Arkiva

  • PARIS, 17 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nuk përjashton një ndërhyrje ushtarake evropiane në Libi dhe vlerëson se ajo duhet të zbatohet sipas një plani afatgjatë për të stabilizuar vendin. ”Veprimi më i thjeshtë është të fusim mjete ushtarake në një operacion për ruajtjen e paqes, pas dezjes së dritës jeshile […]
  • Këmbim valutor- Dollari po barazohet me euron

    TIRANE, 16 Mars /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e gjëlbër amerikane të hënën ka shënuar një rritje tjetër të vlerës së saj në këmbim me Lekun, duke shënuar një tjetër rekord të 13 viteve të fundit madje duke shkuar drejt “barazimit” me vlerën e euros. Sipas kursit  zyrtar të  Bankës së Shqipërisë, […]

  • IZRAEL – Netanyahu përjashton krijimin e një shteti palestinez në rast të fitores së zgjedhjeve

    JERUZALEM, 16 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit në ikje, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se do ta hidhte poshtë krijimin e një shteti palestinez nëse ai do të mbante sërish postin pas zgjedhjeve parlamentare të ditës së nesërme, duke përmendur rrezikun se territoret e lëna mënjanë mund të bien në duart ekstremistëve islamikë. ”Të gjithë ata […]

  • RUSI – Manovra të gjera ushtarake në Arktik

    MOSKË, 16 mars /ATSH-AFP/ – Më shumë se 38 000 ushtarë rusë filluan sot manovra të një shkalle të gjerë në Arktik, demonstrimi më i fundit i ushtrisë ruse, që së fundmi po shumëfishon këto stërvitje ushtarake. Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi Flotën e Veriut, më të fuqishmen mes katër flotave të marinës ruse, të […]

  • Moska keqtrajton gazetarët
     në Krimenë e aneksua

    Një vit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, autoritetet de facto pro-ruse vazhdojnë të shtypin gazetarët e pavarur atje. Javën e kaluar, agjentët e Shërbimit të Sigurimit të Rusisë në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol, kanë bastisur shtëpitë e dy gazetareve nga Qendra për Gazetari Hulumtuese, një grup i gazetarisë së pavarur, i cili është detyruar të zhvendoset në Kiev, pasi Rusia ka aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014.

  • Protesta masive në Brazil kundër
    presidentes së vendit,Dilma Rousseff

    Në disa qytete braziliane janë mbajtur protesta të mëdha të dielën kundra qeverisë dhe ku është bërë thirrje për shkarkimin e Presidentes së vendit, Dilma Rousseff. Policia në Sao Paulo tha se turma e protestuesve ka arritur në një milion njerëz, të cilët kanë marshuar në rrugët kryesore të qytetit. Ndërkohë tubime masive janë mbajtur edhe në 26 qytete të tjera. 

  • Sport – Braida: Do të ishte gabim që Messi të largohet nga Barcelona

    TIRANE, 16 mars /ATSH/. – Drejtori sportiv i klubit te Barcelonës, Ariedo Braida, ka deklaruar se do të ishte gabim nëse Lionel Messi do të largohej nga Barcelona, pasi aty e duan të gjithë. Kohët e fundit eshte folur shumë se Messi mund të largohet nga Barcelona për të filluar një aventurë të re, por […]

  • Studentët e ETH Zyrih vizitojnë Galerinë Kombëtare të Kosovës

    TIRANË, 16 Mars / ATSH – Gjatë ditës së sotme Galeria Kombëtare e Kosovës është vizituar nga studentët e Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë ETH Zyrih. Studentët e  Fakultetit të Arkitekturës gjatë vizitës së tyre në Galeri, u shoqëruan nga përfaqësuesi i Fondacionit të Arkitekturës së Kosovës, Bekim Ramku. Gjatë këaj vizite studentët e ETH […]

  • Pezullohen dhe dërgohen per ndjekje penale tetë punonjës të Doganës së Kakavijës dhe dy shoferë

    TIRANË, 16 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Tetë punonjës të Doganës së Kakavijës dhe dy shoferë, janë pezulluar dhe janë dërguar per ndjekje penale, pasi futën trailera kontrabandë në kufi. Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, “Departamenti Operativo-Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zbuloi dhe hetoi një veprimtari të organizuar kriminale […]

  • ATHINË – Cipras: Greqia nuk është koloni

    ATHINË, 16 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Greqia nuk është koloni, në ndërkohë që unë mbetem i vendosur për të realizuar programin tim deri në fund, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për gazetën greke “Ethnos”, ku gjithashtu vlerëson edhe gjetjen e gjuhës së përbashkët me partnerët për reformat. “Programi ynë u prezantua në deklaratat […]

  • Zvicra, e gatshme të ndihmojë Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar dhe frenimin e eksodit

    . Bernë, 16 mars/ATSH/ -Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga ka siguruar Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga se do mbështesë Kosovën në luftën  kundër krimit të organizuar, trafikimit njerëzor dhe kontrabandimin e migrantëve dhe terrorizmit, duke përfshirë edhe përmes shkëmbimit të informacionit dhe të personelit dhe krijimin e grupeve të Hetimi i […]

  • GJERMANI – Rritje e ndjeshme e emigracionit

    BERLIN, 16 mars /ATSH-AFP/ – Gjermania ka regjistruar në 2014-ën një rritje të lartë të emigracionit në masën 6,2 për qind duke strehuar 519 300 persona, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis). Që prej vitit 1967, datë kur u krijua regjistri për të huajt (AZR), Gjermania nuk ka patur kurrë më parë kaq shumë emigrantë, […]

  • Vlorë- Sekuestrohen 5.8 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë

    Vlorë, 16 mars/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës sekuestroi të hënën një sasi prej 5.8 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, e cila do të trafikohej drejt Italisë. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, lënda narkotike u zbulua në pikën kufitare të portit të Vlorës, në një nga autobuzët e transportit […]

  • Sport – Liga e Kampioneve – Programi i ndeshjeve kthim për të 8-tat e finaleve

    TIRANE, 16 mars /ATSH/. – Programi i ndeshjeve kthim per te 8-tat e finaleve te Liges se Kampioneve ne futboll eshte: E marte (20.45) Monaco (FRA) – Arsenal (ANG)     (vajtja 3-1) Atletico Madrid (SPA) – Leverkusen (GJER) (vajtja 0-1) E merkure (20.45) FC Barcelona (SPA) – Manchester City (ANG) (vajtja 2-1) Dortmund (GJER) – Juventus (ITA) (vajtja 1-2) […]

  • Shkup – Tiranë/ Marrëveshje kulturore midis Shqipërisë e Maqedonisë

    TIRANË, 16 Mars / ATSH – Ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kanceska Milevska, pasi ka vizituar gjatë ditës së sotme Tiranën, ka realizuar edhe një takim  me  ministren  e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë të cilit dy ministret kanë  nënshkruar edhe një protokoll bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. Gjatë konferencës për […]

  • Sport – Bayern – Beckenbauer: Guardiola nuk ka nevojë për kontratë

    TIRANE, 16 mars /ATSH/. – Legjenda e Bayern Munichut dhe Gjermanise, Franz Beckenbauer, ka folur me superlativa per trajnerin e Bayern Munich, spanjollin Pep Guardiola, duke thënë se ai është nga ata trajnerë që vjen dhe shkon kur të dojë. “Guardiola nuk ka nevojë për kontratë. Ai është nga ata trajnerë që vjen dhe shkon kur të dojë. […]

  • Rama vlerëson një biznes familjar: Nuk është në Austri po në Gjinar të Elbasanit

    TIRANË, 16 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon sot në Elbasan ka qëndruar edhe në fshatin Gjinar. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama vlerëson një biznes familjar me shije dhe kujdes në çdo detaj, duke krahasuar me Austrinë. “Nuk është në Austri po në Gjinar të […]

  • Kroaci- Ambasadori Melo, takim me përfaqësues të veteranëve shqiptarë

    TIRANË, 16 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo priti në një takim përfaqësues të veteranëve shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Vatanit në Kroaci, në fillim të viteve ‘90-te. Në këtë takim ishin të pranishëm z. Tom Kaçinari, President i Bashkimit të Shoqatave Kroate të Vullnetarëve në Luftën […]

  • Korçë – Aktivitete me rastin e 136-vjetorit të lindjes së atdhetarit Pandeli Cale

    TIRANË, 16 Mars / ATSH – “Muzeu Kombëtar i Arsimit – Mësonjetorja e Parë Shqipe” në Korçë dhe shkolla 9- vjecare “Pandeli Cale” organizuan gjatë ditës së sotme një sërë aktivitetesh përkujtimore me rastin e 136- vjetorit të lindjes së atdhetarit të shquar Pandeli Cale. “Nderi i Kombit”, një nga firmetaret e aktit të Pavarësisë […]

  • Sport – Liga e Kampioneve – Messi do të tentojë t’i përgjigjet Ronaldos

     TIRANE, 16 mars /ATSH-AFP/. – Lionel Messi do te tentoje të merkuren ndaj Manchester City per te 8-tat e finaleve kthim, qe t’i pergjigjet Cristiano Ronaldos, i cili vendosi dy rekorde historike ne Ligen e Kampioneve javen e kaluar. Autor i dy golave ne rezultatin 4-3 me nje Real Madrid pa shkelqim, te marten e kaluar perballe Schalke 04 (vajtja: 2-0 […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv