Kosova & Rajoni
-
Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle i cili po mbikqyr procesin e integrimit të vendit tonë mund të zëjë vendin e Robert Cuper si ndërmjetës në bisedimet Prishtinë-Beograd. Agjencia serbe e lajmeve TANJUG shkruan se ka qënë një kërkesë e baroneshës Ashton që Fyle të drejtojë bisedimet e ardhshme që ka shumë gjasa të jene të karakterit politik. 5 Shtator 2012, 18:41
-
Qeveria, projektligj për mandatin e EULEX
5 Shtator 2012, 16:19Qeveria miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri më 15 qershor të vitit 2014.
-
Vetëvendosje: Vazhdimi i mandatit
5 Shtator 2012, 14:51
të EULEX, thyerje e kushtetutësSipas nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës nga radha e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, nuk është demokratike që EULEX-i të ftohet pa u pyetur Kuvendi, pasi sipas tyre është Kuvendi i Republikës së Kosovës që duhet ta diskutojë çështjen nëse është apo jo i nevojshëm ende misioni i EULEX-it.
-
Feith në ikje, kritikon lidershipin
5 Shtator 2012, 12:35Në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith, ka vlerësuar se Kosovës nuk i duhen administratorë ndërkombëtarë, por politikanë vendorë më të përgjegjshëm, që qeverisjen e bazojnë mbi standardet e etikës.
-
Dy shpërthime në veri
5 Shtator 2012, 11:04Dy shpërthime janë regjistruar pas mesnate në veri të Mitrovicës. Policia ka njoftuar se shpërthimi i parë ka ndodhur në Zveçan, në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Qendrës Shëndetësore, dr. Milan Jakovleviq.
-
Shulc: Serbia duhet të njohë Kosovën
5 Shtator 2012, 09:49Njohja e ndërsjellë e Beogradit dhe Prishtinës është kushti të cilin Parlamenti Evropian e konsideron për hyrjen e Serbisë në BE, - ka thënë presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Daçiç.
-
27 organizata kundër privatizimit
4 Shtator 2012, 20:50Në organizim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me pjesëmarrje të 27 organizatave si sindikata, organizata joqeveritare, klube studentore dhe subjektet politike, vendosën që të fillojë nënshkrimi i peticionit kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike PTK, KEK, dhe TREPÇA
-
Vetëvendosje, tryeze me partitë jashtëparlamentare
4 Shtator 2012, 15:22Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi tryezë me partitë jashtëparlamentare të Kosovës, ku u fol për padrejtësinë e negociatave me Serbinë si dhe rrezikun që ato të rezultojnë me autonomi për veriun apo për serbët e Kosovës.
-
Van Rompuy: Kosova kryekusht për Serbinë në BE
4 Shtator 2012, 15:02Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, ia ka bërë të qartë edhe një herë Serbisë se Kosova është kryekusht për antarësimin e saj në BE. Rompy, pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Dacic, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
-
Rexhepi: Do t'i arrestojmë poseduesit e patent-shoferëve se
4 Shtator 2012, 13:38Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se ata qytetarë serbë që zihen duke përdorur patentë-shoferë që i lëshon MPB-ja serbe në Kosovë do të arrestohen, por jo edhe veri të Kosovës.
-
Bruksel, Ashton pret Daçiçin
4 Shtator 2012, 11:07Sot në Bruksel, baronesha Kathrin Eshton do të presë në një takim kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.
-
Jahjaga ka kërkuar vazhdimin e mandatit të EULEX
4 Shtator 2012, 11:02Baronesha Kethrin Eshton sot pritet t`i kthejë përgjigje zyrtare presidentes Atifete Jahjaga rreth kërkesës për mandatin shtesë të EULEX-it në Kosovë.Presidentja fton për mandat shtesë EULEX-in në Kosovë, ku nuk përmendet rezoluta 1244, dhe ku sqarohen kompetencat e EULEX-it pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.
-
Grevë në burgun e Dubravës
3 Shtator 2012, 14:30Një grup të burgosurish në Burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë. Këshilli i grevistëve ka bërë të ditur se të burgosurit kanë kërkuar amnisti nga menaxhmenti i ri i Qendrës Korrektuese
-
Vulin: Fusnota nuk njeh Kosovën
3 Shtator 2012, 14:27Sipas udhëzimit të nxjerrë në Beograd, Kosova, në tubimet rajonale, do të prezantohet në mënyrë asimetrike dhe në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por që nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit të Prishtinës.
-
Vrasja e heroit Ilir Konushevcit
3 Shtator 2012, 11:33
dhe hakmarrja e HaklajveMisterin rreth vrasjes së dëshmorit Ilir Konushevcit dhe Hazir Males mund ta zgjidh shteti shqiptar. Të dyshuarit që ngritën pritën janë: Shkëllzen Kurbalaj, që tani jeton në Tiranë, e herë-herë në Londër, Albert Lumnica, që jeton në Tiranë, Ylli Haklaj, Isa Krenaj, Petrit Braha, Bilsim Demiri, Agim Demir, të gjithë shtetas shqiptar nga Tropoja.
-
Kosova në forumin strategjik i BE
3 Shtator 2012, 11:24Në Bled të Sllovenisë fillon sot punimet Forumi Strategjik, ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Kosova përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili do të ketë edhe adresim zyrtar në punimet e këtij forumi.
-
Fillon viti shkollor me abetaren kombëtare
3 Shtator 2012, 09:42Ministria e Arsimit i ka bërë të gjitha përgatitjet që viti i ri shkollor 2012/2013 të fillojë në gjithë Kosovën me 36 mijë e 261 nxënës nxënës të ri. Mësimi fillon me Abetaren e përbashkët kombëtare.
-
Majko vizitoi veriun
3 Shtator 2012, 09:39Deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Pandeli Majko, po qëndron në Kosovë dhe në kuadër të vizitës u prit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ku vizitoi edhe veriun e Mitrovicës.
-
Vazhdohet mandati i EULEX
3 Shtator 2012, 09:32Dokumenti me tekst të harmonizuar për mandatin e EULEX-it pritet që sot të adresohet nga presidentja Atifete Jahjaga te baronesha Kethrin Eshton. Të premten mund të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës duke i mundësuar vazhdimin e mandatit misionit EULEX.
-
Vetëvendosje: Bisedimet favorizojnë Serbinë
3 Shtator 2012, 09:24Lideri i Levizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi dje se qeveria sërish është duke u futur në bisedime të cilat nuk janë në favor të shtetit të Kosovës. Sipas tij, këto bisedime vetëm se do t’i shërbejnë si ndihmesë, shtetit serb, për proceset integruese.
