Opinion
-
Ne nuk jemi provincë e Turqisë, as çiflik i Sulltanit. Mirëpo, ne, në shumë pikëpamje, jemi një popull mendjelehtë.
9 Gusht 2019, 22:57 -
Bollino: Edhe njëherë mediat italiane shtrembërojnë imazhin e Shqipërisë
9 Gusht 2019, 21:37Gazetaria italiane që zbarkon në Shqipëri ta shpif, pasi prej vitesh tregon gjithnjë të njejtat gjëra: ose një vend të dhunshëm e kriminal, ose një ishull të lumtur, ku mund të bësh pushimet duke ngrënë peshk me 4 euro. Dhe askush nuk merr mundimin të kuptojë dhe të tregojë thjesht realitetin.
-
Ajazi: Lulzimi ka nisur 'betejën' si ministër i Financave
9 Gusht 2019, 20:31Dalja para gazetarëve me çehre të vrerosur, kryesisht kjo nga situata e krijuar nga krisja e aleancës së tij opozitariste, dhe lëvizja e brëndshme në parti “Basha ik”, nuk e bënte Lulzimin të besueshëm si dikur, kur një pjesë e demokratëve edhe e ndiqnin pas.
-
Baze: Pse Berishës, Meta i duhet vetëm si shërbëtor?
9 Gusht 2019, 20:29Por ajo që bie në sy në qëndrimin e ri të Berishës dhe Bashës ndaj ilir Metës, është se ata e trajtojnë atë, jo si partner opozitar, por si shërbëtor të opozitës.
-
Janina: Kryedarka
9 Gusht 2019, 18:17Në hollin e Muzeut kombëtar, për nder të përvjetorit të gjeniut më të madh të të gjitha kohëve, Leonardo Da Vinçi, është paraqitur fotografuar mrekullisht në përmasat e vërteta edhe aftesku i mrekullueshëm "Darka e fundit". Edhe sikur piktori të mos e kishte bërë Xhokondën, me këtë afresk do të ishte po aq i famshëm.
-
Kikia: Basha i dorëzohet Berishës dhe Metës
9 Gusht 2019, 15:01Kisha një fije besimi se nuk do të ndodhte, por ndodhi. Lulzim Basha iu dorëzua vullnetit të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ai njoftoi sot se nuk do të ketë bisedime dhe marrëveshje me Ramën.
-
Ajazi: Amerikanë, verifikoni edhe diplomat e politikanëve shqiptarë
8 Gusht 2019, 21:33Atë që punonjësit dhe ekspertët e ambasadës së SHBA bënë me banorin e Zabzunit, duke i verifikuar origjinalitetin e diplomës së shkollës së mesme, duke zbuluar rrjetin e fallcifikatorëve, ndoshta do të ishte mirë ta bënin pa asnjë vonesë edhe me politikanët tanë.
-
Baze: Lulzim Bashës duhet t’ia plotësojmë këtë ëndërr!
8 Gusht 2019, 21:20"Do të mjaftonte pallati i tij i ndërtuar në Vlorë për t’i bërë një radiografi gjithë platformës së tij qesharake. Nëse hetohet kë truall zaptoi vjehrri i tij, në emër të tij, duke hyrë në det, e duke ndërtuar pallate, sipas kësaj platforme, duhet të arrestohet."
-
Ajazi: Kur Lulzimi të kujton 'prangat'
7 Gusht 2019, 07:00Shtatori po vjen, e bashkë me shtatorin po vjen SPAK, po vjen edhe rradha e hetimeve dhe arrestimeve VIP, po vjen nisja e procesit të rihetimeve të dosjeve më të bujshme të 25 viteve të fundit. Kur Lulzimi të kujton dhe të tund “prangat”, imagjinoni se çfarë duhet të kërkojë një politikan i sapoardhur në SHQUP, apo një tjetër i mbajtur si bixhuk mbrapa nga Fatimir apo Nardi.
-
Baze: Si po fabrikon Rama një kryeopozitar të ri?
7 Gusht 2019, 10:00"Nga mëngjesi në darkë, dhe dita në ditë, ai përpiqet të konsiderojë si opozitar të tij, Ilir Metën."
-
Bollino: 13 tetori, varka prej letre mbi të cilën po (ri)fundoset Basha
7 Gusht 2019, 16:38Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së të organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, siç parashikon dekreti i Ilir Metës, por në të cilat vetë PD-ja ka vendosur të mos marrë pjesë. Pra, Basha del humbës edhe në skenarin e kësaj bote paralele, që ai vetë po e shkruan. Duket si një predispozitë natyrale për disfatë, kundër së cilës Luli nuk gjen asnjë ilaç, veç shmangies së çdo gare.
-
Nikolla: Metoda Vishinskij e PD-së nuk fuksionon me Ramën, Veliajn, Lleshajn, Spiropalin!
7 Gusht 2019, 10:12Brenda PD-së, që në lindjen e saj, krahas tribalizmit të theksuar, ka pasur një ngarkesë të fortë ideologjike staliniste e ardhur kjo nga përvoja vetjake e krerëve të saj të brumosur përgjatë komunizmit enverist.
-
Rada: Pse Rama do të kandidonte kriminelët në 30 Qershor?
7 Gusht 2019, 10:07Diku nga fundi i vitit 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për dekriminalizimin. Kjo i njihet si e vetmja meritë në gjashtë vite Lulzim Bashës, i cili loboi deri aq sa Brukseli e futi zbatimin e ligjit në kushtet ndaj vendit tonë për çeljen e negociatave.
-
Baze: Lulzim Basha është frikësuar kot nga PD!
6 Gusht 2019, 21:53Nuk është se ishte një arsye e shpikur. Basha dhe më parë në çdo lëvizje para zgjedhjeve ka bërë kujdes të mendojë si do ta justifikojë ditën pas zgjedhjeve.
-
Ajazi: Ilir, je kryetar shteti apo kryetar opozite?
6 Gusht 2019, 20:56Tashmë nuk ka asnjë dyshim, asnjë dilemë, asnjë hamendësim, Ilir Meta ka vendosur të jetë jo vetëm zëdhënësi i opozitarizmit të vjetëruar në Shqipëri, por ai po pergatitet të jetë një ditë, edhe kryetar i saj
-
Andoni: Erdhi koha e Albin Kurtit, por po shmangu një 'kleçkë'
6 Gusht 2019, 20:54Për fat të keq, në Kosovë janë provuar të gjitha partitë dhe individët përveç një figure që ka inspiruar si pakkush, ka shkaktuar shumë konflikte dhe paqartësi.
-
Kikia: Kamza nuk është Hong Kongu
6 Gusht 2019, 20:50Qyteti, ish koloni dhe demokraci britanike, është në luftë me qeverinë e Pekinit, pasi qytetarët kërkojnë të ruajnë standardet e demokracisë britanike, por Pekini do ta kinezërojë sa më shpejt.
-
Ngjela: Të gjithë shqiptarët sot janë në tension, a është e vendosur SHBA-ja te Reforma në Drejtësi?
5 Gusht 2019, 22:41Ashtu sikurse analizuam në lart, në dy paragrafët e parë, vetëm Reforma në Drejtësi është zgjidhja parësore për të ardhmen e Shqipërisë. Këtë reformë, e cila ka filluar dhe është drejt finalizimit për të nisur si akt, e ka strukturuar politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian.
-
Baze: Mbi zgjedhjet e pjesëshme opozitare dhe Lulzim Bashën!
5 Gusht 2019, 21:07Pas 30 Qershorit, kur Partia Demokratike humbi gjithçka dhe praktikisht është një parti jashtë sistemit, retorika kryesore e Lulzim Bashës ishte 13 tetori dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta.
-
Ajazi: Detyra e parë, sipas Lulzimit, kur të 'fitojë' zgjedhjet
5 Gusht 2019, 19:47Duke folur jo si ish-opozitarist, që nuk ka asnjë lidhje dhe komunikim me institucionet ligjore të vendit, por si “kryeministër i ri i Shqipërisë”, kryetari i PD, ka nisur të flasë në emër të shqiptarëve, në emër të atyre “85 per qind shqiptarëve” që sipas tij refuzuan kryeministrin në 30 qershor.