Arkiva

  • Tiranë - Galaxy S6 është smartfoni që zotëron ekranin më cilësor në botë së bashku me kushëririn tjetër, Galaxy Note 4. Ky titull i jepet nga DisplayMate ekipi i së cilës kryen testime ekskluzive të ekrane të smartfonëve duke ofruar analiza të performances, densitetin e pikselave, saktësinë e ngjyrave, shkëlqimin dhe të tjera matje […]
  • Mustafa: S’pranojmë asnjë kusht nga Lista Srbska

    PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sot në Kuvend se nuk pranojmë asnjë kusht nga Lista Srbska për t’u kthyer në institucionet e Kosovës.

  • FOKUS – RUSI – Dimër i gjatë i opozitës ruse pas vdekjes së Nemtsovit

    MOSKË – E privuar nga gjithë ndikimi politik që ka ardhja në pushtet e presidentit Vladimir Putin, opozitës ruse nuk i duhej vrasja e Boris Nemtsovit për t’u mpakur edhe më.

  • Foto/Kthimi në Tokë pas 167 ditësh

    Një kapsulë Soyuz, me dy astronautë rusë dhe një amerikan, ka zbarkuar në Kazakistan. Treshja ka kaluar afro gjashtë muaj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

  • Siri, OKB dështon në mbrojtjen
      civilëve, 2014-a viti më i keq 

    Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka dështuar të implementojë rezolutat për mbrojtjen dhe ndihmën e civilëve në Siri. Ky është raporti më i fundit nga një grup prej 21 agjensis, përfshirë dhe ‘Save the Children’ e ‘Oxfam’, të cilët thonë se Siria ka përjetuar “vitin më të keq” për civilët që prej nisjes së konfliktit në 2011-ën. 

  • Protesta kundër racizmit në
    Ferguson, plagosen dy policë

    Dy oficerë policie janë plagosur rëndë gjatë protestave në Ferguson, Missouri për shkak të vrasjeve të njëpasnjëshme të adoleshentëve me ngjyrë të paarmatosur. Sipas burimeve policore një prej oficerëve është goditur në shpatull, një në fytyrë, me “dëmtime e plagë shumë serioze me armë zjarri”, por jashtë rrezikut për jetën.

  • IZRAEL – Netanyahu pranon rrezikun e humbjes në zgjedhje

    JERUSALEM – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pranoi sot për herë të parë mundësinë e humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe paralajmëroi kundër një kapitullimi në të gjitha frontet diplomatike në rast të fitores së kundërshtarit të tij laburist, Isaac Herzog.

  • Ripyllëzohet kurora e gjelbër e Beratit

    TIRANË – Ka nisur ripyllëzimi i kurorës së gjelbër të Beratit mbi lagjen muzeale të Goricës, që ndihmon në pastrimin e ajrit duke shërbyer si një mushkëri e mirëfilltë për banorët. Këtu do të mbillen mbi 5 mijë fidanë pishash.

  • Kuvend- Maxhoranca miraton pikat e rendit të ditës

    TIRANË - Kuvendi miratoi të enjten, mes tensionit te krijuar nga deputetët e opozitës, pikat e rendit të ditës të parashikuara në seancën e sotme. Me 71 vota deputetët e maxhorancës miratuan një ndryshim në ligjin “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhimi)”, me 73 vota u miratua ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet […]

  • Gllava malore, destinacion për turizëm natyro

    TIRANË – Fshati Gllavë i Tepelenës ndodhet në trekëndëshin Tepelenë, Skrapar, Përmet, është një fshat malor me bukuri të rralla natyrore. Banoret jetojnë kryesishtë me blegtori e bujqësi, por shfrytëzojnë edhe resurset turistike.

  • Çollaku: Rezoluta e PE-së mbështet integrimin evropian të Kosovës

    PRISHTINË - Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën, deklaroi sot se ” rezoluta i jep një mbështetje të fuqishme perspektivës evropiane të vendit, duke bërë thirrje për nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, si dhe i bënë thirrje pesë shteteve anëtare të […]

  • Një bust për akademikun Aleks Buda

    TIRANË – Përballë Akademisë së Shkencave në kryeqytet u organizua ceremonia e perurimit te bustit të Akademikut Aleks Buda. Vepra u realizua nga skulptori Ilmi Kasemi, aprovuar nga  Këshilli Bashkiak i Tiranës. Aleks Buda lindi në vitin 1910 në qytetin e Elbasanit dhe është personalitet i historiografisë dhe i kulturës shqiptare […]

  • Kosovë- Kuvendi sot në seancë plenare

      PRISHTINË, 12 Mars/ATSH/.- Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancën plenare, ku përveç pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe miratimin e taksave vjetore për vitin 2015. Deputetët do të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, si […]

  • Champions League/ Bajern Mynih shkatërron 7-0 Shaktarin, PSG eleminon Çelsin

    TIRANË, 11 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ – Skuadra e Bayern Mynih ka shkatërruar 7-0 Shakhtar Donetskun duke u kualifikuar në çerek-finale të Ligës së Kampioneve. Gjithçka filloi keq për Shakhtarin kur mbrojtësi Olexandr Kucher u përjashtua nga loja për shkak të ndërhyrjes nga prapa ndaj Mario Gotze, brenda zonës së rreptësisë. Nga pika e bardhë i […]

  • Ministrja Nikolla vizitë në Kosovë, takime për bashkëpunimin në arsim

    PRISHTINË-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Prishtinë ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

  • SHBA – FMN miraton një plan ndihme për Ukrainën me vlerë 17,5 miliardë dollarë

    UASHINGTON – Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi sot një plan të ri ndihme me vlerë 17,5 miliardë dollarë për Ukrainën, e dobësuar ekonomikisht nga një konflikt në lindje të vendit, njoftoi drejtoresha e këtij fondi, Christine Lagarde.

  • Këshilli i Ministrave miraton një sërë vendimesh të rëndësishme

    TIRANË – Këshilli i Ministrave vendsoi në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të zv/ministrit të Mbrojtjes, z.Dritan Hila.

  • Sport – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pret ambasadorin e Turqisë, Hidajet Bajrakta

    TIRANE –  Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, priti te merkuren në një takim pune ambasadorin e Republikës së Turqisë ne Tirane, Hidajet Bajraktar. Gjatë takimit, ambasadori turk është njohur me disa nga arritjet e futbollit shqiptar gjatë kësaj periudhe.

  • Sport – Formula 1 – 10 fituesit e fundit të Cmimit të Madh të Australisë

    TIRANE – Dhjete fituesit e fundit te Cmimit te Madh te Australise ne Formula 1, gara e pare e sezonit 2015, qe do te zhvillohet te dielen ne oren 06.00 ne cirkuitin Albert Park ne Melburn (shteti i Victorias), jane: 2014: Nico Rosberg (GJER/Mercedes) 2013: Kimi Räikkönen (FIN/Lotus-Renault) 2012: Jenson Button (ANG/McLaren-Mercedes) 2011: Sebastian Vettel (GJER/Red Bull-Renault) 2010: […]

  • SHBA – Kerry i kërkon Kongresit përdorimin e forcës kundër ISIS-it

    UASHINGTON – Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry i bëri presion sot Kongresit duke i kërkuar që të autorizojë zyrtarisht presidentin Barack Obama që të nisë luftën kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS).

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv