Arkiva

  • - Delegacioni i PE-së takon Presidentin Nishani – TIRANË, 16 Mars/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të hënën Delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Duke siguruar se integrimi i vendit konsiderohet një proces që u përket në radhë të parë institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, Kreu […]
  • Masterplani i portit të Vlorës, së shpejti nisin punimet

    Vlorë, 16 mars/ATSH-Harilla Koçi/.-Së shpejti do të nisin punimet për projektin e masterplanit të portit të Vlorës, që është investimi më i madh që është realizuar ndonjëherë në historinë e këtij objekti. Drejtori i këtij porti, Xhevahir Çeloaliaj, tha për ATSH-në se, “ky projekt madhor tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të konkretizimit dhe nisjes […]

  • Eda Zari, më 27 mars ekspozitë fotografike në Prishtinë

    PRISHTINË, 16 Mars/ATSH/.- Artistja e mirënjohur shqiptare, Eda Zari më datë 27 mars do të hapë një ekspozitë në Prishtinë, të titulluar “Inside of Outside” (Brendia e së Jashtmes), e mbështetur nga Ministria e Diasporës së Kosovës. Sipas KosovaPress, në një instalacion artistik ndryshe nga të tjerat, Eda do të ekspozojë katër cikle fotografish, ku […]

  • Anëtarësimi i Kroacisë në BE, komisioni i Integrimit ratifikon Protokollin e MSA-së

    TIRANË, 16 Mars,/ATSH/.- Ratifikimi i Protokollit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Komuniteteve Evropiane, në kuadër të anëtarësimit të Kroacisë në BE u miratua të hënën nga komisioni parlamentar i Integrimit, në mungesë të deputetëve të opozitës. Nënkryetari socialist i komisionit, Taulant Balla, që drejtoi mbledhjen e sotme, tha se pas aderimit të […]

  • NYT: CIA ka financuar organizatën
     terroriste Al-Kaed të Bin Laden

    E përditshmja “New York Times” shkruan në lidhje me një shkëmbim korrespodence midis Osama Bin Laden dhe një zyrtari të Al-Kaedës, Abd-Rahman ku është zbuluar se CIA (Agjencia Qendrore e Shërbimit Sekret Amerikan) ka marrë pjesë gabimisht në shërbimet e organizatës terroriste që ajo lufton.

  • Siria kundër politikave të SHBA
    kërkon largimin e Bashar al-Assad

    Qindra persona janë mbledhur jashtë Shtëpisë së Bardhë, në Washington, në protesta kundër Shtetit Islamik, Bashar al-Assad dhe politikave të SHBA-së në Siri. Ndërsa lufta e Sirisë hyn në vitin e pestë, protestuesit shprehen kundërshtinë ndaj politikave të reja të SHBA-së ndaj Sirisë. 

  • STOKHOLM – Kina eksportuesi i tretë i armëve duke lënë pas Gjermaninë dhe Francën

    STOKHOLM – Kina ka lënë pas Gjermaninë dhe Francën duke u bërë kështu eksportuesi i tretë botëror i armëve, sipas statistikave të publikuara sot nga Instituti Ndërkombëtar Kërkimor i Paqes në Stokholm (SIPRI). 

  • Veseli vizitë disaditore në Panama

    PRISHTINË - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Panama. Ai do të jetë i ftuar i nderit në seancën plenare inauguruese të Parlamentit Evropian-Amerikanolatin (EUROLAT), në datën 17 mars.

  • Pakistan, besimtarët protestojnë
     pas shpërthimeve në dy Kisha

    Minoriteti i Krishterë në Pakistan ka bllokuar rrugët dhe ka djegur goma në një protestë kundër sulmeve të dy kishave të dielën, ku humbën jetën 15 persona e u plagosën rreth 80 të tjerë.

  • Historia e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

    TIRANE - Marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë zgjeruar 24 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke u shtrirë në të gjitha fushat, në interes të të dy vendeve e popujve, në interes të paqes, sigurisë e zhvillimit të rajonit e më gjerë.

  • BERZH, 149 mijë euro grant për strategjinë e taksimit të rrugëve

    TIRANË - Qeveria shqiptare do të ketë një strategji dhe hartën e rrugëve që mund të taksohen, e cila do të përdoret më pas për mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo strategji do të hartohet nga kompania Egnatia Odos, përmes një granti prej 149 mijë eurosh të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

  • Kuçi kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

    PRISHTINË, 16 Mars/ATSH/.- Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka kërkuar Greqisë të njohë Pavarësinë e Kosovës. Sipas kosovaPress, Kuçi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou. Në një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se ministri Kuçi ka vlerësuar lart thellimin e pandërprerë të bashkëpunimit mes […]

  • “Tirana in between”, 6 autorë ballkanas në rezidencë letrare

    Tiranë/16,mars/ATSH/Për të tretin vit me radhë, Tirana ka ftuar autorët e Ballkanit në rezidencën letrare “Tirana in Between”. Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë ka shpallur sot emrat e gjashtë autorëve që do të qëndrojnë në rezidencë 1 mujore në Tiranë. Dasa DRNDIC – KROACI ,Theodora DIMOVA – BULLGARI, Risto LAZAROV – MAQEDONI, Dragana TRIPKOVIC – […]

  • Publikohet kënga e panjohur e Jimi Hendrix

    Kulturë/16,mars/ATSH/Kënga titullohet “Station Break” dhe gjendet në platformën Vevo. Para se të arrinte famë të madhe, muzikanti i cili vdiq në moshën 27 vjeçe, ka punuar me shumë artistë, duke përfshirë Curtis Knight dhe “Squires” që përfshin edhe  këtë këngë, në kohën kur Hendrix ishte nën kontratë me Ed Chaplin. Jimi në vitin 1965 ka regjistruar […]

  • Gjiknuri: Borxhi ndaj HEC-eve pritet të shlyhet brenda 6 muajsh

    TIRANE, 16 Mars/ATSH/- Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese miratoi të hënën ndryshimet në ligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i pranishëm në komision, bëri të ditur se borxhet ndaj HEC-eve priten të shlyen tërësisht brenda 6 muajve. Në total, borxhi i akumuluar prej vitesh […]

  • Tusk mbështet zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

    PARIS, 16 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk theksoi se sanksionet ekonomike evropiane kundër Rusisë duhet të mbahen përtej verës, në një intervistë për pesë të përditshme evropiane, përfshirë dhe ”Le Figaro”. “Për të mbështetur, Merkel, Hollande dhe marrëveshjet e Minskut, minimalisht duhet të mbajmë sanksionet ekzistuese”, deklaroi ai për të përditshmen franceze ”Le Figaro”, […]

  • Shqipëri-Maqedoni, ekip të përbashkët për vlerësimin e ndërtesës së Kongresit të Manastirit

    -Ministrja e Kulturës së Maqedonisë sot në Tiranë- TIRANE, 16 Mars/ATSH/-Ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kanceska Milevska viziton sot Tiranën, ku do të pritet në takim nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Gjatë këtij takimi pritet të  nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. Gjithashtu temë e diskutimit do të jetë edhe […]

  • Putin: Për Krimenë mund të kishte
    një Luftë të re Botërore, ishim gati!

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar në një interviste për televizionin shtetëror rus, se Rusia ishte gati të përdorte armët bërthamore gjatë tensioneve të vitit të kaluar në gadishullin e Krimesë, në Ukrainë.

  • Norman Atlantik, misteri i kutisë së
    zezë, mungojnë resgjistrimet audio

    Hetimet mbi incidentin fatal të tragetit "Norman Atlantik" mbeten ende të pazgjidhura teksa haset në të ashtëquajturin “misterin e kutisë së zezë”, ku pjesa më e madhe e regjistrimeve vokale mungon, ndërsa pjesa tjetër është e padeshifrueshme.  VIDEO
    Arkiva, Lajme të tjera për Norman Atlantik

  • Haxhinasto në Bruksel, takime për akset që do të përzgjidhen në Core Network

    TIRANË, 16 Mars/ATSH/- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me homologët e rajonit për gjetjen e akseve të komunikimit për t’u përfshirë në rrjetin kryesor europian të telekomunikacionit. Burime zyrtare të ministrisë së Transportit bënë të ditur se, ministri Haxhinasto […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv