Arkiva

  • TIRANË, 10 Nëntor/ATSH/ -Ministria e Mjedisit organizoi ditën e sotme një takim konsultativ me donatorët e sektorit të mjedisit. Takimi u zhvillua në kuadër të krijimit të Single Sector Project Pipelines (Rrjetit të Projekteve në Sektorin e Mjedisit), për Vlerësimin Strategjik për projektet më të rëndësishme të investimeve që do të financohen gjatë periudhës afatmesme. […]
  • Schauble: Evropianët të presin më shumë refugjatë për të patur rritje ekonomike

    BRUKSEL, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble këshilloi kolegët evropianë të presin më shumë refugjatë në rastet kur kanë probleme me rritjen ekonomike. “Kam këshilluar kolegët e mi, nëse keni probleme me rritjen ekonomike, thjesht merrni më shumë refugjatë”, deklaroi Schauble, gjatë një konference për shtyp në Bruksel, në kuadër të […]

  • Presidenti Iohannis emëron Dacian Ciolos në postin e kryeministrit

    BUKURESHT, 10 nëntor /ATSH-AGERPRES/ – Presidenti rumun, Klaus Iohannis njoftoi se, pas raundit të dytë të bisedimeve me partitë politike, kishte emëruar Dacian Ciolos në postin e kryeministrit. ”Emëroj Dacian Ciolos në postin e kryeministrit”, deklaroi Iohannis. Dacian Ciolos ka qenë komisioneri për Bujqësinë i Bashkimit Evropian. Kryeministri i mëparshëm i qeverisë rumune, Victor Ponta […]

  • Bushati: Progres-raporti njeh përpjekjet e qeverisë në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe

    TIRANË 10 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur sot se progres raporti i Komisonit Evropian ka njohur përpjekjet dhe vullnetin politik të qeverisë shqiptare në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe dhe qëndrueshmërinë e reformave të lidhura me to. “Raporti i Komisionit Evropian është dokumenti më i rëndësishëm i “dosjes së […]

  • Merkel: Besoj në një marrëveshje me Londrën për mënjanimin e daljes nga BE-ja

    BERLIN, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se kishte besim për arritjen e një marrëveshjeje të arsyeshme me Londrën për të evituar një dalje të mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pas paraqitjes së listës me kërkesa nga kryeministri britanik, David Cameron. “Ka kërkesa të vështira, të tjera […]

  • Buxheti – Veliaj: Njësia 9, rihabilitim dhe ngrohje për tetë shkolla, dy kopshte dhe dy çerdhe

    TIRANË, 10 Nëntor /ATSH/ – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se pjesëmarrja e qytetarëve për buxhetin e bashkisë së kryeqytetit është mënyra më demokratike për të bërë punë në Tiranë Veliaj në një status në rrjetin socail në Facebook, pohon se i gjithë ekipi është në terren për buxhetin e bashkisë […]

  • PORTUGALI – E majta rrëzon qeverinë e pakicës së djathtë

    LISBONË, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – E majta e bashkuar portugeze, në maxhorancë në parlament, votoi sot një mocion që refuzonte programin e qeverisë së djathtë, duke provokuar rrëzimin e saj, 11 ditë pas marrjes së pushtetit. E forcuar me një aleancë të paprecedentë me të majtën antiliberale, Partia Socialiste shpreson të formojë qeverinë e ardhshme për t’i […]

  • MM: Kontrata për Vëzhgimin e Hapësirës Detare, në përputhje me të gjithë ligjet e vendit

    TIRANË 10 Nëntor/ATSH/ -Ministria e Mbrojtjes, me anë të një deklarate për shtyp ka theksuar sot se, kontrata për Vëzhgimin e Hapësirës Detare është në përputhje me të gjithë ligjet e vendit dhe në përputhje të plotë me detyrimet që na rrjedhin nga NATO. “Në mars të vitit 2008, Njësia e zbatimit të Projektit për […]

  • Konferenca Rama-Vlahutin

  • Historia e 'Doktorit Eremit', zgjedh
    të jetojë në pyje për 2 dekada

    Kjo është historia që duket sikur vjen nga një epokë tjetër, e mjekut spanjoll që ka zgjedhur jetën e eremitit. Një divorc nga shoqëria e qytetëruar, e cila njëkohësisht tremb dhe krijon njëfarë tërheqje. Por mbi të gjitha të bën të reflektosh.

  • Uashingtoni dhe Havana bisedime për luftën kundër trafiqeve dhe terrorizmit

    UASHINGTON, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja dhe Kuba, ish-armiq të luftës së ftohtë që kanë rifilluar këtë verë marrëdhëniet diplomatike, zhvilluan dje një dialog mbi luftën kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe trafikut të qënieve njerëzore, njëftoi diplomacia amerikane. “Dy qeveritë u takuan në departamentin amerikan të Shtetit për takimet e para që i hapin […]

  • AAB: Sistemi bankar po performon rritje të konsolidua

    TIRANE, 10 Nëntor /ATSH/- Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikoi sot të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e tretë të vitit 2015 si dhe të dhënat e agreguara mbi sistemin për muajin shtator 2015, sipas të cilave totali i aktiveve të bankave tregtare arriti në rreth 1,325 miliardë lekë në fund […]

  • Obama përshëndet popullin turk për zgjedhjet

    UASHINGTON, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama i telefonoi dje homologut turk, Recep Tayyip Erdogan për të përshëndetur popullin turk, një javë pas zjedhjeve të fituara nga partia presidenciale. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdogan siguroi më 1 nëntor maxhorancën absolute në Parlamentin turk, që e kishte humbur në muajin qershor. […]

  • “VIZart International Watercolor” – Bienalja e akuarelit që do të ngjyrosi kryeqytetin

    TIRANË, 10 Nëntor / ATSH -Klajdi Musabelliu / – Magjia e artit figurativ, shkencës që merret me zhvillimin historik të arteve pamore si arkitektura, piktura, skulptura, grafika dhe arti aplikativ, do të sjellë në Tiranë në datat 21 dhe 25 nëntor mbi 165 artistë nga më shumë se 50 vende të botës  të cilët do […]

  • Parandalimi i përmbytjeve- Fier, intesifikohet puna për pastrimin e Gjanicës

    FIER, 10 Nëntor/ATSH/.- Bashkia e Fierit ka intesifikuar punën për pastrimin e lumit Gjanica, për të eleminuar sa më parë rrezikun e përmbytjeve në rast reshjesh. Bashkia Fier informon se ka dyfishuar mjetet që punojnë përgjatë lumit, ndërsa deri tani ka përfunduar pastrimi e zgjerimi i shtratit të lumit dhe sistemimi i shpateve të tij […]

  • Rusia - Falimentojnë katër banka për shkak të rënies ekonomike

    MOSKË, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Autoritetet financiare ruse mbyllën sot katër banka që ishin dobësuar dhe që i shtohen më shumë se 60 bankava të falimentuara këtë vit, për shkak të recesionit ekonomik. Në disa komunikime Banka Qëndrore shpall heqjen e liçencës bankar për RSB 24, banka e 124-t ruse për nga aksionet në 750 […]

  • Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Reuven Rivlin

    TIRANE, 10 Nëntor/ATSH/- Ambasadori i Shqipërisë në Izrael Bardhyl Canaj, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin. Pas ceremonisë zyrtare, Presidenti dhe Ambasadori zhvilluan një takim, ku u vlerësuan kontributi dhe sakrificat e popullit shqiptar për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai nënvizoi shembullin unik të shoqërisë shqiptare […]

  • BE-ja kritikon Turqinë për shtetin e së drejtës dhe lirinë e fjalës

    BRUKSEL, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian dënoi sot një tendencë negative për shtetin e së drejtës në Turqi dhe përkeqësime serioze për lirinë e fjalës, në një raport vjetor për progreset e këtij vendi drejt një anëtarësimi në BE. “Ky raport nënvizon tendencën e përgjithshme negative për respektimin e shtetit të së drejtës dhe […]

  • “Këndvështrime të reja mbi artin pamor në Shqipëri”, tema e cikleve të seminareve të GKA-së

    TIRANË, 10 Nëntor / ATSH- Klajdi Musabelliu / – “Këndvështrime të reja mbi artin pamor në Shqipëri” titullohet cikli i seminareve artistike që Galeria Kombëtare e Arteve do do të mbajë përgjatë 4 datave,  13 nëntor(ora 12:00), 19 nëntor (ora 15:30), 26 nëntor dhe 3 dhjetor ora 15:30 në ambientet e Bibliotekës së GKA-së. Dhe […]

  • Elbasan, kontrolle të rrepta ndaj dëmtuesve të pyjeve

    TIRANË,10 Nëntor /ATSH/ – Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Elbasanit, vazhdon kontrollin në zonën e Rrajcë për të ndaluar këdo që dëmton pyjet në mënyrë të pa ligjshme si dhe gjahtarët e fshehtë që shkelin moratoriumin ndaj gjuetisë së kafshëve dhe shpendëve. Ku kontroll ushtrohet në bashkëpunim me forcat e Policisë së […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv