Kosova & Rajoni
-
GDN shpall fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nga ndërkombëtarët, por gjithashtu i dha fund edhe mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar. Feith: "Mbikëqyrja është përfunduar, veriu i Kosovës është detyrë e qeverisë". (Në foto, përfaqësuesit e Kosovës dhe ndërkombëtarët)
Riker: Fundi i mbikëqyrjes, fillimi i dialogut
Obama: Arritje madhore, por të zgjidhen çështjet e pazgjidhura
Daçiç: Nuk do ta njohim Kosovën / Vetëvendosje: E hoqën mbikëqyrjen për të dialoguar me Serbinë
Kacin: Ka ende punë në sundimin e ligjit
Nishani:Gëzimi i një dite ogurbardhë
Kuvendi seancë speciale, Jahjaga: Sot shoqëri e lirë / MPJ: Arritje historike
Topalli:Tani Kosova ka përpara sfida të reja 10 Shtator 2012, 08:55
-
Kacin: Ka ende punë në sundimin e ligjit
10 Shtator 2012, 15:27Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Jelko Kacin ka përshëndetur përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, por ka vlerësuar se ka ende punë për t’u bërë që në Kosovë të vendoset sundimi i vërtetë i ligjit.
-
Ahtisari, mbërin në aeroportin
10 Shtator 2012, 14:27
"Adem Jashari" të PrishtinësPërpiluesi i pakos, presidenti Marti Ahtisari, ka arritur në Kosovë. Ai është pritur me nderime të mëdha dhe ka pasur një ceremoni të shoqëruar nga rojat e nderit.
-
Daçiç: Nuk do ta njohim Kosovën
10 Shtator 2012, 13:02Fundi i mbikëqyrjes të pavarësisë së Kosovën nuk ka rëndësi për ne, sepse Serbia nuk e pranon Kosovën as me pavarësinë e mbikëqyrur ose pa mbikëqyrje, tha sot kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, duke shtuar se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur akoma.
-
Riker: Fundi i mbikëqyrjes, fillimi i dialogut
10 Shtator 2012, 12:01Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, tha se me përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk i jepet fund interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për vendin, por po nis një kapitull i ri i normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
-
Vetëvendosje, letër ambasadorëve
8 Shtator 2012, 22:02Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u ka dërguar letër Ambasadorëve të Kuintit duke ju shpjeguar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje se pse nuk shihet 10 shtatori si ditë për t’u festuar, ose si ditë kur përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.
-
Manifestime për përfundimin e mbikëqyrjes
8 Shtator 2012, 14:54Të hënën pritet të finalizohet më një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet e Kosovës. Do të arrijnë rreth 35 delegacione shtetërore të niveleve më të larta, përfshirë këtu kryediplomatë shtetesh mbarëkontinentalë.
-
Skandali i njohjeve, Hoxhaj
8 Shtator 2012, 14:33
mund të dorëhiqetMinistri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj mund të dorëhiqet pas ditës së hënë. Zëvendëskryeministri Pacolli, i cili vitin e kaluar një letër nga Nigeria e kishte prezantuar si njohje, si dhe kishte paraqitur njohjen verbale nga Mali, ka reaguar me akuza kundër ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.
-
FSK nuk bëhet ushtri
8 Shtator 2012, 12:13Forca e Sigurisë së Kosovës mund të mos e marrë miratimin nga NATO-ja për kapacitetet e plota operacionale. Mendimi i tanishëm i disa shteteve në NATO-s është që kjo forcë të mos e marrë miratimin për transformimin në Ushtri të Kosovës.
-
KFOR ndërron komandën
7 Shtator 2012, 16:59Gjenerali gjerman, Volker Halbauer, mori komandën e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe është komandanti i gjashtë gjerman i KFOR-it, që nga vendosja e trupave ndërkombëtare në Kosovë.
-
Policia dëbon Vullinin
7 Shtator 2012, 16:52Me urdhër të Qeverisë së Kosovës i është ndërprerë vizita në Kosovë të ashtuquajturit drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Aleksandër Vullin. për shkak se ai nuk i është përmbajtur agjendës
-
Fundi i pavarësisë së mbikqyrur
7 Shtator 2012, 13:46
Vetëvendosja kërkoi heqjen e nen. 1.3Kuvendi i Kosovës miratoi me 98 vota pro amendamentet Kushtetuese. Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje deklaruan votën kundër për shkak të nenit 1.3 ku Kosovës i ndalohet bashkimi me Shqipërinë.
-
Kuvendi voton ndryshimet kushtetuese
7 Shtator 2012, 13:11Miratimi i 22 amendamenteve në Kushtetutën aktuale të Kosovës, i jep fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
-
Veri, plagoset një police
7 Shtator 2012, 12:58Grupe të panjohura në veri kanë sulmuar sot me armë zjarri në fshatin Varage afër Zubin Potokut dy automjete, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra e EULEX-it të cilat po patrullonin në atë zonë ku si pasojë është plagosur një police.
-
Hoxhaj: Mali nuk na ka njohu
6 Shtator 2012, 16:19“Mali s’e kishte njohur asnjëherë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
-
13 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës
6 Shtator 2012, 14:36Policia e Kosovës me një ceremoni solemne shënoi 13-vjetorin e themelimit të saj. Është bërë edhe zbulimi i lapidarit të heroit Enver Zymberi në hapësirat e brendshme të objekteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, policit që ra në krye të detyrës në operacionin e 25 Korrikut të 2011-tës në veri të Kosovës.
-
Kosova me prefiksin e Shqipërisë
6 Shtator 2012, 14:06
+355 do të thëras edhe PrishtinënKuvendi i Kosovës miratoi sot rezolutën për ndryshimin e prefiksit kombëtar në +355. Rezoluta e paraqitur nga Agim Kuleta u miratua me shumicë votash nga ky kuvend.
-
Dodik: Të ndahet veriu, pastaj bisedime
6 Shtator 2012, 11:03Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por pa territorin në veri.
-
Vulini përsëri në Kosovë
6 Shtator 2012, 10:59Me lejen e autoriteteve kosovare, ka arritur për vizitë dyditore në Kosovë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.
-
Opozita: Nuk ka shumë vend për festime
6 Shtator 2012, 09:47Opozita pa qëndrim të unifikuar sa i përket dhënies fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Qeveria ka planifikuar të hënën dhe të martën të ketë festime me koncerte, tryeza e paraqitje mediatike.
