Arkiva

  • TIRANE, 12 shkurt /ATSH/. – Herbert Fandel, shefi i sektorit te gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, ka paralajmëruar trajnerin e Bayern Munich, Pep Guardiola, që te ndryshoje sjelljet ndaj gjyqtareve. Sipas tij, Pep Guardiola ka acaruar kohet e fundit gjyqtarët e ndeshjeve. Tekniku spanjoll gjatë ndeshjes ndaj Schalke 04, shkoi me vrap tek […]
  • Mustafa- Yee: Fuqizim i mëtejshëm i partneritetit mes SHBA-së dhe Kosovës

    -Kryeministri Isa Mustafa priti zëvendës ndihmëssekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee- PRISHTINË, 12 Shkurt /ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmëssekretari amerikan i shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee gjatë një takimi të zhvilluar sot u shprehën për fuqizimin e mëtejshëm të partneritetit mes SHBA-së dhe Kosovës. Njoftimi i dërguar nga […]

  • Sport – FIFA: Shqipëria humbet pesë pozicione në klasifikim

    TIRANE, 12 shkurt /ATSH/. – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur pesë pozicione në renditjen më të fundit të FIFA-s. Kuqezinjtë tani zënë vendin e 63-te. Nderkohe, Gjermania vazhdon të jetë e para, e ndjekur nga Argjentina. Kolumbia është e treta para Belgjikës, Holandës, Brazilit dhe Portugalisë. Franca ka rënë me nje pozicion dhe tani […]

  • Rritja e standardeve në shërbim të qytetarëve, kryefjalë e takimit Didi-Lang

    TIRANË, 12 Shkurt/Arbi Fortuzi/-. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, priti sot në një takim një delegacion të Policisë Fedarale Austriake, të kryesuar nga Drejtori i Zyrës Federale për Krimet, Franz Lang, ku në qendër të vëmendjes ishte rritja e standardeve në shërbim të qytetarëve. Sipas njoftimit të Policisë, ne takimin e […]

  • Paloka: Mazhoranca kërkon burg për qytetarët dhe deputetët e opozitës

      TIRANË, 12 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryetari i grupit parlamentar te Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me akuzat e tij ndaj opozitës dhe akuzat për shpifje, duke e akuzuar atë se kërcënon qytetarët me burg, madje dhe deputetët e opozitës. Paloka duke folur ne Kuvend, u shpreh se “kryeministri tha këtu […]

  • ‘Xhungël’ e zgjuar nga Andis Gjoni në Manhattan

     Tiranë, 12 Shkurt ATSH-Flora Nikolla/.- “Efekti është i menjëhershëm. Një barrakë në pyll me binarë që zgjaten në kënde agresive në një sfond të tejdukshëm të pikturuar në mënyrë abstrakte” “shkruan Korbin Uent , kritik amerikan teatri, për dramën “Sy për Konsuelën” me  skenografi  të  Andis Gjoni, artist shqiptaro-amerikan  me banim në Nju Jork, nje […]

  • Deutsche Telekom ofron matësit inteligjentë të energjisë elektrike

    TIRANE, 12 Shkurt/ATSH/- Gjermania do të marrë në dorë matjen dhe faturimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Projekti i Deutsche Telekom për vendosjen e matësve inteligjentë u be i ditur dje  nga Kryeministri Edi Rama, në takimin e organizuar nga OSHEE “Rimëkëmbja energjetike”.  Deutsche Telekom, një nga grupet më të mëdha botërore, nëpërmjet grupit të vet […]

  • BRUKSEL – Bllokohen metroja, autobusët dhe trenat përreth zonës së samitit të BE-së

    BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Masa të sigurisë së përforcuar për samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel janë marrë sot në kryeqytetin belg pas alarmit terrorist të lëshuar një muaj më parë pas kërcënimeve për atentate terroriste xhihadiste. Në ndryshim nga samitet e tjerë, u mbyll plotësisht për të gjithë ditën e sotme metroja si […]

  • Sport – FIFA – Gjermania vazhdon të dominojë klasifikimin

    TIRANE, 12 shkurt /ATSH-AFP/. – Gjermania vazhdon te dominoje klasifikimin e FIFA-s, duke qendruar ne vendin e pare edhe ne muajin janar, ndersa Franca, pa luajtur, ka humbur nje pozicion (8), duke zbritur pas Portugalise, beri te ditur FIFA te enjten. Gjermania, kampione e botes, qendron ne krye, para Argjentines dhe Kolumbise. Uruguaji qendron pas Frances ne […]

  • Sport – Real Madrid – Trajneri Ancelotti i del në mbrojtje Ronaldos

    TIRANE, 12 shkurt /ATSH/. – Trajneri Ancelotti i ka dale ne mbrojtje Ronaldos, duke u shprehur se ai është lideri i Real Madridit. Carlo Ancelotti e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, edhe pse gjate koheve te fundit ai po kritikohet për paraqitje të dobët. Cristiano Ronaldos viti 2015 nuk po i shkon mbarë. Ai ka realizuar […]

  • Qytetarët mund të paguajnë përmes celularit faturën e energjisë elektrike me aplikacionin EasyPay

    TIRANE, 12 Shkurt/ATSH/- Që sot qytetarët do të mund të paguajnë përmes celularit faturën e energjisë elektrike përmes aplikacionit EasyPay që ofron shërbime të shumta për të gjithë përdoruesit e saj. Çdokush që instalon aplikacionin dhe regjistrohet në EasyPay mund të paguajë tashmë edhe faturat e energjisë elektrike përvecse gjobave të policisë dhe faturave të […]

  • Rama: Opozita s’ka projekt, s’ka ide as lidership, pozicionohet në anën e krimit

      TIRANË,12 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit opozitën si të pozicionuar në anën e krimit. “Opozita në vend qe të sulmojë krimin dhe aktet terroriste, sulmon ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit”, tha Rama. Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se “Ciletdo qofshin urdhëruesit […]

  • Veliaj: Procesi i shpërndarjes së ndihmave , transparent

    TIRANË, 12 shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në seancën plenare të ditës së sotme ka reaguar ndaj akuzave per ndihmat  që qeveria shpërndau për ti ardhur në ndhmë familjeve në nevojë. “Ju shpallët gjëndjen e jashtzakonshme, deklaruat që do të dëmshpërblenit familjet e përmbytura me 35 milion dollarë dhe asgjë nuk dëmshpërblyet”, […]

  • Të rinjtë dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë

    TIRANË, 12 shkurt/ATSH-Z.Tosku/- Në selinë e Partisë Socialiste është organizuar sot dhurimi vullnetar i gjakut për fëmijët që vuajnë nga talasemia. Koordinatorja për dhurimin e gjakut vullnetar, Xhulieta Muçollari u shpreh për ATSH-në se “të rinjtë e Partisë Socialiste, por jo vetëm ata, kanë tre vjet që dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare. Vitin e kaluar […]

  • UKRAINË – Të paktën 50 tanke ruse futen në lindje të Ukrainës

    KIEV, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Të paktën 50 tanke dhe pajisje të rënda ushtarake u futën në territorin ukrainas nga Rusia gjatë natës së djeshme, në ndërkohë të samitit të paqes në Minsk, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak ukrainas. “Të paktën 50 tanke, 40 raketalëshues shumëpërdorimësh tip ‘Grad’, ‘Uragan’ dhe ‘Smertch’ kaluan kufirin ruso-ukrainas, në […]

  • Hoyt Yee vlerëson rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

      -Presidentja Jahjaga priti zëvendës ndihmëssekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee PRISHTINË, 12 Shkurt /ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë në kuadër të […]

  • Tiranë – Një çantë me kuti bosh krijon panik, policia rrethoi zonën për rreth një orë

    TIRANE, 12 Shkurt/ATSH/-  Një pako e dyshimtë pranë Poliklinikës numër 9 në “Rrugën e Kavajës”, në zonën e 21 dhjetorit, krijoi panik tek qytetarët ndërsa dyshohej se mund të bëhej fjalë për lëndë eksplozive. Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për pakon e dyshimtë, ndërsa menjëherë u bllokua i gjithë qarkullimi për në qendër. Pakoja […]

  • Ristani: Rendi dhe siguria në vend është e dobët

    TIRANE 12 Shkurt /ATSH/- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku shpërthyen dy lëndë eksplozivi, tha se, “gjendja e sigurisë dhe rendit në vend është e dobët dhe e kërcënuar nga ngjarje të tilla”. “Shqipëria po mbytet në kokainë dhe kokaina […]

  • IOM ndihmon Kosovën për kthimin e azilkërkuesve

    PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) do të ndihmojë institucionet e Kosovës në procesin e kthimit nga vendet e Bashkimit Evropian të azilkërkuesve nga Kosova. Këtë e ka bërë të ditur shefi i misionit të kësaj Organizate, Jorge Baca Vaughan duke shtuar se kjo do të arrihet përmes programeve të ndryshme që kanë të […]

  • ?‘Islamic Relief Kosova’ ndihmon familjet e varfra në Mitrovicë

    PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, janë takuar të enjten me krerët komunalë të Mitrovicës, me të cilët kanë biseduar për mundësinë që t’u ofrohet ndihmë familjeve nevojtare në këtë komunë, me theks të veçantë fëmijëve jetimë. Zyrtarja e mirëqenies së fëmijëve në kuadër të Islamik Relief Kosova, Fatma Zatriq, ka bërë të […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv