Arkiva
-
Ekstremistët islamikë të ISIS kanë depërtuar në zemër të Libisë duke arritur deri në Sirte, një qytet 200 milje larg Italisë. Ministri i jashtëm italian, Paolo Gentilioni ka bërë të ditur se situata e sigurisë po përkeqësohet duke paralamjmëruar se nëse ndërmjetësimi aktual i OKB-së dështon, ata janë të gatshëm të ndërhyjnë në kuadër të sigurisë ndërkombëtare. 14 Shkurt 2015, 11:51
-
Ukrainë, Poroshenko: Marrëveshja
14 Shkurt 2015, 10:56
në rrezik, OKB mbledhje urgjentePresidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka lajmëruar se marrëveshja e paqes për të cilën u ra dakord të enjten në Minsk të Bjellorusisë është në ‘rrezik të madh’, pas luftimeve të ashpra që po zhvillohen pikërisht në prag të armëpushimit që hyn në fuqi në orën 12:00 të mbrëmjes së sotme.
VIDEO -
Sport – Bayern Munich- Ribery pritet të jetë titullar të shtunën ndaj Hamburgut
14 Shkurt 2015, 10:42TIRANË, 14 shkurt /ATSH-AFP/. – Pas rikthimit ne stervitje ne fillim te kesaj jave, Franck Ribéry, ashtu si dhe Rafinha, pritet te jete titullar ne rikthimin e tij ne 2015, te shtunen ndaj Hamburgut, beri te ditur trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola. “Franck dhe Rafinha jane stervitur normalisht dhe jane kandidate per nje vend ne formacion”, deklaroi Guardiola, i […]
-
Kosovë- 45 vjet Universiteti i Prishtinës
14 Shkurt 2015, 10:42PRISHTINË, 14 Shkurt /ATSH-B. Jashari/.-Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënon 45 vjetorin e themelimit të vlerësuar si ngjarje historike për popullin e Kosovës, por edhe për gjithe kombin shqiptar. Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit […]
-
Durres- 16 kroçera me 5692 turistë në 2014, këtë vit më shumë anije turistike
14 Shkurt 2015, 10:40DURRES, 14 shkurt /ATSH- G. Kabashi/. – 16 kroçera me 5692 turistë të huaj gjithsej kanë vizituar portin e Durrësit gjatë vitit 2014, ndërsa pritet që gjatë këtij viti numri i udhëtarëve me aniejt e mëdha turistike të jetë më i lartë. Nga të dhënat e deritanishme, vetëm një nga agjencitë e specializuara ka programuar […]
-
Kryeministri Rama: Ridënimi i Visar Zhitit, poet i rrallë, i burgosur politik i diktaturës
14 Shkurt 2015, 10:40TIRANË,14 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje presidentit Nishani të mos ridënojë poetin e burgosur politik Visar Zhiti, pasi propozimi i tij për ambassador është në tavolinën e institucionit të Presidencës së Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook, mëngjesin e sotëm e nis komentin e […]
-
Sport – Dortmund- Nuk bëhet fjalë për shkarkimin e trajnerit Jurgen Klopp
14 Shkurt 2015, 10:40TIRANË, 14 shkurt /ATSH/. – Borussia Dortmund po kalon nëpër një periudhë të vështirë në Bundesligë, ku eshte në zonën e rrezikshme te klasifikimit, duke luftuar për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman. Pavarësisht kësaj situate, trajneri Jurgen Klopp nuk rrezikon të shkarkohet. Këtë e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Borusia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i cili ka […]
-
UKRAINË – Separatistët: Respektojmë armëpushimin, reagim në rast shkeljeje
14 Shkurt 2015, 10:40MOSKË, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Separatistët prorusë në lindje të Ukrainës konfirmuan se do të respektonin armëpushimin, që fillon sonte në mesnatë, sipas marrëveshjes në Minsk, por do të reagonin në rast se ai do të shkelej. “Aktualisht, bazohemi në atë çfarë u firmos në Minsk. Megjithatë, në rast se marrëveshja nuk respektohet, do të […]
-
ATHINË – Lafazanis: Qeveria greke mbështet ndërtimin e gazsjellësit TAP
14 Shkurt 2015, 09:34ATHINË, 14 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ – Mbështetjen e qeverisë greke në ndërtimin e gazsjellësve TAP dhe IGB (Greqi-Bullgari) ka shprehur ministri grek i Rindërtimit Produktiv, Mjedisit dhe Energjisë, Panajotis Lafazanis, gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan, ndërsa në një sërë kontaktesh shtroi çështjen e përfitimeve kompensuese nga gazsjellësi TAP, ndaj të cilave përfaqësuesi i kompanisë BP […]
-
BERZHt mbështet sipërmarrjen e grave në biznes, në vendet e Ballkanit
14 Shkurt 2015, 09:34TIRANE, 14 Shkurt /ATSH/- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke siguruar financime me Bankat tregtare në vendet e Ballkanit, për të mbështetur gratë në sipërmarrje, sipas një njoftimi për shtyp nga BERZH. Fondet do të jenë kredi e butë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të menaxhuara nga gratë në vendet […]
-
ISIS sulm bazës amerikane
14 Shkurt 2015, 09:29
në Irak, vriten 8 personaZyrtarët irakianë thonë se grupi Shteti Islamik, sulmoi, por dështoi në përpjekjen për të hynte në një bazë ushtarake amerikane në provincën Anbar të Irakut. Baza amerikane Ain al Assad ndodhet 35 kilometra në veriperëndim të Ramadait, kryeqyteti i provincës Anbar. Në bazë ndodhen 300 trupa amerikane, misioni i të cilave është të stërvisin luftëtarë irakianë.
-
Francë, arrestohen 6 persona për
14 Shkurt 2015, 08:55
terrorizëm, rekrutuan XhihadistëGjashtë persona me origjinë çeçene në Francë janë duke u përballur me akuza për terrorizëm nën dyshimet se kanë rekrutuar ushtarë xhihadistë për në Siri. Këtë e bëri të ditur zyra e prokurorisë në Paris.
-
Sardenjë, nëna hidhet në det me
13 Shkurt 2015, 22:54
dy fëmijët, vdes vajza 3-vjeçareNjë 36-vjeçare nga Nuoro, në Sardenja është hedhur në det me dy fëmijët e vegjël, një djalë 4 vjeç dhe një vajzë 3 vjeçe. Vajza ka ndërruar jetën në helikopter gjatë transportimit për në spitalin San Francesco di Nuoro.
-
Fotolajm/Kur je pak metra
13 Shkurt 2015, 22:32
larg asaj që mund të të vristeNdërsa në Ukrainën lindore vijojnë luftimet mes forcave pro-ruse dhe forcave ushtarake një predhë që ka rënë në shëtitore në Donjetsk shikohet me habi nga ata pak kalimtarë të rastit që kanë guxim t’i afrohen.
-
Policia e Shetit arreston dy të rinj për gjobëvënie me dhunë
13 Shkurt 2015, 22:24TIRANË, 13 Shkurt / ATSH – Një tjetër operacion i suksesshëm është realizuar së fundmi nga Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit bëri të ditur sontegatë operacionit të koduar “Shtrëngimi” i zhvilluar nga Sektori për Krimet Kompjuterike në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë […]
-
MEI: PD kundër çdo gjëje që propozohet nga qeveria
13 Shkurt 2015, 21:31TIRANË, 13 Shkurt / ATSH /–Pas deklaratave të Partisë Demokratike se vendosja e matësve inteligjentë është kosto për qytetarët, reagoi Ministria e Energjetikës dhe Industrisë, e cila shprehet se mjafton që qeveria të prezantojë një nismë dhe PD është kundër. “Partia Demokratike është kundër çdo gjëje. Për opozitën nuk ka rëndësi nëse idetë e qeverisë […]
-
Arrestohen tre ish-zyrtarë të Drejtorisë së Prokurimeve
13 Shkurt 2015, 21:31TIRANË, 13 shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Tre ish-zyrtarë të Drejtorisë së Prokurorimeve Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë janë ndaluar ditën e sotme nga policia pas urdhër-ndalimeve të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila i akuzon ata për falsifikim për qëllim përfitimi. Sipas njoftimit për shtyp, të ndaluarit janë Kol Kukaj, ish-shef i Sektorit të Prokurimeve, Agim Hysko, […]
-
HISTORI – Arkivat e Jusupovit, një prej vrasësve të Rasputinit, rikthehen në Rusi
13 Shkurt 2015, 21:31SHËN-PETERSBURG, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Arkivat e princave Jusupov, mes të cilëve një prej më të njohurve mori pjesë në vrasjen e Rasputinit, i preferuari i familjes perandorake ruse, u dërguan sot zyrtarisht në Rusi, pasi ishin blerë në ankand në Paris nga një miliarder rus. Pas kësaj blerjeje në nëntor të vitit 2014, miliarderi […]
-
Birra Puka përzgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në Çeki
13 Shkurt 2015, 21:31TIRANE, 13 Shkurt /ATSH-Almarina Gegvataj/- Birra Puka është përzgjedhur për të përfaqësuar për herë të parë Shqipërinë në edicionin e 25 të Festivalit Ndërkombëtar të Birrës në Çeki. Aktiviteti zhvillohet në datat 16 deri më 21 shkurt në Tabor, Pragë, ku Birra Puka përfaqësohet nga Xhimi Begeja, Kryetarë i Shoqatës Dajti Alpino -Turistik dhe teknologu […]
-
‘Shpërthimi i Qenit’ – Metropol Teatër fton “Valentinët” dhe “Faustinët” në shfaqje
13 Shkurt 2015, 21:31TIRANË, 13 Shkurt / ATSH – Nëse dëshironi ta mbushni me të qeshura ‘Shën Valentinin’ apo edhe “Shën Faustinin” (festën e baqerëve), këtë mund ta arrini vetëm duke ndjekur shfaqjen e titulluar “Shpërthimi i Qenit”, e cila do të vihet në skenën e Teatrit të Metropolit, në datat 14 dhe 15 shkurt, ora 19:00. Komedia […]
