Arkiva

  • TIRANE, 3 mars /ATSH/. – Pas përfundimit të ndeshjeve te javes se 25-të në Serine A ne Itali, portali Goal.com ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës. Në ekipin më të mirë nuk ka zërë vend asnjë lojtar i Juventusit dhe Romës, të cilat u ndanë në barazim 1-1.
  • Hyseni kërkon nga Zvicra të ndihmojë në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol

    PRISHTINË, 3 Mars /ATSH/ -Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë. Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërshtetërore në të gjitha fushat, si dhe për bashkëpunimin mes policive të dy shteteve, në shkëmbimin e informacioneve për raste të ndryshme ku janë përfshirë […]

  • Panariti me përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë: Falenderim për solidaritetin me banorët e dëmtuar nga përmbytjet

    TIRANË, 3 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi një takim me biznesmenë vendas, përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë, të cilët u solidarizuan dhe u erdhën në ndihmë banorëve të dëmtuar nga përmbytjet e ndodhura në muajin shkurt. Ministri Panariti shprehu në emrin e tij si dhe […]

  • Ambasadori Cohen: Izraeli, projekte të mëdha në Shqipëri

    TIRANË, 3 Mars /ATSH/ -Ambasadori i Izraelit në Tiranë, z. David Cohen, i dha fund detyrës diplomatike në Shqipëri. Ai është ambasadori i parë rezident i Shtetit të Izraelit. Z.Cohen ka dhënë një kontribut të çmuar në intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ato politike midis Izraelit dhe Shqipërisë si dhe ka qenë një ndër faktorët thelbësorë […]

  • Sport – F1 – Fernando Alonso nuk do të garojë për Çmimin e Madh të Australisë

    TIRANE, 3 mars /ATSH-AFP/. – Piloti spanjoll Fernando Alonso, i aksidentuar ne fund te shkurtit gjate nje seance te provave te lira, nuk do te garoje per Çmimin e Madh te hapjes ne Australi ne mesin e marsit, beri te ditur te marten skuderia e tij McLaren, qe do te aktivizoje ne vendin e tij danezin Kevin Magnussen. […]

  • Urdhëri i Maltës, i gatshëm të investojë 250 mln euro në Kosovë

    PRISHTINË, 3 Mars /ATSH/ – Ministri kosovar i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në një takim ministrin e Ekonomisë, së Urdhërit të Maltës, Ciro Barbato dhe atë të Punëve të Jashtme, Kastriot Bujupin. “Me këtë rast i konfirmuan ministrit Agani, se qeveria e Urdhërit të Maltës, është e gatshme të investojë […]

  • SOFT NEWS – Sa kandidime për Nobelin e Paqes për këtë vit? …276!

    OSLO, 3 mars /ATSH-DPA/ – Të paktën 276 kandidime janë bërë deri tani për këtë vit për fituesin e çmimit Nobel për Paqen, njoftoi sot Komiteti Norvegjez i Nobelit (NNC). ”Jemi në një numër rekord”, tha Olav Njolstad, sekretari i NNC-së. Papa Françesku, mjeku kongolez, Denis Mukwege, ish-punonjësi i Agjencisë amerikane të Sigurisë Kombëtare, Edward […]

  • Belgjika, në mbështetje të procesve integruese për Kosovën

    PRISHTINË, 3 Mars /ATSH/ -Ministri për Integrim Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku ka zhvilluar sot në Prishtinë një drekë pune me Sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken. Në këtë takim u diskutuan aspekte të bashkepunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve me fokus në zhvillimet të cilat ndërlidhen me […]

  • Angli, policia gjen pjesë trupi, mund
    të jenë të minorenes se zhduku

    Vazhdojnë hetimet e policisë lidhur me Becky Watts, 16-vjecaren nga Bristol, Angli, që u zhduk papritur nga shtëpia më 19 shkurt.

  • Rusi, varroset Boris Nemtsov
    mijëra persona pjesë e kortezhit

    Mijëra persona morën pjesë në ceremoninë e funeralit dhe varrimit të opozitarit rus Boris Nemstov, kritikuesin e Kremlinit, i cili u vra me 4 plumba ditën e premte. Qytetarë të shumtë mbushën rrugët e Moskës në nderim të Nemtsov ndërsa e përcollën drejt banesës së fundit, me lule e qirinj në duar. 
    Kam frikë se Putini do më vrasë: Rrëfimi i Nemstov para vdekjes

  • Elbasan-Koka: 2.3 milionë dollarë për mbrojtjen e pyjeve me pisha

    ELBASAN , 3 Mars / ATSH-Miranda Sadiku- Ministri i Mjedisit Lefter Koka është ndalur sot në komunën e Labinot Mal, Elbasan, në kuadër të procesit për luftimin e proçesionares, një insekt që dëmton pyjet me pisha. Nga kjo komunë e njohur për pyjet me pisha, ministri Koka deklaroi se “ me një fond prej 2.3 milionë […]

  • “Transballkanikja”- Rama: Një rrugë model për një qytet të rëndësishëm mesdhetar dhe turistik

    Vlorë, 3 Mars/ATSH-Harilla Koçi/.-Kryeministri Edi Rama, ndoqi të martën nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e rrugës që lidh autostradën Levan-Vlorë me segmentin “Transballkanikja”. Në një deklaratë për median ai u ndal tek investimet që do të realizohen nga Qeveria në këtë qytet, duke u fokusuar tek  “Shetitorja” përgjatë vijës bregdetare dhe rruga […]

  • Vlorë-Rama dhe Veliaj shpërndajnë pensionet e para sipas skemës së re

    VLORË, 3 Mars /ATSH-Z.Tosku/-Në qytetin e Vlorës janë shpërndarë pensionet e para sipas skemës së re e cila ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti. Të pranishëm në shpërndarjen e pensioneve ishin edhe Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj si dhe Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho Gjatë […]

  • Francken: Belgjika mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

      PRISHTINË, 3 Mars/ATSH/.- Belgjika është vendi i parë që ka pranuar Kosovën si vend të pavarur dhe do të qëndrojë në mbështetje të Kosovës gjatë gjithë kohës pavarësisht çfarë probleme do të ketë, tha sot në Prishtinë sekretari i Shtetit për Azil dhe Migrim i Belgjikës, Theo Francken pas takimit me ministrin e Punëve […]

  • Shqipëri-Kosovë, propozohet realizimi i një zyre të përbashkët doganore

    TIRANË, 3 Mars/ATSH/- Ministria e Financave të Shqipërisë dhe Ministria e Financave të Kosovës ranë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe, e cila ofron hapjen e një zyre të përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani priti në një takim pune homologun e tij kosovar, Abdullah Hoti. Takimi është përqendruar në diskutimin e hollësishëm […]

  • BRUKSEL – BERZH investime në Greqi deri në 2020 për të ndihmuar rritjen ekonomike

    BRUKSEL, 3 mars /ATSH-AFP/ – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ndërmarrë një program investimesh në Greqi duke iu përgjigjur një kërkese të autoriteteve të vendit për t’i ndihmuar në rritjen ekonomike, njoftoi ajo sot. Aksionerët e këtij institucioni që ndodhet në Londër dhe me seli në 64 vende dhe dy organizata […]

  • Novoselë- Rama, në banesën e re të familjes Gjini

    VLORË, 3 Mars/ATSH-Harilla Koçi/ -Kryeministri Edi Rama ishte të martën në banesën e re të familjes së Marko Gjinit në komunën e Novoselës (Vlorë), e cila u ndërtua me kontribute të komunitetit të biznesit, pas përmbytjeve të pak javëve më parë në këtë zonë. Gjatë vizitës së tij, Kryeministri Rama i dorëzoi çelësin e banesës […]

  • Tahiri: Shqipëria më e sigurt me angazhimin e gjithë shoqërisë

    TIRANË, 3 Mars /ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka qenë sot i pranishëm në qytetin e Durrësit, ku nxënës të shkollave të mesme të qytetit, u ftuan të ndiqnin një film që përçon mesazhe sensibilizuese, për zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe për të rritur sigurinë rrugore. Drejtoria e Policisë së Durrësit e […]

  • Kosovë, mbështetje investimeve prej 410 milionë euro për Brezovicën

      PRISHTINË, 3 Mars /ATSH/.-Ambasadorja amerikane dhe franceze në Kosovë i kanë dhënë mbështetje investimeve prej 410 milionë euro për Brezovicën. Në Shtërpcë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal sot ishin prezentë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, ajo franceze Maryse Daviet, si dhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Branisllav Nikolic. Sipas […]

  • Çështja “Doshi”, Basha: Kryeprokurori të hetojë me përgjegjësi

    TIRANË, 3 Mars/ATSH-Anila Struga/.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi sot Prokurorit të Përgjithshëm, që me përgjegjësi historike, të hetojë rreth akuzave të ngritura nga deputeti Tom Doshi. “Prokurori i Përgjithshëm është sot para një përgjegjësie historike për t’i shërbyer vendit dhe Kushtetutës. Ne e inkurajojmë për një hetim të plotë e të […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv