Arkiva

  • TIRANË, 12 Shkurt / ATSH / – Në zonat e përmbytura, banorët kanë filluar të rikthehen në banesat e tyre. Edhe në  Darëzezë të Fierit, një nga fshatrat  më të prekur nga  përmbytjet, banorët janë rikthyer në  banesat e tyre. Hapja e kohës ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës. Qendra e fshatit që deri […]
  • Mustafa: Marrëveshja në Bruksel Prishtinë-Beograd ruan sistemin unik të drejtësisë në Kosovë

      PRISHTINË, 12 Shkurt /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot në mbledhjen e qeverisë, para rapotimit në seancën plenare të Kuvendit, e cila po vazhdon, ka njohur kabinetin qeveritar me dialogun e ndërmjetësuar nga BE në Bruksel dhe nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësinë në orët e para të së martës me kryeministrin serb, Aleksandar […]

  • BRUKSEL – Hollande: Minsku nuk garanton një sukses afatgjatë, orët e ardhshme vendimtare

    BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Marrëveshja e Minskut nuk garanton një sukses afatgjatë në Ukrainë, konfirmoi sot presidenti francez, François Hollande duke shtuar se orët e ardhshme do të ishin vendimtare. “Kjo nënkupton që ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilent, të ushtrojmë presion dhe të vazhdojmë lëvizjen që kemi ndërmarrë”, shtoi Hollande pas rikthimit […]

  • Komuna Gjepalaj në Durrës i jep titullin “Qytetar Nderi” Ambasadorit të Kuvajtit, Al-Bade

    TIRANE, 12 Shkurt/ATSH/-Komuna Gjepalaj në Qarkun e Durrësit nderoi Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipër, Najeeb A. Al-Bader me titullin “Qytetar Nderi” i Komunës Gjepalaj, në shenjë falenderimi për kontributet e tij konstruktive. Ambasadori Al Bader mori titullin “Qytetar Nderi” gjatë ceremonisë së inaugurimit të shkollës “Kuvajt”  në Hardhishtë, Gjepalaj, në prani të Kryetarit […]

  • Këmbim valutor/ Leku fiton pikë ndaj dollarit

    TIRANE, 12 Shkurt /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten në mesditë Leku fitoj pikë ndaj dollarit amerikan dhe dobësoi pozitat ndaj euros. Sipas kursit zyrtar të publikuara nga Banka Qendrore, dollari u këmbye me 123.73 lekë ose me 0.28 lekë më pakë se një ditë më parë. Ndërsa euro ka vazhduar rritjen e […]

  • Ahmeti takim me ndërtuesit për thejshtim të procedurave

    PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, priti në takim përfaqësuesit e ndërmarrjeve ndërtimore. “Shoqata e ndërtimtarëve ka kërkuar një takim që të diskutojë për problemet me të cilat ballafaqohen ata gjatë punës që kanë në Komunën e Prishtinës. I kanë […]

  • ?Veliu i ofron përkrahje Burgut të Sigurisë së Lartë

    PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë në Gerdoc Rasim Selmani. Kryetari Veliu ka shprehur gatishmërinë që Komuna përmes institucioneve të bashkëpunojë dhe ofrojë ndihmë për Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. “Komuna është e gatshme të ofrojë përkrahje […]

  • ?Thaçi kërkon përkrahje të SHBA-së për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë

    PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Zëvendëskryeministri ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka pritur në takim pune zëvendës-asistentin e Sekretarit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentit e Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee, me të cilin ka biseduar për të arriturat e fundit në Kosovë, për prioritetet e qeverisë së re dhe për sfidat që e […]

  • AFGANISTAN – Pekini i gatshëm për rolin e ndërmjetësuesit mes talebanëve dhe Kabulit

    ISLAMABAD, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Kina u shpreh e gatshme të shërbejë si ndërmjetësuese mes talebanëve dhe Kabulit në Afganistan, pas tërheqjes së trupave luftarak të NATO-s nga vendi, theksoi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi. “Ne do të mbështesim qeverinë afgane në kërkim të paqes me disa parti politike duke përfshirë […]

  • Atelier Albania, konkurs ndërkombëtar për ishullin e Beratit

    TIRANE, 12 Shkurt/ATSH/-Atelier Albania, me kërkesën e Bashkisë së Beratit dhe e mandatuar nga Zyra e Kryeministrit nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit shpall , konkursin ndërkombëtar të ‘kërkimit nëpërmjet projektimit’ për të propozuar idenë e zhvillimit pejsazhistik të Ishullit të Osumit në Berat, si edhe për të gjetur mënyra për të qenë elastik dhe të […]

  • Abuzimet seksuale me fëmijët, ASHMDF: Abuzuesit të vihen para drejtësisë

    TIRANË, 12 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve denoncon ashpër të gjitha format e abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Në një deklaratë per median, duke marrë shkas nga rastet e bëra publike mbi abuzimin seksual ndaj fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka denoncuar ashpër të gjitha format […]

  • ‘Matësa inteligjentë’- Rama: Shpenzimet mbulohen nga kompania, privilegj për investimin gjerman

    TIRANE, 12 Shkurt/ATSH/- Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të enjten se do të nisë projekti pilot për vendosjen e 10 mijë matësave inteligjentë të konsumit të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Ky projekt, tha ai, që do të zbatohet nga kompania gjermane Deutsche Telekom do të shtrihet në të gjithë rajonin. Gjatë një […]

  • BJELLORUSI – Kievi dhe rebelët prorusë nënshkruajnë një plan për zbatimin e paqes

    MINSK, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Grupi i kontaktit i përbërë nga të dërguarit ukrainas, rus dhe përfaqësuesit e OSBE-së nënshkruan me rebelët një plan për zbatimin e paqes, njoftuan sot presidentët rus, ukrainas, francez dhe kancelarja gjermane. “Grupi i kontaktit nënshkroi dokumentin që kishim përgatitur me një tension të madh”, theksoi Petro Poroshenko në përfundim […]

  • Mblidhet Komiteti Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

    TIRANË,12 Shkurt /ATSH/ – U mblodh sot  për herë të parë për vitin 2015, Komiteti Ndërministror  për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, kryesuar nga zv/Ministrja e Mjedisit,  Oljana Ifti. Pjesëmarrës në këtë takim ishin zëvendësministrat e Ministrive të Linjës, donatorë të huaj që operojnë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, përfaqësues të shoqërisë civile. Në […]

  • Arrestohet personi që niste kosovarët në Hungari

    PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, sot me dt. 12.02.2015 në rajonin e Prishtinës, (në një […]

  • Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, shqetësim konstatimet në raportin vjetor të Reporterëve pa Kufij

      PRISHTINË, 12 Shkurt /ATSH/.- Shoqata e Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me konstatimet e evidentuara në raportin vjetor të Reporterëve pa Kufij, “Indeksi i Indeksi i Lirisë së Mediave në Botë 2015”. Kosova është renditur në vendin e 87-të, në listën prej 180 vendesh, duke shënuar përkeqësim nga viti 2014, kur ka qenë […]

  • “Tritoli”, Tahiri: Policia e bindur në luftën ndaj krimit, opozita aspak korrekte

    TIRANË, 12 Shkurt/Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri garantoi nga foltorja e kuvendit se Policia e Shtetit është në këmbë dhe do ta luftojë pa asnjë ndrojtje krimin e organizuar. Duke folur për ngjarjen e rëndë të ditës së martë, ministri Tahiri u shpreh se situata nuk është aspak e lehtë. “Gjendja […]

  • Beqaj: Çmimet e barnave 30% më të ulta

    TIRANË, 12 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend iu kundërpërgjigj ish minstrit të Shëndetësisë, Halim Kosova për uljen e çmimit të barnave. “Lidhur me çmimet e barnave, kjo është Shqipëria dhe këtu jetojmë. Të njëjtat barna në Shqipëri në vitin 2015 krahasuar me vitet e kaluara është […]

  • Shkodër – Koncert bamirësie për zonat e përmbytura në shkollën “Prenk Jakova”

    TIRANË, 12 Shkurt / ATSH/ – Në solidarizim te familjeve te përmbytura në Jug të vendit,  nxënësit e shkollës “Prenk Jakova”, punonjësit e Bashkisë Shkodër  dhe qytetarë shkodrane, nesër më 13 shkurt, do të jene pjesëmarrës në një koncert bamirësie në ambientet e shkollës artistike “Prenk Jakova/ Nga ky koncert do të grumbullohen ndihma humanitare […]

  • HOLANDË – Mads Nissen fiton konkursin botëror të fotografisë gazetareske

    AMSTERDAM, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Juria e konkursit World Press Photo bëri një deklaratë të qartë kundër persekutimit të homoseksualëve në Rusi duke përzgjedhur një fotografi të Mads Nissen si foton më të mirë në botë për vitin 2014.Nissen, një fotograf i së përditshmes daneze ”Politiken” fitoi çmimin me vlerë 10 000 euro për një […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv