Arkiva

  • Pjesëmarrja e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Mishel Obamës në homazhet për mbretin Abdullah ka shkaktuar polemika të shumta në Arabinë Saudite.
  • Sport – Shtrohet tapeti i stadiumit “Qemal Stafa”

    TIRANE, 28 janar /ATSH/. – Ka përfunduar shtrimi i plotë i pistës me tapetin e barit, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet. Java e kaluar ka qenë java e një pune intensive për të shtruar tapetin e ardhur nga jashtë, në fushën e stadiumit dhe ky proçes është mbyllur brenda afateve, bejne te ditur […]

  • Kosovë-Çollaku për “Der Standard”: Ne duam karrotat nga BE-ja

    PRISHTINË, 28 Janar /ATSH/.-Ministri kosovar i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, në një Intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave, MSA-në, migrimin ilegal dhe dialogun me Serbinë. Duke folur për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian, Çollaku ka theksuar se në takimin që ka patur me Komisionerin […]

  • Ekspertët: Pagesat elektronike nxisin aktivitetin ekonomik

    TIRANË, 28 Janar /ATSH/- Ekspertët bankar shprehen se, rritja e përdorimit të pagesave elektronike, do të sillte rritje të aktivitetit ekonomik dhe ulje të informalitetit. Ekspertët e pagesave mendojnë se rritja e përdorimit të këtyre instrumenteve të pagesave direkte sjell ulje të konsiderueshme të kostos së transaksioneve, me përfitime që mund të shkojnë disa pikë përqindje […]

  • Grupi Parlamentar i LDK: Vetëm dorëheqja e Shpend Ahmetit do ta shpëtonte Prishtinën

      PRISHTINË, 28 Janar /ATSH/.-Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokrarike të Kosovës në Prishtinë shpreh keqardhjen për dëmet e shkaktuara në pronën publike dhe private të kryeqytetit, të shkaktuara në protestat e dhunshme të organizuara nga Vetëvendosja, duke theksuar se vetëm dorëheqja e kryetarit Shprend Ahmeti do ta shpëtonte kryeqytetin. “Në këto protesta mori pjesë e […]

  • Fareed Zakaria: “Strategjia me katër pjesë e Perëndimit kundër Islamit radikal”

      28/Janar/WP/ Problemi është i thellë dhe strukturor (siç e kam shkruajtur disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në një ese me titull: “Përse na urrejnë?”). Bota arabe është sunduar prej dekadash nga diktatura shtypëse (shumica laike) të cilat shkaktuan lindjen e lëvizjeve opozitare ekstreme. Sa më shtypës të ishte regjimi, aq më […]

  • Biznesi- Thjeshtohen proçedurat për marrjen e autorizimeve të ndryshme

    TIRANË, 28 Janar /ATSH/- Komuniteti i biznesit do të ketë proçedurë më të thjeshtë për marrjen e autorizimeve të ndryshme. Ndryshimet ligjore që u diskutuan sot në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, do të  bëjnë të mundur që të kufizohen institucionet dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre të jepen nga Qëndra Kombëtare e Licencimit. […]

  • Kosovë- Abrashi: Askush nuk do t’i kërkojë Serbisë të heqë dorë nga diçka që nuk është e saj

    PRISHTINË, 28 Janar /ATSH/.- Askush nuk do t’i kërkojë Serbisë të heqë dorë nga diçka që nuk është e saj, tha sot zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Arban Abrashi, i cili ka reaguar ndaj deklaratës për Trepçën të drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç. “Duhet të theksojmë se askush nuk do t’i kërkojë […]

  • Zyrtare: Figo kandidat për president të FIFA-s

    Tiranë/28janar/ATSH/ Luis Figo ka bërë të ditur se do të kandidoj për president të FIFA-së Luis Figo, ish sulmuesi i Interit, Barcelonës dhe Real Madridit, i është bashkuar listës së kandidatëve që synojnë ta marrin dretimin e FIFA-së. Ish reprezentuesi portugez ka bërë të ditur që do ta sfidojnë Sepp Blatter në zgjedhjet për president […]

  • Menaxheri i Celsit, Mourinho, gjobitet pas kritikave për gjykimin dhe mediat

    TIRANE, 28 janar /ATSH-AFP/.- Portugezi Jose Mourinho, menaxher i Celsit, eshte gjobitur me afro  34.500 euro pas kritikave per gjykimin dhe mediat pas nje ndeshje te kampionatit te Anglise, beri te ditur te merkuren Federata Angleze e Futbollit (FA). Ne fund te ndeshjes ndaj Southampton (1-1) ne fund te dhjetorit, Mourinho u shpreh se ka nje fushate te shtypit kunder ekipit […]

  • Athina kërkon një “New Deal” panevropian për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike

    ATHINË, 28 janar /ATSH-AFP/ – Greqia shpreson për një “New Deal” që të ndihmojë Evropën në rimëkëmbjen ekonomike, njoftoi sot ministri i ri grek i Financave, Janis Varufakis. Qeveria e re e Aleksis Cipras, kryetari i së majtës radikale “Syriza” që fitoi legjislativet të dielën shpreson në një “New Deal” panevropiane për rimëkëmbje ekonomike, sipas Varufakis. […]

  • Tregu i këmbimit valutor / Bie dollari, rritet euro

    TIRANË, 28 Janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, sipas kursit  zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka fituar pikë ndaj dollarit, i cili pas një rritjeje tepër të lartë e ka filluar dhe po e vazhdon javën me rënie. Ndërsa ka humbur pikë kundrejt euros. Të mërkurën dollari amerikan ka […]

  • Ahmetaj: Eksportet e manifakturës, rritje spektakolare gjatë vitit 2014

    TIRANË, 28 Janar/ATSH/- Eksportet e manifakturës kanë pasur një rritje spektakolare prej 165 milionë dollarësh gjatë vitit 2014. Duke iu referuar raportit të INSTAT, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, shprehet se “kjo shifër shkon edhe përtej parashikimeve tona për sektorin. Paketa fason, vlerëson ai, […]

  • Kosovë- Këshilli Prokurorial i Kosovës diskuton për mandatin e dy anëtarëve të tij

      PRISHTINË, 28 Janar /ATSH/.- Në Prishtinë u mbajt sot takimi i tetëdhjetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha. Në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si pikë e vetme e rendit të ditës ishte “diskutimi për mandatin e […]

  •  Tenis meshkuj – Djokovic do të ndeshet me Wawrinka në gjysmëfinalet e Open Australi

    TIRANE, 28 janar /ATSH-AFP/. – N.1 boteror ne tenis, Novak Djokovic, eshte kualifikuar per ne gjysmefinalet e Open Australi, duke dominuar ndaj kanadezit Milos Raonic, i 8-ti, me tre sete, 7-6 (7/5), 6-4, 6-1, te merkuren ne Melburn. Serbi do te diskutoje gjysmefinalen e 25-te te Grand Chelem ndaj mbajtesit te titullit, Stan Wawrinka, i cili fitoi me tre sete ndaj japonezit Kei Nishikori. […]

  • KMDLNj: Përshkallëzim i panevojshëm i situatës në protestën e 27 janarit

      PRISHTINË, 28 Janar /ATSH/.-Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) e vlerëson protestën e djeshme si të dhunshme dhe e vetmja gjë pozitive është se nuk ka pasur viktima në njerëz. Në një njoftim për shtyp KMLDNj thekson se kërkon hetime të menjëhershme për ata protestues që kanë hedhur sende […]

  • Ekspertët: Ulja e normës bazë të interesit, nxitje për ekonominë

    TIRANE, 28 Janar /ATSH/- Vendimi i fundit i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për të ulur në 2.00 % normën bazë të interesit për lekun, shihet me optimizëm nga ekspertët e fushës, si një lëvizje që do të nxisë ekonominë dhe stimulojë konsumin. Ulja e normës bazë e interesit do të ulë konston e […]

  • Gjermania mbështet Kosovën në procesin e integrimit në BE

      PRISHTINË, 28 Janar /ATSH/.- Ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets, me të cilën kanë biseduar për prioritetet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit në Bashkim Evropian. Me këtë rast, ministri Çollaku falenderoi ambasadoren Viets për ndihmën […]

  • Berlini: Greqia duhet të tregohet “e drejtë” ndaj atyre që e ndihmuan

    BERLIN, 28 janar /ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel, i kërkoi sot qeverisë se re greke që të jetë “e drejtë” ndaj personave në Gjermani dhe në Evropë që u treguan solidarë në të kaluarën. “Gjermania e respekton zgjedhjen demokratike të Grekëve, por duhet që të repektohet një parim drejtësie kundrejt […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv