Sport

  • Fati i keq përndjek Arlind Ajetin në startin e aventurës së tij me Torinon. Pasi humbi debutimin e skuadrës në Serinë A në sfidën ndaj Milanit, ku nuk ishte as në stolin e rezervave, mbrojtësi shqiptar ka pësuar një dëmtim në stërvitje, që në dukje ishte mjaft i rëndë.
  • Rrahmani lë Shqipërinë për Kosovën:
    Ndër vendimet më të vështira në jetë

    Armir Rrahmani është futbollisti i radhës që largohet nga Shqipëria dhe i bashkohet Kombëtares së Kosovës, pas Ramës, Shalës, Mehës e Rashicës. Për të bërë të ditur vendimin e tij mbrojtësi i ka nisur sot një letër Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që ka njoftuar edhe publikun përmes një postimi në rrjetet sociale.

  • Mbyllet Olimpiada “Rio 2016”
    Triumfojnë SHBA-të me 121 medalje 

    Lojërat Olimpike përfunduan me një ceremoni spektakolare mbylljeje dhe u fituan nga SHBA-të. Rio 2016 u mbyll me një ceremoni shumë të bukur karnavalesh dhe iu hap drita jeshile Olimpiadës së ardhshme Tokio 2020. Ceremonia e mbylljes në stadiumin Maracana zgjati afërsisht tre orë dhe ishte plot ngjyra.

  • Brazili fiton medaljen e artë në
    futboll, Neymar: S'do jem më kapiteni

    Brazili thyen mallkimin dhe fiton për herë të parë në histori medaljen e artë në një Olimpiadë. Këtë gjë e bën në shtëpinë e tij, përpara 75 mijë spektatorëve në Marakana.  VIDEO

  • Vjen medalja e 9-të e artë për Bolt
    atleti s’njeh limite: Krenar me veten 

    Usain Bolt gjithmonë e më shumë legjendë. Pas dy medaljeve të fituara në garat e 100 dhe 200 metrave Bolt udhëheq Xhamajkën e tij të fitojë medaljen e artë edhe në stafetën 4x100 metra duke siguruar medaljen e 9-të të artë në Olimpiada duke arritur Carl Lewis dhe Pavo Nurmi.

  • Sqarohet çështja “Lochte” 
    notarët amerikanë të dehu

    Nuk ka ndodhur asnjë grabitje ndaj katër notarëve amerikanë ndër të cilët edhe Ryan Lochte në qytetin e Rio de Janeiros, ku po zhvillohen lojërat Olimpike. Sipas policisë, katër sportistët amerikanë, në gjendje të dehur kanë shkatërruar tualetet e një stacioni për furnizimin me karburant. 

  • Blerja e re, prezantohet Antonio 
    Candreva: Te Interi për të fitua

    Te Interi vjen momenti i Antonio Candrevas. 29-vjeçari i cili prej disa javësh është zyrtarisht një futbollist zikaltër u prezantua përpara mediave nga drejtori sportiv Piero Ausilio. Futbollisti i përfaqësues italiane është blerja më e shtrenjtë e Interit në këtë merkato. 

  • Rikthehen emocionet e Serisë A

    Rikthehet Seria A dhe emocionet e saj të jashtëzakonshme, mund të mos jetë më kampionati më i fortë në botë dhe sigurisht që nuk është më i pasuri, por gjithsesi mbetet jo vetëm gjeografikisht por dhe emocionalisht më pranë shqiptarëve të mësuar ta ndjekin për vite me radhë. 

  • Usain Bolt fiton edhe garen e 200
    metrave: Dua të jem si Ali e Pele 

    Usain Bolt konfirmohet kampion olimpik edhe në garën e 200 metrave.Xhamajkani ka fituar finalen e kësaj disiplinë në Olimpiadën e Rios në kohën 19”78 dhe kjo është medalja e dytë e artë për Bolt pas asaj të siguruar në garën e 100 metrave.  

  • Dështon transferimi, portieri
    Alban Hoxha mbetet te Partizani

    Alban Hoxha do të qëndrojë te Partizani, me objektivin madhor për të kthyer skuadrën te titulli kampion pas 24 viteve. Portieri nuk do të transferohet te Gaziantepspor, duke mbyllur negociatat me klubin e Superligës turke. 

  • Europa League, Partizani i eliminuar
    shkatërrohet në Rusi nga Krasnodar  

    Të kuqtë u mposhtën 4-0 në sfidën e parë të play-offit të Europa League, rezultat që shuan praktikisht shpresat e 15 herë Kampionëve për një kualifikim në ndeshjen e kthimit. 

  • Seria A, Mehdi Benatia: Roma 
    mund ta rivalizojë Juventusin 

    Mehdi Benatia shikon Romën si skuadrën rivale të Juventusit në garën për titullin kampion në Serinë A. Mbrojtësi maroken i afruar nga Bayerni te bardhezinjtë në këtë merkato, në formë huazimi me të drejtjë blerjeje pas një viti, në një intervistë ka vlerësuar skuadrën e Lucianno Spalettit. 

  • Kaori Icho një legjendë 
    4 të arta radhazi në mundje

    Një tjetër sportiste hyn në historinë e Lojërave Olimpike. Ajo është japonezja Kaori Icho, që cila fitoi medaljen e artë në mundjen e lirë në kategorinë 58 kg. 32-vjeçarja triufmoi për të katërtën herë radhazi në të njëjtën disiplinë në Olimpiadës, duke mposhtur në finale rivalen ruse Valeria Koblovan të Rusisë. 

  • Chelsea i ofron Napolit 70
    milionë euro për Koulibaly?

    70 milionë euro për Koulibaly, kjo është oferta që Chelsea i ka ofruar Napolit për futbollistin Kalidou Koulibaly, raporton britanikja Daily Telegraph.  Sipas shkrimit të gazetës Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht në formacion mbrojtësin e kombëtares së Senegalit.

  • Rusët gjunjëzojnë të kuqtë, mbyllet
    me rezultatin 4-0 Krasnodar-Partizani

    Ka përfunduar me rezultatin 4-0 përballja mes rusëve të Krasnodar dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për takimin e parë të “paly off’-it në Ligën e Europës.

  • Lojërat Olimpike dita e 12-të
    njihuni me fituesit për çdo kategori 

    Pas dy vitesh do të jetë sërish Brazil-Gjermani. Kjo është finalja e futbollit të meshkujve në Lojërat Olimpike të Rios. Skuadra Olimpike gjermane për të siguruar finalen e madhe mposhti Nigerinë 2-0 me nga një gol për çdo pjesë duke shkuar me prepotencë në finale. 

  • Sormani: Kundërshtari i fortë
    por ne luajmë shanset tona

    Partizani përballet sot në Rusi më 18.30 me Krasnodar në ndeshjen e parë të play-off të Europa League. Të kuqtë janë akomoduar që dje Krasnodar duke u akomoduar në "Hilton Garden Inn Krasnodar ". Partizani ka zhvilluar në orarin e ndeshjes edhe një seancë stërvitore. Në konferencën për shtyp trajneri i të kuqve Alberto Sormani pasi ka vënë në pah forcën e kundërshtarit ka deklaruar se skuadra e tij do luajë shanset e saj për kualifikim. “Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje të bukur, vijmë me entuziasëm të madh për ta luajtur pozitivisht këtë takim. 

  • Me gjysmë mushkërie, argjentinasi
    Lange fiton medaljen e artë olimpike

    Santiago Lange në moshën 54-vjeçare humbi gjysmën e njërës mushkëri, pas një lufte të gjatë me kancerin, por kjo nuk e penguar të fitojë një medalje të artë gjatë lojërave Olimpike “Rio 2016”.

  • I thonë që tani u bë e famshme, ja
    si reagon medalistja Simone Biles

    Para se Simone Biles të shkelte në Rio, konsiderohej prej shumë njerëzve si gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave. Por tashmë është shndërruar në gruan e parë që ka fituar tre tituj në sportin që ajo garonte duke konfirmuar talentin e rrallë.

  • "Rio 2016", provoi të imitonte
    Usain Bolt, por bie nga pengesa

    Usain Bolt u rikonfirmua edhe njëherë se është talent i padiskutuar dhe se askush nuk mund të pretendojë të jetë si ai. Mirëpo talenti dhe fama gjithmonë kanë sjellë pas vetes adhurues të cilët përpiqen të imitojnë, e kjo ka ndodhur edhe me atletin nga Haiti, Jeffery Julmis.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv