit të mëparshëm, krijoi një tronditje në Azinë Juglindore, një vend me një shumicë muslimane
-
Protestat në Venezuelë, Putin mbështet Maduron: Faktori i Jashtëm të distancohet
24 Janar 2019, 17:54Vladimir Putin ka reaguar ndryshe nga presidenti i SHBA Donald Trump duke mbështetur qeverinë e Maduros në Venezuelë.
-
Belgjikë/ Parandalohet një sulm terrorist, autoritetet vendase vënë në pranga dy persona
24 Janar 2019, 16:32Personat e ndaluar dyshohet se po planifikonin të kryenin një sulm terrorsit në shtetin belg. Ndaj të tyre rëndojnë akuzat "pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist" dhe "përgatitje për kryerjen e një vepre terroriste".
-
Venezuelë/ Trump nuk e njohu si president, Maduro urdhër për dëbimin e diplomatëve amerikanë
24 Janar 2019, 07:05Pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur si president të përkohshëm të Venezuelës, kreun e opozitës, Juan Guaidon, presidenti aktual Nicolas Maduro ka ndërprerë lidhjet diplomatike me stafin diplomatik amerikan, duke i lënë këtyre të fundit 72 orë kohë për t'u larguar nga vendi. Sekretari amerikan i shtetit e ka cilësuar këtë vendim si të paligjshëm.
-
Ikën për pushime/ kafshët hanë njëra tjetrën për të mbijetuar, në pranga pronari i një qendre strehimi kafshësh
24 Janar 2019, 01:28Pronari i një qendre strehimi për qentë endacakë është vënë në pranga nga autoritetet ruse nën akuzën e braktisjes së pothuajse 70 kafshësh duke i lënë ata të hanë njëri tjetrin për të mbijetuar. Vyacheslav Zolotarev iku në një udhëtim bashkë me gruan e tij duke i lënë qentë të vetëm dhe duke i detyruar ata të përdorin kanibalizmin për të mbijetuar.
